Mbështetësi i Belerit e pështyu, reagon Vangjel Tavo: Interesat e vogla kanë marrë peng komunutetin himariot

29 Mars, 13:08 | Përditesimi i fundit: 2024-03-29 13:08:09

Pas incidentit në bashkinë e Himarës, prefekti i qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo në një prononcim për median tha se “interesat e vogla kanë marrë peng interesat e komunutetit himariot”

 “Kjo është një stuhi në gotë dhe si e tillë do të marrë fund shpejt’ tha ai  më tej.

U ndal dhe tek hipotekimi I pronave në Himarë

“Në lidhje me hipotekimin e pronave të tyre, unë si prefekt, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe pushtetin vendor, do të fillojmë nga e marta të gjithë procesin e pajisjes së kësaj bashkie me dokumentin hipotekor”

Unë si prefekt do zbatoj ligjin.  Jam këtu për të pritur ccdo qytetar për shqetësimin e tij dhe për të zgjidhur shqetësimet e pronave brenda çdo kompetence që ma jep ligji. 

Unë di të interpretoj ligjin dhe ligji thotë se çfarë ndodh në kushtet e krijuara. Himara nuk mund të lihet pa u qeverisur dhe në këto kushte zbatojmë ligjin. Ligji e ka të qartë se çfarë ndodh në këto situata. Këtu nuk flitet me emocione politike por i referohemi ligjit.

Gjithashtu një koment