-
VIDEO
‘Mazhoranca do të kontrollojë SPAK-un’, qeveria i përgjigjet Bashës: Tym i përhapur nga ballkoni i rrugicës mbrapa Piramidës dhe jermi nga ëndërrzgjëndra e Lulit
Denoncimit të kryedemokratit Lulzim Basha një ditë më parë, se PS po përgatit një komision për të kontrolluar SPAK-un, iu përgjigj ministrja Elisa Spiropali, duke e vlerësuar gënjeshtër. Ministrja tha se reforma në drejtësi jo vetëm që nuk preket por ka mbështetjen e socialistëve në bashkëpunim me aleatët
-
VIDEO
PD: E gjithë opozita pavarësisht bindjeve të rrëzojë Ramën
Duke radhitur çështjet prioritare për të cilat Partia Demokratike do të ngrejë zërin, deputetja Eralda Tase, tha se e gjithë opozita, pavarësisht bindjeve, do duhet të sjellë fundin e qeverisë Rama.
-
VIDEO
'E kam partinë, jam në mazhorancë', Kthupi-Valterit: Hajdeni te Zgjedhorja e diskutoni! Ish-deputeti: E kam reformën, jam në rregull
Debatet për komisionin e Reformës Zgjedhore kanë vijuar edhe në “Studio Live” në Report Tv mes ish-deputeti Halit Valteri dhe përfaqësuesit ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi.
-
VIDEO
‘Ika nga PD prej Lulit’, Kthupi-Valterit: Ndryshuat Kushtetutën me Ramën, do ta zhbëjmë
Ish-deputeti Halit Valteri dhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Rezart Kthupi janë përballur me debate këtë pasdite në “Studio Live” në Report Tv, të ftuar përballë nga gazetari Arbër Hitaj.
-
VIDEO
Bllokimi i Komisionit për Zgjedhoren, Valteri përplaset me Kthupin: Pa propozim konkret, Basha ia fut kot sa herë zgjohet nga gjumi
PD zyrtare i qëndron versionit se bllokimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore nga Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit me në krye Flamur Nokën ishte skenar i parapërgatitur me PS
-
VIDEO
Presidenti i rajonit të Lombardisë në Tiranë: Të rrisim bashkëpunimin në turizëm e bujqësi! Mbështetje për rrugëtimin drejt BE
Rajoni i Lombardisë synon të rrisë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, në turizëm, bujqësi e sektorë të tjerë ku mundësitë janë të shumta. Presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana, tha se zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe theksoi se janë disa projekte në fazë studimi për të nxitur shtimin e investimeve në Shqipëri.
-
VIDEO
Pse nuk shkoi Alibeaj në Komisionin e Reformës Zgjedhore? Basha: Nikolla e Rama kishin gati skenarin, të krijonin një tjetër përplasje si ajo me Açkën
I pyetur se përse bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, nuk shkoi në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha tha Nikolla dhe Rama kishin skenar që të krijonin një tjetër përplasje mes demokratëve, si ajo mes Bardhit-Nokës e Açkës.
-
VIDEO
Debati për 'Zgjedhoren', Basha 'përplaset' me gazetarin: PD marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët! Kam takuar një nga ambasadorët më të rëndësishëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar sërish deklaratat e ambasadës së SHBA dhe BE, të cilat mohuan ndërmjetësimin për reformën zgjedhore. Ai nënvizoi se PD ka marrëdhënie 100% të shëndosha me ndërkombëtarët. Sipas Bashës kjo është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga interesi publik.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend, Basha: Zero rezultat, u bëj thirrje t’i thërrasin mendjes, të vendosin interesin e shqiptarëve të parin
Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar kaosin e Rithemelimit në bashkëpunim me grupin e Bardhit në Kuvend. Basha tha se nga ky aksion politik kanë pasur zero rezultat. Madje ai e pati një thirrje për kolegët opozitarë duke u thënë se duhet t’i thërrasin mendjes dhe të vendosin interesin e shqiptarëve të parin.
-
VIDEO
'Sulmi' ndaj Açkës, Basha për Nokën e Bardhin: Iu hakërryen deputetes, kurse sot para Gjiknurit u sollën si miq të vjetër... si nuse
Kryetari i PD Lulzim Basha ka dënuar sjelljen e deputetëve të Rithemelimit të cilët sulmuan Kryetaren e Komisionit të Mediave, Flutura Açka dy ditë më parë. Basha krahasoi sjelljen e Nokës dhe Bardhit në mbledhjen e komisionit të Medias dhe sot në komisionin për Zgjedhoren. Kreu demokrat tha se nëse ndërsa dje sulmuan Flutura Açkën, sot u shfaqën krah për krah me Damian Gjiknurin si "miq të vjetër".
-
VIDEO
Basha: Ata që bëjnë denoncime ditën, marrin leje për kulla natën! ‘Trekëndëshi i Bermudës’ po ndjen presionin e SPAK
Kreu i PD, është pyetur nga gazetarët përse nuk bën denoncime kundër qeverisë Rama. Lulzim Basha përgjigjen e kishte duke shigjetuar grupin e Rithemelimit, duke thënë se ata që bëjnë sikur denoncojnë ditën e natën marrin leje për kulla.
-
VIDEO
‘Çohu hoxhë të ulet prifti’, Basha për bllokimin e komisionit të 'Zgjedhores': Pyesni Rithemelimin a janë kundër listave të hapura! Ta dinë shqiptarët kush bën lojë
Kreu i PD Lulzim Basha ka komentuar bllokimin e komisionit të Reformës Zgjedhore për shkak se Rithemelimi dhe deputetët e Gazment Bardhit bllokuan sallën. Sipas Bashës Rithemelimi dhe Rama nuk i duan listat e hapura.