-
VIDEO
Hazizaj i drejtohet Bozdos: Përdorni dy standarde me SPAK, ndryshe për Berishën e ndryshe për Ramën
Avokati Sokol Hazizaj i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo tha se Rithemelimi përdor dy standarde më SPAK, ndryshe shprehet për Berishën, ndryshe për Ramën.
-
VIDEO
Rezoluta anti-korrupsion, Bozdo: Makjazh, qeveria grabitëse! Hazizaj: Komisioni i Posaçëm zgjat më shumë se ekzistenca Kuvendit! Shabani: Duan të pezullojnë punën e SPAK
Anëtari i Kryesisë së Rithemelimi, Enno Bozdo, i ftuar në emisionin ‘5 Pyetje nga Babaramo’ në Report Tv e cilësoi rezolutën si makijazh, në një kohë kur qeveria është një qeveri e korruptuar
-
VIDEO
Avokat Cakrani: Bardhi shkoi te Rithemelimi për t’i marrë partinë Berishës, u fut në lojë Escobar! Ibsen Elezi: Ai s'ka shtyllë kurrizore
Gazment Bardhi iu bashkua Rithemelimit për t’i marrë partinë Sali Berishës, deklaroi në “Studio Live” në Report Tv avokati Kujtim Cakrani. Në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj, avokati u shpreh më tej se bashkimi i Bardhit me Rithemelimin ndodhi pas takimeve në SHBA.
-
VIDEO
Berisha 'Non grata', gjyqi në Britani! Home office: Lidhje me krimin e organizuar! Zbulohet plani sekret për të zbuluar lidhjet e politikanëve shqiptarë me kriminelët
Një operacion sekret është ndërmarrë për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që veprojnë në Britaninë e Madhe ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Përfaqësuesja e qeverisë britanike mbrojti vendimin për të shpallur non grata Sali Berishën: Përdori lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar për të përfituar.
-
VIDEO
‘Anti-korrupsioni’, avokat Cakrani: SPAK duhet të japë llogari diku! Ibsen Elezi: Kjo rezolutë ka synime të fshehura
Miratimi i projektrezolutës anti-korrupsionin është përshëndetur nga avokati Kujtim Cakrani. Ibsen Elezi u shpreh se projekt rezoluta duket se ka synime të fshehura
-
VIDEO
Erion Braçe lum akuzash ndaj opozitës: Kapët drejtësinë kur ishit në pushtet, 'rruajtët' OSSH, CEZ, Albetrol, Porto Romanon dhe Klubin Partizani
Për deputetin e PS Erion Braçe, korrupsioni nuk luftohet me fjalë ashtu sikurse bënë opozita, por me ligj.
Gjatë fjalës ë tij në Kuvend, gjuhën e përdorur nga opozita ndaj SPAK, deputeti i PS Erion Braçe, e ka cilësuar si gjuhë që mund të përdoret nga kriminelët.
“Gjuha që përdoret këtu për SPAK është gjuhë për kriminel, jo gjuhë që mund të përdor një deputet. Nuk mundet deputeti që të përdor fuqinë që i jep mandati i deputetit për të bërë këto deklarata. Këtu ka deputet të vjetër, por kryetari i grupit të PD (Bardhi) është i ri në këtë sallë dhe do doja që ti thosha që të luftosh korrupsionin me gojë është ndryshe dhe ta luftosh atë më ligj është ndryshe”, tha ai.
-
VIDEO
Shtyhet publikimi i të dhënave Cens-it! Spaho: Ka pretendime se jemi më pak se 1.7 mln banorë
Rezultatet e Censit të Popullsisë dhe banesave do të publikohen më 28 qershor nga data 19 që ishte parashikuar. Opozita tha se të dhënat duhej të dilnin shpejt pasi u morën online, ndërsa akuzuan qeverinë se ka frikë nga realiteti dhe se po ndërhyn për të shtuar numrin e popullsisë.
-
VIDEO
15 vite jashtë drejtësisë, Balla sfidon KPA: Vendimi s’është i menjëhershëm! Debate në KLP, anëtarët të ndarë në dy ‘kampe’ për përfundimin e mandatit të kryetarit
Pas debateve të ashpra në KLP për përfundimin e mandatit të kryetarit Alfred Balla, mbledhja u shty me rreth 3 orë. Një komision prej 3 anëtarësh do të përgatisë një relacion që do kalojë për votim. Balla sfidon KPA duke thënë se qëndrimi i tij në detyrë është sipas ligjit, pasi është zgjedhur si përfaqësues i shoqërisë civile nga Kuvendi.
-
VIDEO
Rezoluta anti-korrupsion, Tritan Shehu del nga 'rreshti': Do ta votoj kundër rezolutën
Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu ka deklaruar se do të votojë kundër rezolutës së propozuar nga PS kundër korrupsionit, ndryshe nga kolegët e tij të opozitës që kanë paralajmëruar se do të abstenojnë.
‘Rama mban Berishën të burgosur. Po përpiqet me çdo mënyrë që të pengojnë integrimin në BE. Kemi të bëjmë me keqpërdorim të drejtësisë. Një drejtësi që keqpërdoret në këtë mënyrë nuk është drejtësi. Pa shembur regjimin nuk mund të kemi drejtësi. Prandaj vota ime është kundër sepse në këtë mënyrë kontribuoj vërtetë në luftën kundër korrupsionit. Nëse nuk themi të vërtetat, realisht do të zhytemi gjithnjë e më tepër në këtë situatë kaq të rendë.’- tha Tritan Shehu.
-
VIDEO
'Doni ta ktheni Shqipërinë në 'arrest shtëpie', Manja opozitës: Me ato bluza mbroni monumentin e korrupsionit, duken si tabela akulloresh
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ftoi opozitën të votojë projekt-rezolutën antikorrupsion në seancën e sotme, teksa ironizoi deputetët që vijnë në Kuvend me bluzen 'Free Berisha' që sipas Manjës është monument i korrupsionit në vend.
-
VIDEO
Televizionet abuzuan me reklamat e fshehta, raporti i AMA për 2023! Krasniqi raporton te 'Media': Shumë ankesa për shkelje të të drejtave
Gjatë 2023 ka vijuar monitorimi i përmbajtjeve televizive, ku në fokus kanë qenë mbrojtja e fëmijëve gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit dhe reklamat. Gjatë 2023 ekipi i monitorimit ka bërë verifikimin e 114 rasteve të transmetimeve audio dhe audiovizive për përputhmërinë e tyre në bazë të kërkesave të ligjit.
-
VIDEO
Pr/ Rezoluta PS për antikorrupsion, Xhafaj: Ndërkombëtarët do na asistojnë dhe monitorojnë
Deputeti Fatmir Xhafaj një nga hartuesit e reformës në drejtësi tha se zbatimi i rezolutës antikorrupsion që propozon PS dhe që do të pasohet me ngritjen e një komision i posacëm hetimor do të monitorohet dhe asistohet edhe nga ndërkombëtarët