-
VIDEO
Këshilltari i PL votoi kryebashkiaken e re, Meta e 'zhyt' në det: S’ka kënaqësi më të madhe se të lindësh në Skrapar e të vdesësh në Himarë
Një ditë pas votimit mes tensionesh të kryetares së komanduar të bashkisë Blerina Bala Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shfaqet në Himarë në shoqërinë e Timoleo Gërdhuqi, këshilltar bashkiak i Partisë së Lirisë në Himarë që votoi për Blerina Balën.
-
VIDEO
Ilir Meta takon babanë e Fredi Belerit në Himarë
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta takohet në Himarë me Petro Belerin, babanë e Fredi Belerit
-
VIDEO
Arrestimet e fundit të SPAK, PD: Mos kurseni askënd
Partia Demokratike i bën thirrje SPAK të mos kursejë askënd në hetime. Reagimi është bërë nga zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina pas arrestimeve të ish-drejtorëve në bashkinë e Tiranës.
-
VIDEO
Ministri Balla viziton ekspozitën e shkollave 9-vjeçare të Tiranës që lidhen me rrezikun e përdorimit të lëndëve narkotike, alkoolit dhe akteve të dhunës e bullizmit
Ministri mori pjesë në këtë event së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Drejtorin e DVP Tiranë Tonin Vocaj e me këtë rast, u bënë publike të dhëna të këtij aksioni të madh, i cili zhvillohet në e përreth ambienteve të shkollave në vend.
-
VIDEO
VIDEO/ Kryetari i Rithemelimit në Cakran, bëhet anëtar i PS-së
Përdorimi i opozitës nga udhëheqësit madhor të saj për interesa personale, duke e konsideruar si një instrument për t’i shpëtuar drejtësisë, ka filluar të zhgënjejë edhe besnikët e saj më të vjetër.
-
VIDEO
Meta denoncon në prokurori 'vjedhjen' e hard-diskut nga selia e Partisë së Lirisë: Natën u zëvendësua me të re! Misteri i padisë: A e mori SPAK?
Një hard disk DVR i zhdukur në Partinë e Lirisë dhe ndërhyrje në komunikime të brendshme janë denoncuar si vjedhje nga Ilir Meta. Kallëzimi ngre dyshime se gjithçka lidhet me hetimet e SPAK, dhe veprime për të marrë informacion në zyrën e Metës, sikundër ngrihen pikëpyetje nëse vetë kreu i PL zhduku DVR-në që të dhënat të mos bien në dorë të hetuesve.
-
VIDEO
'Edhe një kriminel ka të drejtë për demokraci', Burimi: Çështjen Beleri mos ta zgjidhim si kasap
Gazetari Genc Burimi u shpreh në 'Studio Live' se çështjen e Belerit nuk e sheh në aspektin nacionalist, por në aspektin e të drejtave të njeriut.
-
VIDEO
Kthupi: Në Himarë mund të ketë zgjedhje në muajt e verës
Avokati Rezart Kthupi shpjegoi në 'Studio Live', rastin me vakancën në karrigen e kryetarit të bashkisë së Himarës. Sipas Kthupit, mund të ketë zgjedhje të reja në bashkinë e jugut, në muajt e verës.
-
VIDEO
Pështyma ndaj Tavos, Meçe në 'Studio Live': Përdhosje ndaj shtetit shqiptar! Burimi: Në perëndim është gjëja më normale, këtu hajnë shpulla
Situata kaotike ditën e sotme në bashkinë e Himarës, ku u mblodh këshilli bashkiak dhe u votua Blerina Bala si kryebashkiake e komanduar pas arrestit të Jorgo Goros, u diskutua në 'Studio Live' në Report Tv.
-
VIDEO
Larg debatit për Himarën, Celibashi: Për ne çështja mbaroi me shpalljen e rezultatit! Apel politikës: Jeni vonë për votën e diasporës
KQZ po qëndron larg debatit për kryetarin e Bashkisë së Himarës. Për Report Tv kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se KQZ ka një rezultat të shpallur 14 majin e vitit të kaluar. Thirrje palëve i bën për të adresuar sa më parë në mekanizmin e ri të dialogut, Reformën Zgjedhore, votën e diasporës e herësin.
-
VIDEO
Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Këta horra që mendojnë se kanë imunitet nga Greqia të ndëshkohen me ligj! Cenuan shtetin dhe zyrtarët shqiptare
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër pas tensioneve në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen, ndërsa një prej tyre pështyu edhe prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.
-
VIDEO
Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot
Pas incidentit në bashkinë e Himarës, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një prononcim për median tha se “interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot”
“Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai më tej.
U ndal dhe tek hipotekimi I pronave në Himarë
“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”
Unë si prefekt do zbatoj ligjin. Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji.
Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.
Gjithashtu një koment