-
VIDEO
PD vijon 'luftën' me PS, Xhelal Mziu cënon fizikisht Milva Ikonomin!
Partia Socialiste fton PD-në të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut pasi dhuna është e papranueshme. Apeli vjen pasi opozita prej arrestimit të Ervin Salianjit, më 27 korrik 2024 vijon atë që e quan ‘luftë’me maxhorancën. Aksioni i ‘mosbindjes civile’ prej ditësh është në parlament dhe në protestën e 7 tetorit ku dhe u hodhën molotovë drejt institucioneve.
-
VIDEO
Përplasje verbale në Hetimorin e Shëndetësisë! Ndreca: Me 4 mijë veta do e merrni pushtetin?! Vratë më 21 Janar e në Gërdec! Vokshi i shkul 4 herë mikrofonin: Do shkosh ku është Beqaj
Përplasje e ashpër verbale në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë! Albana Vokshi po përplaset me Plarent Ndrecën. Albana Vokshi kërcënon dëshmitarin: Nesër pasnesër do pendohesh për këtë. Ndreca hap mbledhjen pa opozitën
-
VIDEO
Hetimori i Shëndetësisë/ Ndreca thërret dëshmitaren tjetër! Vokshi vijon debatet: Dil përjashta, o Garda jam unë kryetare
Nënkryetari Plarent Ndreca bashkë me deputetët socialistë vijojnë mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, ndonëse Vokshi thotë se është nul dhe mbledhja duhet të hapet prej saj.
Ndreca ka thirrur dëshmitaren pa dakordësinë e Vokshit dhe Petrit Vasilit, dy deputetët e vetëm të opozitës në mbledhje. Arjana Dyrmishi vijoi me dëshminë.
Ndreca: Vijoni me dëshmitarin tjetër.
Vokshi: Nuk e hedh dot ti në votë. Unë këtë mbledhje e konsideroj nul
Ndreca: Faleminderit, mund të lëvizësh.
Vokshi: O Garda jam unë kryetare, prit përjashta Arjana se s’të kam thirrur.
Ndreca: Të ka thirrur komisioni.
Vokshi: Garda merr urdhra nga kryetarja e komisionit. Arjana prit pak jashtë të lutem të mbaroj me procedurën.
Ndreca: Ulu zonjë se kemi marrë vendim. Kemi marrë vendim në Komision.
Vokshi: Ka një kryetare këtu apo jo.
Ndreca: Kryetarja ka dalë në rrugë, nuk është në institucion.
-
VIDEO
1 orë e gjysmë debat, Vokshi e Ndreca nuk ndalen! Deputeti i PS: S’kemi ardhur për grusht! Metaj: Asnjë kryetare e deformuar s’na merr peng komisionin
Në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë Vokshi e Ndreca vijojnë debatet prej 1 orë e 30 minuta.
Ndreca: S’kemi ardhur për të bërë grusht.
Vokshi: Kjo mbledhje nuk ka nisur, unë te dera nuk e hap dot ti. Kjo mbledhje nuk hapet pa ardhur kryetarja.
Ilir Metaj: Asnjë kryetare e deformuar s’mund të marrë peng komisionin.
Klodiana Spahiu: Të shohim kalendarin, kemi 6 ditë që na mbeten për të mbyllur komisionin, që kemi marrë më tepër kohë.
Vokshi: Kështu do i bëni, s’i bëni dot kështu. Harrojeni o Klod, si do e bësh duke lënë deputetët përjashta. Kjo mbledhje do hapet siç duhet.
-
VIDEO
Debatet e ashpra në Hetimorin e Shëndetësisë, Spiropali telefonon Ndrecën
Mes debateve të ashpra në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka telefonuar Plarent Ndrecën.
Ishte ky i fundit që zbuloi vetë telefonatën gjatë kohës që debatonte me Vokshin, por nuk dihet se çfarë i ka thënë kryeparlamentarja.
-
VIDEO
Riekspertim për dëmin financiar të demontimit në Poliçan, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-ministrit Fatmir Mediu
Në GJJKO është mbajtur seanca e radhës, për Fatmir Mediun, i cili ishte i pranishëm në senacë.
Në përfundim Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.
Gjyqtarja Irena Gjoka argumentoi se edhe kjo do të bashkohet me provat e tjera dhe se gjykata do të dalë në një konkluzion. Sipas gjyqtares së çështjes, asnjë provë nuk ka fuqi apo vlerë paracaktuese të provuar.
-
VIDEO
Përplasja verbale në komisionin hetimor! Vokshi: Do ta shohim rrogën! Ilir Metaj: Qetësohu se je grua! Sekretaria merrni ambulancën
Përplasja verbale ka vijuar edhe mes Albana Vokshit dhe deputetit të PS-së Ilir Metaj
Albana Vokshi: Do ta shohim rrogën! Përballë do na keni
Ilir Metaj: Qetësohu se je grua! Shih pak veten në pasqyrë. Sekretaria merrni ambulancën
Albana Vokshi: Mbylle gojën! E di sa më preke, nga ti që je I ardhur nga Vlora. Aman o zot -
VIDEO
Debat i ashpër te Hetimori i Shëndetësisë, Vokshi: Garda nxirr dëshmitarin jashtë! Ndreca: Nuk është komision yt, po e marr në pyetje
Debate të ashpra në mbledhjen e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Nënkryetari Plarent Ndreca nisi mbledhjen pa praninë e kryetares Albana Vokshi.
Pasi Vokshi u fut në sallë nisën debate të ashpra, ndërsa i kërkoi Gardës të nxjerrë jashtë dëshmitarin Gentian Opre.
-
VIDEO
Përplasje në komisionin hetimor për kontratat në Shëndetësi! Ndreca: Kolegët që hedhin molotovë nuk I mbrojmë ne!
Përplasje në komisionin hetimor për kontratat në shëndetësi! Albana Vokshi po përplaset me Plarent Ndrecën
-
VIDEO
Dështimi me mosbindjen civile/ Meçe: PD e reduktuar në sektin berishian! Çaça: Organizimi linte për të dëshiruar
PD protestoi dhunshëm dje në rrugët e Tiranës, teksa Arben Meçe, Pano Soko, Përparim Çaça dhe Ilir Alimehmeti dhanë komentet e tyre.
-
VIDEO
Opozita tenton të bllokojë miratimin e kredive te buta dhe ndihmën ekonomike në Këshill Bashkiak, Veliaj: Tiranën nuk e bllokoni dot!
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, ku këshilltarët e djathtë tentuan të bllokojnë miratimin e kredive të buta, ndihmën ekonomike dhe një sërë vendimesh të rëndësishme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se askush nuk mund ta bllokoje dot Tiranën
-
VIDEO
Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Do përfitojnë 1200 familje
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre.