-
VIDEO
Përfundon protesta në rrethrrotullimin e Levanit, deputetët demokratë: Qeveri teknike! Të lirohet Berisha
Është mbyllur pa tensione protesta në rrethrrotullimin e Levanit.
Në mbyllje të protestës në një deklaratë për mediat deputeti i PD Luan Baçi dhe Tritan Shehu u shprehën se protestat do të vazhdojnë deri në krijimin e një qeverie teknike dhe lirimin e Sali Berishës.
“Zhvilluam protestë masive dhe të fuqishme për bllokimin e korrupsionit dhe jo për bllokimin e qytetarëve. Qytetarët ndaluan në rrugë dhe nuk u bllokuan, po iu bashkuan protëstës. Mosbindja civile do të vijojë edhe në vijim. Ne duam qeveri teknike për zgjidhje të lira dhe të ndershme, lirimin e Berishës dhe fitore të PD në zgjedhjet e 2025”, tha Luan Baçi.
‘Hapi i radhës do jenë protesta të tjera, ndaj këtij regjimi të korruptuar që mban të burgosur politik Berishën dhe po e boshatis vendin. Protestat do të jenë nga të gjitha llojet dhe kjo protestë pati një efekt të jashtëzakonshëm”, tha Tritan Shehu.
-
VIDEO
Përfundon protesta edhe në Rrogozhinë, Nallbati: Nuk donim të bezdisnim qytetarët! Më mirë 3 orë në trafik sesa të të nxjerrin zvarrë nga shtëpia
Përfundon mosbindja civile pas 3 orësh edhe në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Deputetët e PD-së dhanë një prononcim për mediat ku kishin një mesazh edhe për ata qytetarë që ngelën sot në trafik për shkak të bllokimit të akseve nga opozita.
-
VIDEO
Tedi Blushi i bashkohet protestës dhe sulmon drejtësinë: Prokurorë mercenarë! Meta u rrëmbye nga një grup banditësh
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu bashkua protestës së opozitës tek Kthesa e Kamzës, pikërisht në vendin ku u arrestua Ili Meta. Këtij të fundit ia kushtoi prononcimin për mediat, duke thënë se Meta u rrëmbye në mënyrë terroriste. Blushi sulmoi edhe prokurorët duke i quajtur mercenarë dhe vrasës me pagesë të opozitarizmit dhe demokracisë.
-
VIDEO
Përfundon bllokimi i aksit në Shkozet, Edi Paloka: Mirupafshim në aksionin e radhës!
Në rrethrrotullimin e Shkozetit në Durrës ka përfunduar protesta e sotme e mosbindjes civile të PD-së dhe opozitës.
Qarkullimi i mjeteve tashmë është i lirë pas 3 orësh bllokim.
Në përfundim të mosbindjes civile, deputeti i PD-së Edi Paloka u shpreh telegrafikisht se do shiheni në protestën e radhës.
'Mirupafshim në aksioni e radhës. Qëllimi që kishim ja arritëm, rruga u bllokua, ky ishte qëllimi', tha Paloka.
-
VIDEO
Tkurren protestuesit te rrethrrotullimi i Milotit, nisin të largohen! Qytetarët: Protestojmë për vjedhjet e qeverisë dhe arrestimin e Sali Berishës!
Tkurret protesta e opozitës në rrethrrotullimin e Milotit. Pasi kanë kaluar dy orë nga grumbullimi, bllokimi i aksit në të dy krahët, duke krijuar trafik, si dhe djegien e gomave në rrugë, qytetarët kanë nisur të largohen pas orës 19:15.
Pjesëmarrja e pakët në këtë zonë u vu re që në nisje të saj.
"Jam nga Mirdita, kam ardhur të protestoj për vjedhjet e qeverisë, për arrestimin e Sali Berishës dhe trajtimin e demokratëve, qeveria lufton demokratët si në kohën e komunizmit para 90-ës", tha një protestues.
Një tjetër akuzoi qeverinë për mashtrime dhe kryeministrin Edi Rama se po persekuton opozitën.
"Ky ka për ta kaluar Shqipërinë si Arabi", u shpreh qytetari.
-
VIDEO
'O qelbësira', protestuesit përplasen me policinë edhe në Elbasan! Hapet rruga për qarkullim
Momente tensioni pati edhe në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku protestuesit u përplasen me Policinë.
“O qelbësira, nuk keni turp, o legena, ikni, turp”, janë fjalët me të cilat protestuesit demokratë i drejtohen efektivëve, teksa u kërkojnë të largohen.
Nga ana tjetër, policët pas rreth dy orësh protestë hapën rrugën për qarkullim.
-
VIDEO
Protesta tek rrethrrotullimi i Levanit, deputetët e PD: Mosbindja civile do të përshkallëzohet
Deputeti i PD Eno Bozdo, në një prononcim për media, nga rrethrrotullimi i Levanit u shpreh se aksioni opozitar do të vijojë.
Ndërkohë, në një zë me Bozdon ka qenë edhe deputeti i PD Kasëm Mahmutaj, i cili tha se mosbindja civile do të përshkallëzohet më tej.
“Ju e keni parë që Shqipëria është e paralizuar prej aksionit opozitar. Këtu nuk janë vetëm strukturat e PD, por edhe shumë qytetarë i janë përgjigjur thirrjes tonë për të protestuar. Ky është një aksion që duhet marr hap pas hapi, do të ketë një hap tjetër të radhës. Zgjedhjet e 2025 ose do të sjellin një Shqipëri normale ose një Shqipëri të shbërë”, tha Bozdo.
“Nuk është se kemi bërë ndonjë protestë për të penguar qytetarët, por jemi për të sensibilizuar opinion publik që po jetojnë në ditë të vështira. Parlamenti është kthyer në një parlament toksik dhe nuk na ngelet gjë tjetër veçse të reagojmë me protesta. Kjo është protestë e organizuar nga lëvizja e qytetarëve dhe është një mosbindje civile nga qyterarët dhe do të përshkallëzohet më tej ”, tha Mahmutaj.
-
VIDEO
Dogjani thirrje policëve: Largohuni, në 20:00 do lirojmë rrugët! Protestojmë edhe për ju, drejtoheni nga banditë
Deputeti i PD, Asllan Dogjani u ka kërkuar policëve që të largohen nga protesta te Kthesa e Kazmës. Dogjani thotë se në 20:00 do lirojnë qarkullimin, pasi lejen e kanë marrë për 3 orë.
Ne protestojmë për të drejtat tona. Edhe për ju protestojmë, drejtoheni nga banditë. Nuk keni punë me policët, ju lutem shtyhuni me andej na lini në punën tonë. Sapo të shkojë ora 8 do ikim vetë.
SI.E./Shqiptarja.com
-
VIDEO
Tensione në protestë, Flamur Noka përplaset fizikisht me policët: Largohuni
Flamur Noka është përplasur fizikisht me policët në protestën te Kthesa e Kazmës. Forcat e FNSH janë në gatishmëri për liruar qarkullimin, por deputetët e PD kërkojnë që të largohen
-
VIDEO
FNSH në gatishmëri të Kthesa e Kamzës, Noka thirrje ministrit të Brendshëm: Largo banditët, mos provokoni qytetarët! Do keni përgjigje
FNSH është në gatishmëri në protestën te Kthesa e Kamzës. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka kërkoi largimin e forcave të policisë, ndërsa at ai quajti banditë.
-
VIDEO
Protestuesi nga rrethrrotullimi i Levanit: Do ngrihemi në dritë dhe në errësirë! Duhet të kishte më shumë pjesmarrës
Protesta në rrethrrotullimin e Levanit, e cila ka nisur prej orës 17: 00 vijon në errësirë.
-
VIDEO
Protestë së PD i bashkohet Nard Ndoka! Te Kthesa Kamzës edhe Silva Caka e Kejdi Mehemtaj e PL
Protestës së thirrur nga Partia Demokratike i është bashkuar edhe aleat Nard Ndoka.