-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie mban fjalime nga dritarja, gazetari Hitaj: I shijon ky lloj martirizmi
“Sali Berisha është kapitull i mbyllur”. Kështu tha gazetari Arbër Hitaj në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv duke komentuar sjelljet e ish kryeministrit Berisha që në arrest shtëpie për aferën Partizani mban fjalime nga dritarja duke shkelur dhe vendimin e GJKKO e cila ia ka ndaluar që të flasë me persona të tjerë përveçse me ata që bashkëjeton.
-
VIDEO
'Do shkojmë dhe te ballkoni i Ramës', Lapaj debat me Kason: Drejtësia nuk korrigjohet me kanun! Berisha s'mund të çojë paligjshmërinë në paligjshmëri
Një debat është zhvilluar mes përfaqësuesit ligjor të Rithemelimit, Ivi Kaso dhe drejtuesit të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj teksa po diskutohej për të ardhmen e opozitës në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Fjalimet e Berishës në arrest shtëpie para militantëve të Rithemelimit që mblidhen poshtë pallatit të ish-kryeministrit Kaso tha se kanë qëllim solidarizimin dhe sensibilizimin.
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie, avokati Daci: Ish-kryeministri duke mos zbatuar masën e parë dëmtoi veten e tij
Avokati Jordan Daci i ftuar në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka deklaruar se Sali Berisha duke mos respektuar masën detyrim paraqitje të caktuar nga GJKKO dëmtoi veten dhe i dha shkas prokurorisë që të kërkojë ashpërsimin të masës së sigurisë për të.
-
VIDEO
PSD e Tom Doshit bashkon votat me opozitën, rrëzohet kalimi i buxhetit për Malësinë e Madhe! Mbledhja shoqërohet me debate
Social demokratët e Tom Doshit kanë bashkuar votat me opozitën, PD zyrtare dhe Rithemelimin duke bërë që këshilli bashkiak i bashkisë Malësi e Madhe të mos e miratojë buxhetin e vitit 2024 pasi nga 27 këshilltarë të pranishëm, 14 vota ishin pro dhe 13 kundër. Ndërkohë që 4 këshilltarë nuk morën pjesë në mbledhje
-
VIDEO
Cila do jetë e ardhmja e opozitës? Adriatik Lapaj: Këta kanë prerë 'lisat' e rinj, ka mungesë gare
E ardhmja e opozitës është tema kryesore e emisionit “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.
-
VIDEO
Topi thirrje ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë! Nuk pritet ndryshim i vullnetshëm nga mëkatarët
Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në "Kontrast" me gazetarin Denis Minga në Report Tv, ka bërë thirrje ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presion për një reformë në politikën shqiptare.
-
VIDEO
Deputeti socialist, Petro Koçi: Duhet më shumë kolegjialitet në vendimmarrjet brenda PS! Pushteti të jetë më i balancuar
Deputeti socialist Petro Koçi i cili e konsideroi ‘komoditet dëmtues’ për qeverinë, situatën ku ndodhet opozita foli edhe për gjendjen brenda Partisë Socialiste.
-
VIDEO
Formimi i ministrisë së Ekonomisë, kulturës dhe Inovacionit, Petro Koçi: Vendim i logjikshëm, ja cila fushë besoj se do të dominojë
Deputeti Petro Koçi e ka konsideruar si të logjikshëm vendimin e kryeministrit Edi Rama për formimin e ministrisë së re që përmbledh bashkë, fushën e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
-
VIDEO
Shkeljet e Berishës ndaj masës së GJKKO, Koçi bën krahasimin me ish-kryesocialistin: Nano e priti arrestimin si burrë i vërtetë! Nuk i hapi luftë drejtësisë
Deputeti socialist, Petro Koçi i ftuar në 'Studio Live', teksa foli për zhvillimet e fundit në vend, komentoi edhe sjelljen e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka shkelur për të disatën herë masën e GJKKO për të mos komunikuar me persona jo-familjarë që prej se ndodhet në arrest shtëpie.
-
VIDEO
Gazment Bardhi letër presidentit: Ktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin për komisionet hetimore
Deputeti i opozitës Gazment Bardhi I ka dërguar një letër presidentit të Republikës ku I kërkon të kthejë për rishqyrtim në kuvend ligji për komisionet hetimore.
-
VIDEO
Rama mbledh qeverinë dy ditë në Shëngjin! Në ‘skaner’ puna e ministrave e prioritetet e 2024! Zbardhet axhenda dhe pjesëmarrësit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në një takim dy ditor kabinetin qeveritar në Lezhë. Takimi ‘retreat’ do të mbahet nesër dhe pasnesër.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend/ Në 3 muaj, 29 deputetë të përjashtuar! Bardhi, ‘më i ndëshkuari’, e ndjek edhe Nallbati! Noka rrezikon ndëshkim me rregulloren e re
Në 3 muaj aksion në parlament, 29 deputetë të opozitës janë përjashtuar nga Sekretariati i Etikës. Më i ndëshkuari prej tyre rezulton Gazment Bardhi, ndërsa ndiqet nga Flamur Noka që rrezikon edhe përjashtimin 60 ditor për shkak të seancës së fundit të vitit të shkuar. Opozitarët kanë paralajmëruar që kaosin do ta vijojnë edhe në sesionin e ri të Kuvendit që nis më 15 janar.