-
VIDEO
Vokshi moral socialistëve: Pse nuk reaguat kur më fyeu Braçe?
Albana Vokshi ka pasur kritika të forta ndaj deputetëve të mazhorancës në komisionin hetimor për sterilizimin dhe check up sot në Kuvend. Ajo solli në vëmendje seancën e fundit të këtij komisioni kur aty hyri dhe deputeti socialist Braçe që u kap me fjalë me Vokshin për zhurmën që bënte kjo e fundit.
-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare në Hungari! Takon homologun, Viktor Orban
Kryeministri Edi Rama nis vizitën zyrtare në Hungari duke takuar homologun, Viktor Orban.
-
VIDEO
Komisioni hetimor për koncesionet e shëndetësisë, Vokshi kërkon zëvendësimin e Plarent Ndrecës: E rrëmbyen, bëjmë kallëzim penal
Komisioni hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi nisi punën me akuzat e kryetares, Albana Vokshi deputetes demokrate ndaj socialistëve.
-
VIDEO
Vizita e Erdogan në Shqipëri/ Me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Dega e Universitetit teknik të Stambollit hapet në Tiranë! Sot inaugurohet xhamia e Namazgjasë
Presidenti turk ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Pas pritjes me ceremoni shtetërore nga presidenti Begaj, Erdogan shkoi në kryeministri ku do të ketë një takim kokë me kokë me kreun e qeverisë. Sot inaugurohet 'Namazgjaja', imami i së cilës do jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja. Në përurim mungon kreu i KMSH, Bujar Spahiu.
-
VIDEO
Erdogan në Tiranë, anulohet seanca në Kuvend! PD paralajmëroi kaos: Vendim personal i Spiropalit, antikushtetues! Reagon kryetarja: Reflekto mbi degradimin etik
Kuvendi nuk do të zhvillojë seancën plenare që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme, ndërsa në Tiranë mbërriti presidenti turk Erdogan.
-
VIDEO
Erdogan vizitë në Tiranë, Rama: Turqia e para që ka njohur Kosovën si shtet i pavarur, të prevalojë dialogu mes vendeve
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Turqia ka qenë e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.
-
VIDEO
Turqia dhuratë Shqipërisë dronë kamikazë! Rama: Askush s’duhet të shqetësohet se kë do godasim
Turqia do t’i dhurojë Shqipërisë dronë kamikazë. Lajmi u bë me dije nga kryeministri Rama në konferencën për shtyp me presidentin turk Erdogan.
-
VIDEO
Drejtësia 'braktisi' komisionin 'Xhafaj', Gonzato: Të respektojmë pavarësinë e institucioneve! Djegia e karrigeve, mënyrë jo efikase për të denoncuar mungesën e demokracisë
Ambasadori i BE Silvio Gonzato nga Elbasani ka reaguar lidhur me bojkotin që institucionet e drejtësisë i kanë bërë komisionit “Xhafaj”.
-
VIDEO
Erdogan në Tiranë/ Rama: Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë investime të drejtëpërdrejta në sektorin e turizmit
Presidenti turk Erdogan dhe kryeministri Edi Rama po japin deklaratën e përbashkët për shtyp.
Kryeministri Edi Rama deklaroi: Ramë dakord që duhet të bëhet më shumë për investime të drejtëpërdrejta nga ana turke në sektorin e turizmit, ku e dimë të gjithë Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që mikpret miliona turistë dhe ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë I vyer.
Sot firmosëm disa marrëveshje. Më e mirëpritura është firmosja e marrëveshjes për Universitetin Teknik të Stambollit në Tiranë. Jemi shumë të interesesuar dhe shumë të përmbushur sot në fuqizimin e ushtrisë së republikës së Shqipërisë dhe fuqizimin e kësaj marrëdhënieje në aspektin ushtarak.
-
VIDEO
Presidenti Erdogan: Xhamia e Namazgjasë për ju nga populli turk! Më e madhja në Ballkan
Dhuratë nga populli turk për vëllezërit dhe motrat tona', kështu e ka cilësuar presidenti turk Recep Erdogan, xhaminë e Namazgjasë.
Ai u shpreh se, ajo do të jetë më e madhja në Ballkan.
“Do të hapim xhaminë që është dhuratë e jona për motrat dhe vëllezërit tanë shqiptar dhe falenderojmë ata që kontribuan në këtë proces. Ajo është xhamia më e madhe në Ballkan dhe do të jetë vendi ku do të lulëzoj ndenja e paqes dhe solidaritetit. Dua të falenderojë Ramën dhe vendimet që do të marrim të jenë të dobishme dhe vendimet që kemi marr do të jenë të dobishme për të dyja vendet tona”, tha ai.
-
VIDEO
Erdogan me Ramën: Vazhdoni luftën kundër organizatës terroriste FETO
Presidenti turk Erdogan, gjatë deklaratës për shtyp, me kryeministrin Rama tha se shpreson që bashkë me Shqipërinë të vazhdojnë luftën kundër organizatave terroriste, kundër FETO,
Diskutuam edhe çështjen e luftës kundër organizatave terroriste, kundër FETO, me mikun tim të dashur Ramën. Shpresoj që ta vazhdojmë luftën tonë kundër organizatave terroristeve përmes vendimeve që kemi marrë sot.
-
VIDEO
Erdogan në Tiranë me Ramën zotohen të thellojnë bashkëpunimin! Shqipëri - Turqi firmosin 3 marrëveshje të përbashkëta!
Vizita e sotme e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan në Tiranë u shoqërua me firmosjen e tre marrëveshjeve mes dy shteteve Turqi- Shqipëri. Gjithashtu Rama dhe Erdogan firmosën deklaratën e përbashket për thellimin bashkëpunimit mes dy vendeve për mes krijimit të një Këshilli të lartë bashkëpunimi
1. Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Për palën turke: z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë
2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.
Për palën shqiptare: znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit
Për palën turke: z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.
3. Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.
Zyrtarët nënshkrues:
Për palën shqiptare: z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
Për palën turke: z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë