Samiti për Ukrainën në Tiranë, Zelensky kërkon bashkëprodhim të municioneve me Shqipërinë e Ballkanin!

28 Shkurt, 16:20

Tirana organizoi sot samitin Ukrainë – Europa Juglindore” me pjesëmarrjen edhe të liderëve të Ballkanit Perëndimor. Në një zë kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Presidenti Zelensky bënë thirrje për të qëndruar krah Ukrainës në betejën e saj kundër agresionit rus. Zelensky ftoi vendet e rajonit dhe Shqipërinë për të bashkëprodhuar municione.