Zv.drejtori i Policisë, Dervishi: Reparti 'Shqiponja' në hetim administrativ për vrasjen e Klodjanit

23 Dhjetor 2020, 22:14

Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Albert Dervishi tha se ka nisur një hetim administrativ për repartin "Shqiponja", pas vrasjes së Klodjan Rashës nga një efektiv i tyre në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit. Në emisionin 'Repolitix', Dervishi tha se në hetim është i gjithë zinxhiri drejtues e komandues dhe për çdo parregullsi do të ketë procedim disiplinor deri në përjashtimin e tyre.

Dervishi tha se vrasja e të riut bëri që në repartin e "Shqiponjave" të ketë ritrajnime të shpejta të efektivëve për përdorimin e armëve të zjarrit, sigurimit teknik të tyre etj., që të mos ketë më ngjarje të tilla tragjike në të ardhmen. Drejtoria e standardeve profesionale është vënë në lëvizje ka filluar hetimin administrativ dhe janë listuar të gjithë zinxhiri komandues në këtë hetim administrativ i shqiponjave, është në hetim administrativ. Janë bërë disa analiza tek reparti Shqiponjat dhe të gjithë Shqiponjat e Shqipërisë që ditën e  ngjarjes dhe të evidentohen problematikat edhe më të vogla dhe të përpiqemi të kurojmë çdo lloj defekti që mund të konstatojmë në këto moment. Kemi marrë masa për të bërë një ritrajnim të shpejtë të gjithë shqiponjave për përdorimin e armëve të zjarrit, për zbatimin e  rregullave të sigurisë teknik dhe kushdo që do jetë përgjegjësi do të merren procedime disiplinore deri në përjashtim nga forcat e rendit", tha Dervishi.