-
VIDEO
‘Rrugët e Shqipërisë më të këqija se të Afrikës’, apeli i Malajt: Të rikonstrukturohen investimet në infrastrukturë, më shumë fonde nga BE
“Prioritet në të gjithë modelet e rritjes ekonomike është kapitali human, cilësia e arsimit dhe Shëndetësisë. Por investimet në infrastrukturë kanë ndikim pozitiv edhe të shëndetësia arsimi dhe në biznes. Duhet ristrukturim tjetër i investimeve në infrastrukturë.”.
-
VIDEO
Deklarata e Bardhit për koalicion të gjerë opozitar, Kulluri: Largimi i Berishës, kusht i vetëm për ribashkimin e PD
I ftuar në "Studio Live" me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri duke komentuar deklaratat e Gazment Bardhit për ribashkim në një koalicion opozitar, tha se kushti i vetëm për një gjë të tillë është largimi i Berishës.
-
VIDEO
Debat në ‘Studio Live’, Kulluri-Burimit: Ke retorikë pro ‘foltores’, nuk e ktheni dot PD-në kundër SHBA! Analisti: Unë të jap ujë në bisht të lugës
Në emisionin “Studio Live” në Report Tv pati një debat mes analistit Genc Burimi dhe sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri. Ky i fundit kritikoi retorikën politike të Burimit, që sipas tij është pro ‘foltores’ së Berishës.
-
VIDEO
Beqaj prej 8 orësh në SPAK, Kulluri: Socialistët të ndërgjegjshëm, iu nënshtruan hetimit! Burimi: Pse nuk preken të fortit? Nesturi: Drejtësia ka filluar të bëjë detyrën
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, që prej orës 9 të mëngjesit ndodhet në SPAK së bashku me avokatin përballë prokurorëve që po hetojnë koncesionin e sterilizimit, Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi si person nën hetim
-
VIDEO
Ndryshimet në qeveri, Zhupa në Report Tv: U shkri Ministria e Kulturës që të jepet me koncesion trashëgimia kulturore
Deputetja e opozitës Ina Zhupa thotë se ndryshimi në qeveri i kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi krijimin e një dikasteri të ri qeverisës, duke bashkuar ministrinë e Kulturës me Ekonominë dhe Inovacionit, bëhet për koncesionet në trashëgiminë kulturore
-
VIDEO
Boçi konfirmon bisedimet me Bardhin: Bashkim me federatë! Nëse Basha reflekton për rolin e opozitarit, të vijë
Bisedimet që Gazment Bardhi konfirmoi në një intervistë për Report Tv i pohon edhe nënkryetari i PD së Rithemelimit Luçiano Boçi.
Ai thotë se diskutimet janë intensive për një bashkim të të gjithë opozitës për zgjedhje. Edhe përfshirjen e Bashës e kushtëzon me kthimin, sipas tij në rolin e opozitarit.
“Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës, që janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij fronti dhe të aksioni opozitar, jo thjeshtë zgjedhor, por edhe aksionit që pararend situatën zgjedhore. Bisedimet dhe procesi vazhdon. Aktet e bashkimit do të zbardhen dhe do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Ky bashkim është konkret, fillimisht brenda nesh dhe më pas edhe për të ftuar të gjitha partitë opozitare me të cilët përfaqësuesit e PD-së janë bisedime intensive”, tha Boçi.
-
VIDEO
Berisha në arrest, Gazment Bardhi rrëfen në Report Tv ‘negociatat e bashkimit’: Opozita bashkë në një federatë! Vijojmë aksionin në Kuvend
Gazment Bardhi konfirmon në Report Tv se ka nisur bisedimet mes deputetëve të tij, atyre që mbështesin Berishën por dhe aleatëve, për një koalicion të gjerë opozitar. Për sesion e ri parlamentar, Bardhi thotë se do të vijohet skenari i bllokimit. Sa i takon Bashës, Bardhi thotë se uron që t'i rikthehet opozitarizmit.
-
VIDEO
Taksimi i profesioneve të lira, Partia e Lirisë: Qeveria po rrit barrën fiskale mbi shtresën e mesme, po ecën në drejtim të gabuar
Partia e Lirisë kërkon marrjen e masave për lehtësimin e situatës ekonomike të shqiptarëve me qëllim që ata të mos zgjedhin të largohen nga vendi.
-
VIDEO
PD: Dhuna në familje alarmante, qeveria të mbështesë gratë
Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanta Jupi tha se qeveria duhet të ndërhyjë përballë shifrave shqetësuese të dhunës në familje dhe të lëshojë më shumë fonde nga buxheti për adresimin, parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje.
-
VIDEO
E ardhmja e opozitës? Debat te '5pyetjet', Lapaj: Të vjetrit kanë prerë 'lisat' e rinj, s'ka garë! (8 janar 2024)
Cila do të jetë e ardhmja e opozitës? Përse po tkurret opozita në një rrugicë? A ka hapësirë për forca të tjera apo jeta politike do mbetet në sfidën PS-PD? Ishin këto disa pyetje që u diskutuan në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv
-
VIDEO
Vula e PD në Apel, avokati Daci: Nga pikëpamja juridike sistemi ka dështuar, s'ka logjikë që kjo çështje të presë dy ose tre vjet
Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apel çështjen se kujt i takon vula e PD. Avokati Jordan Daci në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se nga pikëpamja juridike me këtë çështje sistemi i drejtësisë ka dështuar pasi duhet ti ishte dhënë zgjidhje brenda një afati kohor më të shkurtër.
-
VIDEO
Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e kabinetit qeveritar me krijimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen. Me këtë vendim, shkrihet ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që largohet nga kabineti, ndërsa zvogëlohet portofoli i Ervin Metes, i cili tashmë do të jetë ministër vetëm i Financave si dhe është rikthyer Inovacioni që gjatë mandatit 2013-2017 ishte ministri më vete me në krye Milena Hariton.