Zvarriti për vite procesin, por Emiljano Shullazi nuk i shpëton dot drejtësisë! Apeli i GJKKO i jep 14 vite pas hekurave, 41 vite burg për 4 anëtarët e grupit e tij

3 Dhjetor 2021, 17:23

Pas 83 seancash gjyqësore të zhvilluara në dy vite Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë me 55 vite burg Emiliano Shullazin dhe grupin e tij. Me 14 vite burg dënohet Emiljano Shullazi, ku Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.