-
VIDEO
Protesta e Milotit është përshkallëzuar në djegie gomash në rrugën kryesore, teksa aksi është i bllokuar në të dy krahët nga mbështetësit e opozitës. Por ajo që ra në sy është zjarri me dru i ndezur në krahun tjetër të rrugës. Pikërisht aty ku një prej protestuesve shtroi gazetën dhe bukën me djath e raki.
Pranë tij një "oxhak" zjarri në asfalt me dru dhe ai që bën thirrje për largimin e "Qeverisë Rama". "Duhet të zhduken Edi Rama dhe Partia Socialiste, janë kriminelë. Njerëzit e mirë, të tjerët, janë vëllazën me njëri-tjetrin, socialistë dhe demokratë", shprehet ai, teksa më tej dëgjohet një tjetër që i thotë "të lumtë goja", por nuk munguan as thirrjet "Rama ik!".
A.Q/Shqiptarja.com
-
VIDEO
Një protestues flet te Kthesa e Kamzës: Qeveri teknike, Rama ik! Reforma në drejtësi ka dështuar
Një protestues ka folur nga protesta te Kthesa e Kamzës. Me megafon ai përsëriti kërkesën e PD për qeveri teknike.
-
VIDEO
Protestuesi malësor më kalë në mes të rrugës: I bëj thirrje Donald Trump na shpëto! Jam këtu për bukën e gojës
Në protestën e opozitës e cila është duke u zhvilluar aktualisht në disa akse të vendit, ai që ka tërhequr vëmedje ka qenë një protestues i cili ka dalë në rrethrrotullimin e Milotit me kalin e tij, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për mosbindje civile.
-
VIDEO
Protesta te rrethrrotullimi i Milotit, opozita marshon në rrugën kryesore! Policia devijon qarkullimin e mjeteve nga rruga e vjetër
Po vijon protesta në rrethrrotullimin e Milotit.
Mbështetësit dhe përfaqësuesit e opozits po marshojnë në rrugën kryesore, teksa Policia në këto rrethana ka devijuar edhe qarkullimin e mjeteve për nga rruga e vjetër.
"Policia ka devijuar qarkullimin për nga rruga vjetër Milot-Laç, protestuesit po marshojnë përgjatë autostradës", raporton gazetari i report TV, Elvis Hila.
-
VIDEO
Pamjet me dron/ Protesta e opozitës paralizon qarkullimin, makinat të bllokuara në aksin Durrës-Tiranë! ‘Boshatiset’ rruga që të çon në Durrës
Report Tv sjell pamjet me dron nga autostrada Tiranë-Durrës, ndërsa shihet se si mjetet janë bllokuar për shkak të protestës së opozitës.
-
VIDEO
Bllokimi i akseve nga PD, Dashnor Sula flet nga Rrogozhina: Është një fillim, në javët në vazhdim do jetë më i fortë
Deputeti i PD-së Dashnor Sula foli nga rrethrrotullim i Rrogozhinës aty ku PD ka bllokuar një nga akset e vendit në protestën e sotme. Sula deklaroi për gazetarët kjo protestë është një fillim dhe do pasohet nga të tjerat.
-
VIDEO
Shkozet/ Policia i bën thirrje të lirojnë rrugën, protestuesit irritohen e djegin goma
Policia i ka bërë thirrje protestuesve që kanë bllokuar aksin në Shkozet që të lirojnë rrugën pasi është vepër penale.
-
VIDEO
Protesta e opozitës, deputetët e PD bllokojnë rrugën me makinat e tyre te Kthesa e Kamzës! Paralizohet qarkullimi i mjeteve
Deputetët e PD kanë bllokuar rrugën te Kthesa e Kamëz me makinat e tyre! Ndërkohë në orën 17:00 policia ka bllokuar qarkullimin e makinave për disa minuta, për të mundësuar më pas kalimin e tyre nga Terminali në drejtim të Astirit.
-
VIDEO
Flamur Noka bllokon rrugën te Kthesa e Kamzës me Range Rover-in luksoz: Po protestojmë që shqiptarët të mos jenë të varfër, 95% në mjerim
Partia Demokratike mban sot protestën e radhës, ku opozita ka zgjedhur që kësaj radhe të bllokojë 6 rrethrrotullime kryesore në vend.
-
VIDEO
Protesta/ Protestuesit e parë grumbullohen te rrethrrotullimi i Bradasheshit! Bllokohet qarkullimi i mjeteve
Protestuesit e parë kanë filluar që të mblidhen tek Rethrrotullimi i Bradasheshit.v
-
VIDEO
Protesta/ Protestuesit e parë grumbullohen te rrethrrotullimi i Levanit! S'ka bllokim të qarkullimit
Protestuesit e parë kanë filluar që të mblidhen tek Rethrrotullimi i Levanit.
-
VIDEO
Akti i dytë i mosbindjes civile, mblidhen protestuesit e PD-së për të bllokuar rrethrrotullimin e Shkozetit
Për pak minuta pritet të nis mosbindja civile e Partisë Demokratikë së bashku me aleatët në disa prej akseve dhe rrethrrotullimeve të vendit.
Në Shkozet të Durrësit kanë filluar të mblidhen protestuesit e parë për të nisur aktin e dytë të mosbindjes civile të Partisë Demokratike pas atij të 7 tetorit.
Në këtë aks rrugor, mosbindja do të kryesohet nga deputetët Edi Paloka dhe Ferdinand Xhaferraj.