-
VIDEO
‘Territorialja’ tensionon sërish Kuvendin, Boçi s’lejon Maznikun në foltore
Pas 4 orëve që Kuvendi ndodhet ende te fjalët e mbajtura për procedurë (dhe asnjëra deri më tani s’ka qenë e tillë), rendi i ditës kaloi më në fund te prezantimi i raporteve për reformën territoriale.
-
VIDEO
‘Ne kemi fuqinë për të ndryshuar sistemin’, Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Kryetari i PD: Pëllumbesha në botën e çudirave s’meriton përgjigje
Ndërsa mori fjalën në Kuvend, Elisa Spiropali tha se për çdo akuzë që opozita i bën mazhorancës, ajo ka folur. Por thirrja e saj e drejtpërdrejtë ishte për të gjithë deputetët se së bashku mund të bëjnë ndryshimin e sistemit.
-
VIDEO
Tabaku replikë me Spiropalin: Më në fund zbrite me këmbë në tokë! Deputetja e PD pyet opozitarët: A keni guxim të çliroheni nga bajlozi?
Thirrjes së deputetes Elisa Spiropali për të ndryshuar sistemin iu përgjigj deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila i tha se më në fund ka zbritur me këmbë në tokë dhe e ka kuptuar se duhet luftuar korrupsioni dhe ata që abuzojnë me pushtetin.
-
VIDEO
‘Kur kthen shpinën edhe ata të tutë thonë kështu e ka pleqëria’ Vengu për Berishën: Çfarë t'i them një njeriu që ka mbi supet e veta akuzat e të gjithë tranzicionit
Deputeti Pirro Vengu teksa replikoi kreun e PD, Sali Berishën tha se nuk ka çfarë t'i thotë një njeriu që që ka mbi supet e veta akuzat e të gjithë tranzicionit.
-
VIDEO
Durrës/ Punimet në rrugën 'Adria', Rama: Ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga punimet në rrugën “Adria”, në qytetin e Durrësit.
Kreu i qeverisë thotë se me trotuare, hapësira të gjelbra dhe ndriçim ky investim është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane.
-
VIDEO
’21 janari’, Klosi- Berishës: Ke vrarë njerëz në bulevard, kemi dëshirë të dëgjojmë drejtësinë! Kreu i PD: Bixhozçi! I kthehet deputeti: Përralla me mbret
Opozita po e shtyn qëllimisht ndjekjen e rendit të ditës, tha Blendi Klosi, për shkak të raportimit të organeve të pavarura të drejtësisë. Duke u kthyer pas në kohë dhe te protesta që zhvillohet jashtë parlamentit, Klosi u shpreh se PD është e vetmja që ka bërë protesta me armë, duke i përmendur “21 Janarin.”
-
VIDEO
‘Ty të hëngri lubia, ishte më e fortë’, Berisha-Spiropalit: Pëllumbeshë, erdhe e veshur si nuse në ditën tënde të fundit
Me ironi, Sali Berisha i tha Elisa Spiropalit se “e hëngri lubia”, një term me të cilin ai i referohet Belinda Ballukut, pasi “ishte më e fortë.” Me gjeste, ai i tha Spiropalit se “erdhi e veshur si nuse” ditën që kujtoi se për Ballukun do të ishte e fundit, por në të vërteë bëhej fjalë për të.
-
VIDEO
Reforma Territoriale, Boçi: PS po vepron në mënyrë të njëanshme, do që të shkrijë bashkitë
Bashkëkryetari i reformës territoriale, Luçiano Boçi akuzon PS se po vepron në mënyrë të njënashme sa i takon reformës territoriale. PD kërkoi shtyrjen e afatit me 3 muaj, por PS e rrëzoi kërkesën dhe vijoi me prezantimin e raportit të hartuar nga ekspertët. Boçi akuzoi PS se po tenton të shkrijë numrin e bashkive për të vijuar me projektin e shpopullimit të vendit.
-
VIDEO
Reforma Territoriale/ Berisha: Rama ndërpreu punën në mënyrë të njëanshme, ne kemi raportin tonë 400 faqe! Duam shtimin e bashkive
Kreu i PD, Sali Berisha tha se ishte Edi Rama ai që urdhëroi ndërprerjen në mënyrë të njëanshme të punës së komisionit të reformës territoriale. Berisha tha se PS po kërkon të paraqesë një raport që nuk është prezantuar fare në raport, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin. Berisha tha se opozita e ka gati raportin me 400 faqe dhe se duan shtimin e numrit të bashkive
-
VIDEO
Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! I bllokojnë foltoren Maznikut! Rinis seanca
Peleshi u la kohë bashkëkryetarëve Arbjan Mazniku e Luçiano Boçi të vijojnë prezantimin, por deputetët kundërshtuan duke mos lejuar palën e PS të vijojë raportimin.
-
VIDEO
‘O hajdut!’ Protestuesit sulmojnë me ‘breshëri’ vezësh makinën e ministrit Nufi
Ndërsa makina e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufit, dilte nga ana e Ministrisë së Brendshme, protestuesit lëshuan një ‘breshëri’ vezësh.
-
VIDEO
‘O hajdut!’ Protestuesit sulmojnë me ‘breshëri’ vezësh makinën e ministrit Nufi
Ndërsa makina e ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufit, dilte nga ana e Ministrisë së Brendshme, protestuesit lëshuan një ‘breshëri’ vezësh.