Rama ndryshon strukturën e qeverisë, bashkon ‘Kulturën’ me ‘Ekonominë' dhe 'Inovacionin' në një ministri! Emëron në krye Blendi Gonxhen! Largohet Margariti

8 Janar, 22:58

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshimin e kabinetit qeveritar me krijimin e ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me ministër Blendi Gonxhen. Me këtë vendim, shkrihet ministria e Kulturës, me Elva Margaritin që largohet nga kabineti, ndërsa zvogëlohet portofoli i Ervin Metes, i cili tashmë do të jetë ministër vetëm i Financave si dhe është rikthyer Inovacioni që gjatë mandatit 2013-2017 ishte ministri më vete me në krye Milena Hariton. 

      No videos found.