-
VIDEO
Drejtësia refuzoi ‘Antikorrupsionin’, Manja: Një prokuror s’mund të atashohet në komision, do japin ekspertizë! Mikrokreditë? Ndryshime ligjore për shërbimin përmbarimor privat
TIRANË- Vendimi i institucioneve të drejtësisë për të mos marrë pjesë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion, për ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, tregon pavarësisë e sistemit të drejtësisë në vendin tonë. Në një prononcim për mediat, ministri Manja tha se është normale që drejtësia të mos bëhet pjesë e këtij komisioni, pasi prokurorët nuk mund të atashohen pranë Komisionit të Posaçëm.
Por, nga ana tjetër, Manja theksoi se të gjitha organet e drejtësisë janë të gatshme që të japin ekspertizë dhe kjo sipas tij është një shenjë e bashkëpunimit.
-
VIDEO
Presidenti Begaj kthen Ligjin për Inspektimet, i 'tërheq veshin' Kuvendit: Shkakton konfuzion, paqartësi dhe pasiguri! S’i është nënshtruar procedurës
Kreu i shtetit thekson në argumentime se ndryshimi i 68 neneve nuk i është nënshtruar procedurës së rregullt që parashikon Rregullorja e Kuvendit. Nuk ka analizë të kostos financiare dhe deklarim nga qeveria që pranon mbulimin e kostove financiare për secilin prej tyre
-
VIDEO
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu
Ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore
-
VIDEO
10-vjetori i Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Rama ndan foton familjare nga Gjermania
Teksa po zhvillohet takimi për 10-vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor në Gjermani, është ndarë edhe një foto familjare me të gjithë liderët pjesëmarrës, mes tyre edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
-
VIDEO
Balla takim me shqiptarët në Romë: Diaspora, faktor kyç, senati italian po i jep dorën e fundit marrëveshjes së pensioneve! I nxit të votojnë online
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një takim me aktivistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar që jeron dhe punon në Romë, Itali.
-
VIDEO
10-vjetori i Procesit të Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër
Kancelari gjerman Scholz mbledh nesër liderët e Ballkanit Perëndimor në Gjermani. Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se një marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte e arritshme. I pyetur nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur edhe me Gjermaninë, ai tha se aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm.
-
VIDEO
'Djathtas 1912'/ Kulluri tregon ‘vijat e kuqe’: Nuk flasim me parti imagjinare! Basha diku bën diplomatin, diku analistin
Edvin Kulluri një prej themeluesve të forcës më të re politike ‘Djathtas 1912 tregon vijat e kuqe me partitë e tjera. Ai thotë se janë të hapur për bashkëpunim, por sa i takon Lulzim Bashës thotë se nuk ulen në diksutime me parti imagjinare.
Në një intervistë për Report Tv, Kulluri thotë se Basha diku bën diplomatin në Këshillin e Europës, e diku analistin nëpër media. Kulluri tha se vetëm nëse Basha heq dorë nga përballja në gjykata për vulën e PD dhe krijon një parti, do ulen të diskutojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Bën diku diplomantin në Këshillin e Europës, diku analistin, kur të kenë një subjekt do ulemi të flasim ca na bashkon ca na ndan. Jo me parti imagjinare, nëse do e bëjnë parti dhe do heqin dorë nga qëndrimi jashtë dyerve të gjykatave, do bashkëpunojmë me këdo.
-
VIDEO
‘Djathtas 1912’, Kulluri i përgjigjet sulmeve të Berishës: S’na kishte marrë malli për fjalimet e shokut Enver! Te ne s’ka njerëz të përfshirë me krimin, gjeji te oborri jot
‘Djathtas 1912’ është partia më e re brenda kampit opozitar që u prezantua një ditë më parë, nga deputeti Enkelejd Alibeaj e themelues të tjerë, të cilët veten e shohin larg Sali Berishës apo Lulzim Bashës.
-
VIDEO
Legalizimet edhe në dorë të bashkive, PL: Presion për vota
Vendimi i qeverisë për t’i transferuar bashkive një pjesë për legalizimet e mbetura, në bashkëpunim me Kadastrën, për Partinë e Lirisë fsheh interesa klienteliste dhe vjen në prag fushatë për t’i bërë presion qytetarëve për votën.
-
VIDEO
Zbulon Spahiu: Ja kush janë politikanët socialistë që arrestohen në javët e ardhshme.
Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv pasditen e sotme edhe lënien e mandatit të deputetit socialist Jurgis Çyrbja që është në hetim nga SPAK për kohën kur ishte drejtor i kadastrës në Durrës. Spahiu mendon se SPAK do vijojë me goditjet majtas në kampin e socialistëve.
-
VIDEO
Spahiu: Mllefi politik dhe fetar kundër Turqisë, i financuar nga spiunazhi i Serbisë dhe i Greqisë
Juristi Kreshnik Spahiu kritikoi qëndrimin dyshues apo kundërshtues ndaj Erdogan dhe Turqisë prej shumë vetëve edhe në publik, pas inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.
-
VIDEO
Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama
Spahiu e shikon si të domosdoshme bashkimin e partive të reja opozitare në front kundër Berishës dhe Ramës në zgjedhjet e 2025.