Zmeja del nga shtrati, përmbyten disa banesa në Mirditë, dëme edhe në bujqësi e rrugë! Kryebashkiaku: Duam ndihmë nga qeveria

8 Nëntor 2023, 14:38

Bashkia e Mirditës është më e prekura nga moti i keq. Përroi i Zmejës doli nga shtrati, duke përmbytur disa shtëpi në Rrëshen e Tarazh. Po kështu janë dëmtuar rrugë dhe ura. Kryebashkiaku Albert Melyshi kërkon mbështetje financiare nga qeveria për të përballuar situatën e vështirë.