-
VIDEO
Rithemelimi bllokoi komisionin për Reformën Zgjedhore, Basha: Ka një komplot, skenar me regji të Ramës, nuk do e fusin dot PD në këtë kurth
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat ka komentuar kaosin e krijuar nga deputetët e Rithemelimit, të cilët nuk lejuan që të mbaheshin punimet e komisionit për Reformën Zgjedhore. Badha hedh akuza se ky skenar është krijuar me regji të Edi Ramës, pasi sipas tij nuk e duan këtë reformë, e as listat e hapura.
-
VIDEO
Basha denoncon planin e PS-së: Po përgatit komisioni për të kontrolluar e goditur SPAK
Kryetari i PD-së Lulzin Basha denoncoi sot një tentativë të Partisë Socialiste për të vënë nën kontroll SPAK.
-
VIDEO
Basha: Të alokohen 5 mld lekë ndihmë ushtarake për Kosovën, të hënën depozitojmë amendamentin në Kuvend
Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se të hënën do të dorëzojnë një amendament për buxhetin e shtetit, ku do të kërkojnë 5 mld lekë të reja ndihmë ushtarake për Kosovën.
-
VIDEO
Basha: Paqja në rajon rrezikohet nga revanshimi i Serbisë! Të forcohen kapacitet mbrojtëse për Kosovën! Në Tiranë dëgjohen veç kukuvajkat
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po mban një konferencë me gazetarët në selinë e PD. Ai tha se paqja në rajon rrezikohet nga revanshimi i Serbisë.
-
VIDEO
Në 2014-ën LSI dhe PS miratuan Reformën Administrative pa opozitën, Meta: Kishte marrëveshje mes Ramës e Bashës për bojkot
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet përse PS nuk duhet të miratojë një Reformë Zgjedhore pa praninë e opozitës kur e njëjta gjë ishte bërë edhe në vitin 2014 me Reformën Territoriale kur LSI e Metës ishte në qeveri.
Meta u përgjigj duke thënë se që atëherë kishte pasur një marrëveshje mes Ramës dhe Bashës që ky i fundit të bojkotonte komisionin për Reformën Administrative. Ai shtoi se si kryeparlamentar asokohe kishte bërë përpjekje që PD të përfshihej në Komision, por pavarëissht kësaj opozita nuk kishte dorëzuar asnjë propozim mbi idetë e tyre.
-
VIDEO
‘Udhëhiqte revolucion imagjinare’, Meta i përgjigjet Ramës: Të gjitha betejat i humbe! Sot të bëjmë me diktaturë
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me komentin e kryeministrit Edi Rama, se kur ai ishte president udhëhiqte revolucione imagjinare të opozitës.
‘Po i rikthehem edhe një herë kryelindasit që udhëhiqte revolucion imagjinare. Kemi të bëjmë më një diktaturë reale, jo imagjinarë. Dhe të gjithë i mbajnë mend betejat e vërteta të zhvilluar jo vetëm këtu por edhe në komisionin e Venecias midis Metës dhe parlamentit monist. Ku të gjitha betejat Rilindja i humbi përfshirë edhe ato për lirinë e medias.’- tha Meta.
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie, fjalime në ballkon, Meta: ‘Jemi përshëndetur! Po e përndiqet politikisht nga Rama
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është në krah të Sali Berishës, në hetim për korrupsion pasiv për aferën Partizani, nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’
A do e shohim Metën në rrugën e Berishës?
“Jemi përshëndetur dhe para disa ditësh dhe I kam shprehur solidaritetin tim më të plotë. Kemi të bëjmë me një përndjekje politike dhe përpjekje për të minuar opozitarizmin në vendin tonë. Të gjitha këto diktohen nga Edi Rama përmes kapjes së sistemit të drejtësisë dhe përmes presioneve që ai ushtron në këtë drejtim” tha Meta në konferencë për median. -
VIDEO
'Berisha në arrest shtëpie s'mund të shkojë në Kuvend!' Zbardhen arsyet pse SPAK e ndalon!
Report Tv e Shqiptarja.com zbardh vendimin 4 faqesh firmosur nga Dumani dhe dy prokurorët e dosjes drejtuar Sali Berishës. Në të shkruhet se ushtrimi i mandatit të fituar nga zgjedhjet për në Kuvend konsiderohet si e papajtueshme siç është e papajtueshme edhe për çdo qytetar tjetër që i nënshtrohet masës 'arrest shtëpie', e drejta për të shkuar në punë.
-
VIDEO
Begaj dekretoi ndryshimet në ligjin për komisionet hetimore, Meta: Shkak për krizën politike, tmerri i Ramës nga llogaridhënia
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur mbi situatën politike ku ndodhet vendi. Sa i takon dekretimit nga presidenti Begaj të ndryshimeve në Komisionet Hetimore, Meta tha se arsyeja kryesore e kësaj krize politike në vend është sipas tij frika që qeveria ka nga llogaridhënia.
-
VIDEO
Grupimi Bardhi-Berisha bllokuan komisionin për Reformën Zgjedhore, Alibeaj: Teatër i shëmtuar, po përdoren nga Rama
Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Enklejd Alibeaj e ka cilësuar si teatër të shëmtuar bllokimin e mbledhjes nga grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe dhe Sali Berishës. Sipas Alibeajt ata po përdoren nga Edi Rama.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Mediu: I bëj thirrje çdo deputeti të opozitës mos të bashkohet me farsën
Fatmir Mediu anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore I bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen pjesë e farsës së mazhorancës për të shkatërruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
‘Edi Rama nuk i ka 84 vota në parlament. Dua ti bëj thirrje çdo deputeti të opozitë mos të bashkohet në një farsë për të shkatërruar zgjedhje të lirshme dhe të ndershme. Ky komision është bipartizan dhe në dy krahët ka pjesëmarrje. Kemi detyrime të krijojmë standard për zgjedhje të lira dhe të ndershme.’- tha Mediu.
Ndërkohë Rithemelimi përsëriti sërish se nuk ‘do ketë normalitet në parlament’.
-
VIDEO
Reforma Zgjedhore, Bardhi: Farsë e Radhës nga PS e Basha! Bllokimin po e bën Edi Rama
Gazment Bardhi thotë se është Edi Rama ai që po bllokon Reformën Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat Bardhi tha se kjo ishte një farsë e radhës nga socialistët dhe nga ata me mandat opozitar që bëjnë sikur kanë ndërmend të bëjnë Reformën Zgjedhore.
‘Ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre me mandat opozitar për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë Zgjedhore. Qëllimi ishte tu hidhnin hi syve qytetarëve shqiptare. Nuk kanë asnjë produkte. Sot opozita nuk ka bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore por është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës në Komisionin për Reformën Zgjedhore. Edi Rama nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës për Reformën Zgjedhore. Opozita dëshiron të marrë pjesë në Komisionin për Reformën Zgjedhore por nuk po lejohet. Po mbahet peng e bllokuar nga vullneti i Edi Ramës. Janë rreth 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin te Reforma Zgjedhore. Sa kohë kanë humbur besimin e më shumë se 2/3 të deputetëve të opozitës. Është qesharake që vazhdojnë të sillen sikur e kanë besimin tonë. Ja kemi dhënë i kemi mbështetur për dy vite ta çojmë para Reformën Zgjedhore por e kanë bllokuar punën për Reformën Zgjedhore.’- tha Bardhi.