-
VIDEO
Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky kërkon bashkëprodhim të municioneve me Shqipërinë e Ballkanin!
Tirana organizoi sot samitin Ukrainë – Europa Juglindore” me pjesëmarrjen edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në një zë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Presidenti Zelensky bënë thirrje për të qëndruar krah Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus. Zelensky ftoi vendet e rajonit dhe Shqipërinë për të bashkëprodhuar municione.
-
VIDEO
Samiti për Ukrainën, deklarata e përbashkët e liderëve të Europës Juglindore: Agresioni i Rusisë, kërcënimi më i madh për sigurinë e kontinentit
Liderët e vendeve të Europës Juglindore kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët pas samitit të mbajtur në Tiranë për Ukrainën. Në deklaratën e përbashkët theksohet se agresioni ushtarak i Rusisë përballë Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane dhe paqen ndërkombëtare.
-
VIDEO
Zelensky pas takimit me Ramën: Folëm për prodhimin e mundshëm të armëve të përbashkëta
Presidenti ukrainas ka reaguar në një postim në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Zelensky shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë, ndërsa shkruan se nuk do e harrojë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve.
-
VIDEO
Rama përsërit mbështetjen për Ukrainën: E bëjmë për të ardhmen tonë! BE, jo parajsa, por një ferr i gëzueshëm
Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vijojë mbështetjen ndaj Ukrainës, pasi ky nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën por për të ardhmen.
-
VIDEO
‘Putin vrasës si Hitleri’, Zelensky thirrje aleatëve nga Tirana: Duhet të mbijetojmë, armatimet na i sillni në kohë
Nga Tirana, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje shteteve aleate që mos të vonojnë armatimet. Në konferencë me kryeministrin Rama, Zelensky tha se ato shtete që marrin vendimin për ta mbështetur Ukrainën me armë dhe municione duhet t’i sjellin ato në kohë sepse duhet të mbijetojnë.
-
VIDEO
'Lufta mund të ndodhë, s'duhet të luajmë me zjarrin', Rama: Ka një rrezik të qartë dhe real për Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama tha se në Ballkanin Perëndimor ka një rrezik real nga agresioni rus. Kreu i qeverisë nënvizoi në një konferencë të përbashkët me presidentin Volodymyr Zelensky në samitin që po mbahet në Tiranë, se nuk duhet të përsëritet e shkuara ku vihen në pikëpyetje themelet e rendit botëror.
-
VIDEO
Samiti i Ukrainës në Tiranë, Zelensky: Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin
Presidenti Volodymyr Zelensky në konferencë për median tha se Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin.
"Fakti që gjendemi këtu në një tryezë kemi shembuj historikë të marrëdhënieve të ndryshme dhe është e rëndësishme që kemi ardhur të ulemi së bashku. Ajo çfarë po ndodh tani është shembulli i duhur.
Samiti i sotëm ka të bëjë me bashkimin e shtetet e ballkianit duhet të jenë së bashku. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar rajonin. Sot nuk duhet të bëjmë pauza por të forcojmë Ukrainën. Rusia do të destabilizojë më tej nëse do të ketë mundësinë e këtyre pauzave dhe të mbijetojë politikisht ndaj këtyre agresioneve e do të përpiqet të ushtrojë ndikim në ato vende të vogla që përfiton sukses shpesh. Vendet balltike e Ballkanit janë në kërcënim serioz, aty ku Bashkimi Sovjetik ka qenë i pranishëm”, tha Zelensky.
-
VIDEO
Zelensky nga Tirana: Të mbështesim njëri-tjetrin në rrugëtimin drejt BE! Paqen e arrijmë vetëm bashkë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga Tirana, tha se mbështet rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa theksoi se edhe këto vende duhet të mbështesin Ukrainë.
Zelensky thotë se vetëm duke qenë së bashku mund të arrihet paqja.
"Ne mbështesim edhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por duhet edhe ju të na mbështesni ne. Faleminderit për bashkëpunimin. Ajo u shpreh edhe nga Rama, është e një rëndësi e madhe për ne. Ukraina si edhe gjithë rajoni i Europës Juglindore, duhet të vijojmë që së bashku të ecim para, të merrni pjesë në samitin global të paqes, të na mbështesni në planin me 10 pika për paqe. Puna për paqe është një punë që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Lufta dhe ne jemi shumë më shumë se një person i vetëm agaresori. Më lejoni të falënderoj për këtë samit Ramën, lavdi Ukrainës", tha Zelensky.
-
VIDEO
Rama me Zelenskyn: Përtej vdekjes e shkatërrimit, ka një vend që punon çdo ditë për të ardhmen
Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp me presidenti Voldymyr Zelensky tha se përtej raketave ruse e plagëve të ushtarëve ukrainas, përtej vdekjes e shkatërrimit, është një vend që punon çdo ditë për të ardhmen.
-
VIDEO
‘Devijimi i lumit Shushicë’, Zhupa: Mbështesim protestën e banorëve! Po bëhet për t’i shërbyer investimeve strategjike
Deputetja Ina Zhupa përmes një deklarate ka shprehur mbështetjen për protestën e disa banorëve dhe aktivistëve që sipas saj janë kundër devijimit të Lumit të Shushicës, degë e lumit Vjosa. Zhupa tha se kjo bëhet për të furnizuar me ujë investimet strategjike.
-
VIDEO
Rama: Të mobilizojmë kapacitetet tona, të mos e lëmë Rusinë të fitojë! Do ishte rezultat i papërballueshëm
Kryeministri Edi Rama në samitin për Ukrainën bëri thirrje që vendet aleate të mobilizojnë kapacitete për të mos e lënë Rusinë të fitojë, pasi sips tij ky do ishte një rezultat i papërballueshëm.
-
VIDEO
Samiti në Tiranë, Rama: T’i japim mbështetje financiare dhe ushtarake Ukrainës të ndali agresorin
Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Tiranë u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare e ushtarake për Ukrainën.