-
VIDEO
Peleshi u la kohë bashkëkryetarëve Arbjan Mazniku e Luçiano Boçi të vijojnë prezantimin, por deputetët kundërshtuan duke mos lejuar palën e PS të vijojë raportimin.
Opozita akuzoi mazhorancën për dhunë ndaj qytetarëve dhe kërkoi që kërkesat e protestuesve të merren parasysh, ndërsa socialistët dënuan sulmet ndaj policisë dhe i bënë thirrje PD-së të distancohet nga aktet e dhunshme.
-
VIDEO
Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të Territoriales! Berisha: S’keni ligj, raportet s’janë prezantuar në komision
Me 82 votat kundër të mazhorancës dhe vetëm 27 vota pro të opozitës, u rrëzua kërkesa e PD që të zgjatej me 3 muaj afati për komisionin e reformës territoriale. Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme, pasi raportet si të opozitës dhe mazhorancës nuk janë diskutuar në komisione. Berisha tha se do të ngrejnë qytetarët në kryengritje.
-
VIDEO
Berisha akuza e fyerje Ballës: B*ndra e vërtetë! I shërben karteleve të drogës, përfaqëson krimin
Sali Berisha i drejtoi akuza të rënda Taulant Ballës duke i thënë se u shërben karteleve të drogës, ka liruar terroristë dhe ka bërë pazare votash. Në lumin e fjalëve të tij, nuk munguan as ofendimet.
-
VIDEO
‘Territorialja’, Balla: Jemi kundër zgjatjes së mandatit të komisionit, sot dëgjojmë gjetjet e grupeve! E humbët trenin
Grupi i PS është kundër kërkesës për zgjatjen e mandatit me 3 muaj të Komisionit për reformën territoriale. Taulant Balla tha se komisioni e ka kryer detyrën e vet dhe procesi s’mund të kthehet mbrapsht. Ai qartësoi se dita e sotme përqendrohet te dëgjesa e raporteve dhe jo miratimi i reformës. Një fjalë e pati edhe për grupin e PD të cilit i tha se “e humbi trenin.”
-
VIDEO
‘Kostumin tim nuk e mbush dot’, Balla i përgjigjet Bardhit: Pse nuk i plotëson kërkesat e protestuesve? Çoje Saliun në burg
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi u përplasën verbalisht në sallën e Kuvendit për protestuesit. Bardhi e akuzoi Ballën se kanë vendosur perimetër sigurie se kishte hall se protestuesit i bënin pis kostumin e shtrenjtë. Në përgjigje, Balla i tha Bardhit se ai as nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Socialisti i sugjeroi Bardhit që të çojë në burg Sali Berishën, nëse do që të plotësojë kërkesat e protestuesve.
-
VIDEO
Berisha: Dhunë e egër ndaj protestuesve! Kuvendi të vendos fundin dhe krijimin e qeverisë kujdestare
Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi policinë se ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve. Berisha tha se Kuvendi duhet të vendosë sot fundin dhe krijimin e qeverisë kujdestare.
-
VIDEO
Bido i kthehet Tabakut: Hymë bashkë në Kuvend, s’thirri askush 'parlament i krimit’! Deputetja: Dil e provoje!
Mes përplasjeve të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Kuvend, u regjistrua një midis Ardit Bidos dhe Jorida Tabakut. Duke iu referuar një fraze të Tabakut, Bido tha se e vërteta qëndron ndryshe pasi të dy deputetët hynë bashkë në Kuvend dhe s’pati asnjë thirrje “parlament i krimit” siç pretendon demokratja.
-
VIDEO
Gazi lotsjellës ndaj protestuesve, Lamallari i përgjigjet opozitës: I certifikuar nga kompanitë prodhuese! Protesta me mercenarë të paguar, largoni njerëzit me kapuça
Lëndët e përdorura nga Policia e Shtetit për të neutralizuar dhunën e protestuesve janë të gjitha të certifikuara, tha ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në Kuvend. Ai tha se protesta po bëhet nga mercenarë të paguar dhe i bëri thirrje opozitës të largojë prej saj njerëzit me kapuçë.
-
VIDEO
‘Protesta e vetme që kërkon arrestimin e kryetarit të PD’, Balla ironi: Keni hallin se s’ju doli fotografia mbrëmë te vallja
Protesta 54-ditore është e vetmja që veç qeverisë, kërkon edhe arrestimin e kryetarit të partisë më të madhe të opozitës, tha në Kuvend kreu i grupit të PS, Taulant Balla. Me ironi, ai tha se halli i tyre i vetëm është që protestuesit që u maskuan për vallen e një nate më parë, anashkaluan fytyrat e tyre.
-
VIDEO
Protestues të maskuar shkatërrojnë gardhin metalik para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit
Pamjet e siguruara nga gazeta TemA gjatë protestës përpara Kuvendit tregojnë se përplasjet me policinë janë shkaktuar nga një grup i vogël, me jo më shumë se 10 persona, që shfaqen të maskuar.
-
VIDEO
‘Keni frikë nga veza!’ Zhupa akuza: Jeni hajdutë e terroristë, duhet të zhdukeni se jeni e keqja e madhe e vendit!
Pasi Niko Peleshi i tërhoqi vërejtje Taulant Ballës për fjalët e përdorura në Kuvend, Ina Zhupa tha se kjo nuk mjafton. Ajo tha se qeveria dhunon protestuesit jashtë parlamentit sepse i trembet vezës. Më pas iu drejtua me akuza duke i quajtur deputetët “hajdutë” dhe “terroristë”, që i kushtuan edhe asaj një vërejtje.
-
VIDEO
Tensionet në protestën para Kuvendit, protestuesit i bie të fikët!
Në vazhdën e protestave një protestuesi i ka rënë të fikët para Kuvendit.