-
VIDEO
Rezoluta anti-korrupsion, Xhafaj: Edhe politika duhet të bëjë armëpushim kur flitet për një kauzë që mund të kurojë plagë 30-vjeçare
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në seancën plenare ku po prezantohet projektrezoluta e PS-së anti-korrupsion, ndër të tjera është shprehur se beteja për korrupsionin ka qenë një nga zotimet e tij në fushatën e vitit 2021.
-
VIDEO
'Votoni projekt-rezolutën', Balla opozitës: Mjaft e valëvitët fotografinë e personit non-grata! Shpëtojini porosisë së tij
Ministri i Brendshëm Taulant Balla i bëri thirrje opozitës të votojë pro rezolutës të propozuar nga Partia Socialiste për të luftuar korrupsionin. Balla ironizoi deputetët opozitarë që sipas tij kanë marrë porosi nga Berisha të votojnë kundër dhe krijuan edhe kaosin gjatë fjalës së kryeministrit më herët.
Ministri renditi disa suksese të policisë së shtetit sa i përket rendit dhe sigurisë, ndërsa bëri me dije se së shpejti do të krijohet edhe e-wallet dhe identiteti digjital.
-
VIDEO
Replikat/ ‘Je djali i babait të Zenit’, Bardhi i përgjigjet Spiropalit: Do doje të ishe vajza e babait të Surrelit! Mos je kunata e Gjokës, apo vajza e Mërtirit dhe Zotos?
Rezoluta e anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste ka krijuar debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës. Gazment Bardhi nga foltorja e Kuvendit tha se Rithemelimi do ta abstenojë votimin për pr.rezolutën, ndërsa përgjigja i erdhi nga ministrja Elisa Spiropali e cila i tha se vjen në Kuvend dhe flet për korrupsionin, ndërsa shkon poshtë ballkonit të Sali Berishës.
-
VIDEO
Krasniqi raporton tek Komisioni i Medias: Shqetësues pirateria e TV përmes internetit! Ndryshimet ligjoret janë hedhur në konsultim publik
Krasniqi tha se prioritet është lufta kundër piraterisë dhe se ndryshimet janë në fazën e konsultimit me publikun.
“Në dhjetor i jemi përgjigjur nevojës për përmirësim të kuadrit ligjor në fuqi me propozimeve të reja ligjore ku lufta kundër piraterisë ka një vend kryesor. Ndër ndryshimet e propozuara janë hedhur për konsultim publik dhe parashikohet që të futet koncepti i piraterisë televizive në ligj dhe ndëshkueshmërisë së saj. Ndryshimet janë bazuar në rekomandimet e Komisionit Europian dhe janë në fazën e konsultimit publik”, tha ajo.
Shqetësues pirateria e TV permes internetit
“Fenomeni i piraterisë televizive që kryhet nëpërmjet internetit, është një fenomen sa shqetësues aq dhe i komplikuar për t’u identifikuar, për arsye se në shumicën e rasteve produkti audioviziv që transmetohet abuzivisht, vjen nga servera të vendeve të ndryshme të botës dhe nuk janë të pozicionuara në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për këtë arsye, identifikimi i tyre bëhet shumë i vështirë”, ka thënë Krasniqi
-
VIDEO
Spiropali fton opozitën: Votojeni projekt-rezolutën antikorrupsion! Mendoni si evropian, suksesi në 2030 do jetë i të gjithëve
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e parlamentit ripërsëriti ofertën për deputetët e opozitës të votojnë projekt-rezolutë antikorrupsion të propozuar nga Partia Socialiste.
-
VIDEO
Rama thirrje opozitës: Votoni rezolutën anti-korrupsion, nuk e ndalni dot! Komisioni i posaçëm do ngrihet menjëherë, mos e bojkotoni
Nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që të votojë pr.rezolutën e PS anti-korrupsion. Nëse nuk gjejnë forcën për ta votuar, Rama ‘këshilloi’ opozitën që mos bojkotojë komisionin e posaçëm që do ngrihet menjëherë.
-
VIDEO
'Arben Ndoka ditën votonte ligjet e reformës në drejtësi, natën porosiste vrasje', Bardhi: Korrupsioni s’luftohet me fjalë dhe rezoluta, do abstenojmë
Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi deklaroi nga foltorja e Kuvendit se opozita do të abstenojë pr.rezolutën anti-korrupsion të Partisë Socialiste.
-
VIDEO
'Jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh', Rama: Vënia në kontroll e SPAK, fantazi!
Kryeminstri Edi Rama paraqiti në parlament projekt-rezolutën për luftën ndaj korrupsionit, ku hodhi poshtë akuzat e opozitës se me këtë rezolutë do të kapet SPAK. Rama tha se në 10 vite mazhoranca që drejton është në luftë ndaj korrupsionit si asnjëherë më parë.
-
VIDEO
Çuçi prezanton pr.rezolutën anti-korrupsion: Me reformën në drejtësi rrëzuam mitin e pandëshkueshmërisë, të ecim para me reformat për integrimin e BE
Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi prezantoi në Kuvend projektrezolutën anti-korrupsion të PS, e cila kalon sot për votim. Çuçi tha se me reformën në drejtësi kanë rrëzuar ‘monumentin’ e kulturës së pandëshkueshmërisë. Por sipas tij, drejtësia e re, nuk mund t’ia dalë e vetme në luftën kundër korrupsionit, e prandaj vijon puna për reformimin e qeverisjes
-
VIDEO
KLP vendos fatin e tij, Alfred Balla letër anëtarëve: Dua të dëgjohem! S'ma merrte mendja 1 vendim administrativ lirimi të më penalizonte dy herë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë është i ndarë në dy kampe sa i takon përfundimit të mandatit të kryetarit Alfred Balla i cili me vendim të KPA-së përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për 15 vite.
-
VIDEO
Projekt-rezoluta e PS-së për luftën ndaj korrupsionit, Basha: Shfaqje elektorale, pse vjen 10 muaj para zgjedhjeve dhe pas 11 vitesh qeverisje?
Basha komentoi propozimin e Partisë Socialiste për një rezolutë për të lufutar korrupsionin, e cila pritet të kalojë sot për votim në parlament. Basha ngre pikëpyetjet e tij lidhur me këtë rezolutë.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Kalon për votim rezoluta anti-korrupsion, i pranishëm edhe Rama! Basha: Komplot kundër drejtësisë
Projekt-rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS kalon sot në Kuvend për miratim. Para futjes në sallën e Kuvendit, Basha paralajmëroi votën kundër, duke thënë se nuk e ngrenë kartonin kundër reformës në drejtësi. Kjo rezolutë sipas tij është një komplot kundër drejtësisë, sidomos ndaj SPAK.