Zv, ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci është shprehur se konsumatori nuk duhet të ketë frikë, pasi sipas saj nuk ka pula të infektuara në treg.
"AKU është në terren, është në zbatim të planit të tij, është tërhequr partia e vezëve nga tregu, për të dhënë garanci për konsumatorin. Nuk bëhet fjalë që të ketë pula të infektuara në treg, nuk ka problematika të tilla", tha Gjeci .
















