Meta denoncon në prokurori 'vjedhjen' e hard-diskut nga selia e Partisë së Lirisë: Natën u zëvendësua me të re! Misteri i padisë: A e mori SPAK?

29 Mars, 18:53

Një hard disk DVR i zhdukur në Partinë e Lirisë dhe ndërhyrje në komunikime të brendshme janë denoncuar si vjedhje nga Ilir Meta. Kallëzimi ngre dyshime se gjithçka lidhet me hetimet e SPAK, dhe veprime për të marrë informacion në zyrën e Metës, sikundër ngrihen pikëpyetje nëse vetë kreu i PL zhduku DVR-në që të dhënat të mos bien në dorë të hetuesve.