-
VIDEO
Sulmi ndaj policëve, Balla: Të organizuara nga njerëz të lidhur me Iranin! Turp për PD që nuk distancohet nga aktet e dhunës
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dënoi aktet e dhunës së protestuesve ndaj policëve. Balla tha se terroristë të lidhur me Gardën Revolucionare të Iranit kanë organizuar dhunën në mënyrë të përsëritur ndaj policëve. Balla i bëri thirrje PD të distancohet nga dhuna duke thënë se në asnjë moment nuk do të lejojnë që të goditen punonjësit e policisë së shtetit.
-
VIDEO
Me plagë në kokë, pamjet e efektivëe të lënduar në përplasjet para Kuvendit
Me plagë në kokë dhe me uniformën e dëntuar, këto janë pamjet e punonjësve të policisë që mbetën të dëmtuar si pasojë e përplasjeve me protestuesit para Kuvendit.
-
VIDEO
‘Dilni në protestë!’ Tabaku ‘sfidon’ deputetët socialistë
Jorida Tabaku sfidoi deputetët socialistë që të dalin në protestë dhe të përballen me qytetarët që janë kundër qeverisë. Deputetja demokrate tha se protestuesit janë kundër parlamentit që s’i përfaqëson dhe dhuna ndaj tyre duhet të ndalojë menjëherë.
-
VIDEO
Shenjë ‘pajtimi’? Protestuesit u dhurojnë lule policëve
Pas përplasjeve me policinë, protestuesit kanë bërë një gjest më paqësor duke u dhuruar lule. Gjithashtu, ata shihen duke shkruar diçka në asfalt.
-
VIDEO
U përjashtua nga Kuvendi, Shehaj nuk lejohet të futet në sallë nga Garda! Deputeti: Kam shlyer ndëshkimin
Deputeti Agron Shehaj i përjashtuar ka tentuar të futet në Kuvend por nuk është lejuar nga Garda. Shehaj pretendon se e ka ezauruar përjashtimin prej 30 ditësh kalendarike, por Garda pretendon se nuk është shlyer detyrimi i ndëshkimit. Garada kërkoi ndihmë nga administrata e Kuvendit për të sqaruar nëse qëndron në fuqi masa e përjashtimit
-
VIDEO
Emin Riza u shua në moshën 89-vjeçare, seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut
Seanca plenare ka nisur me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza.
-
VIDEO
Bardhi: Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve! Nëse keni frikë, mos hajdeni në Kuvend! Taulant, ke hall se të bëjnë pis me vezë kostumin
Ndërsa mori fjalën për të kundërshtuar projekt-kalendarin e Kuvendit, Gazment Bardhi tha se s’mund të miratohet për sa kohë nuk përfshihen kërkesat e protestuesve që ndodhen jashtë parlamentin. Bardhi kërkoi menjëherë ndalimin e dhunës së efektivëve ndaj protestuesve, teksa u tha deputetëve se nëse kanë frikë, të mos vijnë në Kuvend.
-
VIDEO
Përplasjet me policinë para parlamentit, dy protestues të lënduar
Dy protestues me djegie në lëkurë nga gazi lotsjellës e spray me piper i janë drejtuar ambulancës për të kërkuar ndihmë.
-
VIDEO
‘Fikni makinat’, protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, ndërhyn policia
Protestuesit po përpiqen të bllokojnë qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Elbasanit.” Ata përpiqen të kalojnë kordonin e policisë duke dalë përpara makinave dhe thërrasin "Bashkohuni me ne!"
-
VIDEO
Tensionet në protestën te Kuvendi, policia shpërndan protestuesit me ujë me presion dhe spraj piperi
Policia është kundërpërgjigje me ujë dhe spraj me piper ndaj protestuesve, të cilët i qëlluan me vezë e domate.
-
VIDEO
Polici i mbuluar në gjak nga sulmet e protestuesve, Balla: S’është më protestë paqësore, por terrorizëm
Taulant Balla ka ndarë një video të një efektivi policie të lënduar nga sulmet e protestuesve. Polici shihet i gjakosur në kokë, ndërsa Balla e quan protestën “terrorizëm.”
-
VIDEO
Protesta/ Grupi i PD mbërrin në Kuvend, Berisha: Parlamenti të deklarojë shkrirje, i vetmi vendim i drejtë
Ndërsa protestuesit vijojnë protestën para parlamentit, Sali Berisha dhe grupi i PD hynë nga ana e siguruar me gardh metalik. Megjithatë, thirrjet e kryetarit të PD ishin për shkrirjen e parlamentit si akt i vetëm i përgjegjshëm.