-
VIDEO
Rama: Ka vdekur koha kur hijet e së shkuarës të kthehen e të çojnë në drejtim të paditur fatin Evropian në Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në turin me diasporën në Itali tha se ka vdekur koha që hijet e së shkuarës të rikthehen dhe të çojnë në drejtim të paditur fatin e Shqipërisë.
‘Siç ka vdekur një herë e përgjithmonë çdo shans që hijet e të shkuarës të kthehen mbi kalë për ta shaluar në drejtim të paditur fatin evropian në Shqipërisë. Mos e harroni në asnjë sekond përballë një gjëje që nuk shkon , ka ndodhur që Shqipëria sot ka fituar besimin e botës dhe meriton besimin e çdo shqiptari, si ju, që e di shumë mirë që asgjë që arrihet me punë nuk arrihet pa mund dhe pa sakrifica. Nuk arrihet pa shtrënguar dhëmbët dhe kush më mirë se sa ju shqiptarët e Italisë dhe Evropës e dinë të vërteten.
Po ju them atij që do të besoj tek Shqipëria e sotme, Shqipëria e Nesërme do t’ja kthej shumëfish besimin. I kam sjellë këtu këto rreshta se duken tamam të shkruara për ju, për shqiptarët e kësaj kohe. Ju e dini shumë mirë se sa shumë janë vështirësuar gjërat por edhe mundësitë e reja për Shqipërinë që sot mund të zhvillohet sikur më parë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Takimi me diasporën/ Rama në Milano: Shqiptarët e Italisë përbashkuesit e 2 brigjeve të Adriatikut, jo politika! Fati ynë europian s'ka shans të ndryshojë
Për gati një orë kryeministri Edi Rama mbajti fjalim në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos i mbushur me shqiptarë të cilët e pritën me flamuj kuq e zi.
-
VIDEO
Rama në Milano: Ju shqiptarët e Italisë s'i ndërruat emrat forcërisht siç ndodhi në Greqi! Do mbetet njollë turpi në historinë demokratike
Gjatë fjalimit të tij Rama bëri dhe një paralelizëm mes Greqisë dhe Italisë në pritjen e shqiptarëve dhe racizmit me të cilën u detyruan të përballen.
-
VIDEO
Rama: 421 mijë shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja për pensionet! Meloni, mike e Shqipërisë u angazhua personalisht
Kryeministri Edi Rama duke përmendur arritjet me Italinë, tha se 421 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga marrëveshja me Italinë për pensionet. Kreu i qeverisë vlerësoi marrëdhënien me kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe tha se kjo marrëveshje u arrit edhe falë angazhimit të saj personal.
-
VIDEO
Rama në Milano: Ishte koha kur Umberto Bossi bënte thirrje që shqiptarët të vriten në det, i bleu djalit diplomë te ‘Kristali’ i Saliut
Në takimin me shqiptarët në Itali kryeministri Edi Rama ka folur edhe për paragjykimet ndaj emigrantëve shqiptarë shumë vite më parë. Kreu i qeverisë kujtoi edhe thirrjet e Umberto Bossit, ish drejtues i ‘Lega Nord’, që shqiptarët të vriten në mes të detit. Po ashtu Rama tha se djali i tij bleu në Shqipëri diplomë në universitetin privat ‘Kristal’ në kohën e Berishës.
-
VIDEO
'Më mirë shpullën sesa plumbin nga armiku' Meta zbulon kush e mësoi të hipë në paralele, të mbërthejë e zbërthejë automatikun 56, brenda 56 sekondash
Presidenti i Partisë së Lirisë takoi sot profesorin e tij të ‘Sami Frashërit’ Edmond Gegën ku dhe kujtuan kohët e vjetra kur ai ishte gjimnazist dhe falë profesorit dhe disiplinës së tij shkolla shkëlqente në spartakiada dhe olimpiada.
-
VIDEO
Takimi i dytë me diasporën/ Pas suksesit në Athinë, Rama do të pritet nesër nga shqiptarët e Italisë në Milano
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër takimin e dytë me diasporën. Kësaj here, Rama do të vizitojë shqiptarët e Italisë, teksa në orën 11:00 do të mbahet takimi në Milano, në pallatin e sportit ‘Busto Arsizio’.
-
VIDEO
Deputetët e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë zbarkojnë në spitalin e Durrësit, Vokshi-Ndreca: Morëm informacion për hetimin në Kuvend
Deputetët e Komisionit Hetimor për Koncesionet e në Shëndetësi ishin sot në Spitalin Rajonal të Durrësit për të parë si ka funksionuar koncesioni i check-up dhe sterilizimit.
-
VIDEO
Beleri, turp i Metës e Berishës, Idrizi: Greqia në gjendje lufte me Shqipërinë
Ndërsa PS dhe Rithemelimi janë ulur në tryezë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbështet kthimin e koalicioneve të vjetra, por ende nuk është i qartë se krah kujt do të rreshtohet për zgjedhjet parlamentare 2025.
-
VIDEO
Shkodër/ Kryebashkiaku Benet Beci pret ambasadoren japoneze, dy sisteme fotovoltaike vendosen në dy kopshte
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka pritur sot në bashki Ambasadoren e Japonisë në vendin tonë Kato Kikuko dhe Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së, Monica Merino, ku është bërë edhe dorëzimi i dy sistemeve fotovoltaike diellore të cilat janë vendosur në dy kopshte të qytetit të Shkodrës.
-
VIDEO
Shpëtim Idrizi: Kandidimi i Fredi Belerit gafë e opozitës, i dënuar për përdhosje të simboleve kombëtare
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi thotë se kandidimi i Fredi Belerit nga opozita në zgjedhjet vendore të 2023 në bashkinë e Himarës është një gafë e opozitës.
-
VIDEO
‘Duhet ekip i ri opozitar për të mundur Ramën’, Idrizi ende i skeptik krah kujt do ‘rreshtohet’ për zgjedhjet parlamentare
Ndërsa PS dhe Rithemelimi janë ulur në tryezë për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, opozita kërkon rikthimin e koalicioneve parazgjedhore. Edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi mbështet kthimin e koalicioneve të vjetra, por ende nuk është i qartë se krah kujt do të rreshtohet për zgjedhjet parlamentare 2025.