Presidenti i rajonit të Lombardisë në Tiranë: Të rrisim bashkëpunimin në turizëm e bujqësi! Mbështetje për rrugëtimin drejt BE

19 Janar, 20:23

Rajoni i Lombardisë synon të rrisë shkëmbimet dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, në turizëm, bujqësi e sektorë të tjerë ku mundësitë janë të shumta. Presidenti i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana, tha se zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe theksoi se janë disa projekte në fazë studimi për të nxitur shtimin e investimeve në Shqipëri.