-
VIDEO
Bullgaria mban sot zgjedhjet parlamentare! Qendrat e votimit janë hapur dhe në Tiranë, Korçë e Kukës
Këtë të dielë të 27 tetorit bullgarët votojnë për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Në këto zgjedhje po marrin pjesë edhe ata qytetarë që jetojnë në Kukës e që Bullgaria e Shqipëria i njeh si minoritet
-
VIDEO
Ish-banorja e Big Brother Vip mbështet Edi Ramën në New York: Më paragjykuan që do të vija këtu
Kryeministri Rama rinisi dje (26 tetor) turin ‘Krenar për Shqipërinë’ me një takim me shqiptarët e SHBA
-
VIDEO
Takimi me shqiptarët e Amerikës, Rama: Mikpritje vëllazërore! U kërkon votën: Merrni pjesë në zgjedhjet e 2025, bëhuni garant që Shqipëria nuk kthehet më mbrapa
Kryeministri Edi Rama u kërkoi votën për Partinë Socialiste shqiptarëve të Amerikës që do të votojnë për herë të parë nga atje ku jetojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në pranverën e 2025. Pjesë të këtij takimi kryeministri i ndau në facebook edhe sot duke i përcjellë falenderimet 'për mikpritjen e tyre vëllazërore"
-
VIDEO
'Goditjet i bëri Amerika?', Rama nga New York: Pse nuk e bëri me parë SHBA reformën në drejtësi?! Ishte vullneti ynë pa u bë (Fjalimi i plotë)
Që nga fillimi i punës për reformën, te miratimi i saj në Kuvend, ku të detyruar nga presioni ekstrem i Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian kundërshtarët e reformës në drejtësi, ata që sot e gjithë ditën ulërinin tanimë nga dhimbjet e drejtësisë kundër organeve të drejtësisë erdhën dhe ngritën dorën për ta miratuar reformën, por kokën e mbanin ulur dhe deri te zbatimi i saj në ditët tona është përpjekja historike që po jep frytet e veta konkrete dhe që nuk do të ndodhte pa vullnetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë.
-
VIDEO
Spahiu: Ja pse Rama e mbushi sallën në New York me veriorë, demokratë dhe antikomunistë
Në takimin e kryeministrit Edi Rama në New York, u vunë re se morën pjesë edhe demokratë apo antikomunistë. Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv tha se kjo nuk ishte rastësi, duke theksuar se Rama i mori Berishës bastionin e fundit, atë të emigrantëve.
-
VIDEO
Saphiu: Rama po e fiton diasporën si bastion, sepse Berisha gënjeu 20 vjet për votën e emigrantëve
Me takimin e mbajtur sot në New York, juristi Kreshnik Spahiu thotë se Rama i mori Sali Berishës edhe bastionin e fundit të emigrantëve. Për Report Tv, Spahiu thotë se Rama po e merr bastionin e emigrantëve, pasi Berisha i gënjeu për 20 vite emigrantët duke mos realizuar votën e tyre.
-
VIDEO
Spahiu: Rama i çoi mesazh Washingtonit, me Berishën kryeministër, dështuat me arrestime dhe reforma
Juristi Kreshnik Spahiu për Report Tv ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në New York.
-
VIDEO
Incident në takimin e Ramës me shqiptarët në Nju Jork! Siguria nxjerr jashtë me forcë 'mbështetësit e Berishës', donin të prishnin takimin
Një incident u shënua në takimin e kryeministrit Rama ditën e sotme në Nju Jork me shqiptarët e diasporës.
-
VIDEO
Rama takon shqiptarët në Nju Jork u kërkon votën për zgjedhjet 2025: Ta çoj Shqipërinë në BE! Kundërshtarët e reformës në drejtësi sot ulërasin nga dhimbjet! Edhe unë i barabartë para ligjit
Kryeministri Edi Rama rinisi sot turin “Krenar për Shqipërinë” me një takim me shqiptarët e Amerikës. Diasporës u kërkoi votën për PS si e vetmja parti shtetëformuese që ndërmori reforma të thella të cilat e vunë Shqipërinë në shinat e integrimit drejt BE-së aty ku synon ta çojë brenda 2030. Një nga reformat kryesore është ajo e drejtësisë, edhe pse me kosto politike edhe nga radhët e veta. Rama: Drejtësia e re po i nxjerr ujin e zi korrupsionit.
-
VIDEO
Rama zbulon planin për pensionet: Një pjesë e rritjes së ekonomisë ti shkojë drejtëpërdrejtë pensionistëve
Nga Nju Jorku ku ndodhet në takim me shqiptarët në Amerikë, Rama zbuloi dhe planin e qeverisë për rritjen e pensioneve.
-
VIDEO
Kulla e Prek Calit, Rama-shqiptarit në SHBA: Si nuk ua bënë antikomunistët për 30 vjet? Abuzuan me plagët e shqiptarëve
Një shqiptar nga veriu i Shqipërisë, që jeton në New York, pyeti kryeministrin Edi Rama se kur mund të marrë titullin e pronës së tij në atdhe. Rama u ndal edhe tek kulla e Prek Calit, duke thënë se si nuk e bënë antikomunistët për 30 vjet.
-
VIDEO
Shqiptari i kërkon Ramës takim në Kanada, kryeministri batuta: Është si të shkoj në Vlorë dhe të më thonë hajde në Selenicë! Do vij pas zgjedhjeve
Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në New York, njëri prej tyre i kërkoi kryeministrit Rama të shkonte në Kanada për tu takuar me komunitetin tonë që jeton atje.