-
VIDEO
‘Lulzim Basha s’dihet ku është? Rama: Është duke fjetur, jam i sigurtë! Edhe po të zgjohet s’presim gjë të re! Opozita, federatë palësh që ndahet e bashkohet
Kreu i qeverisë Edi Rama në konferencën e fundvitit u pyet edhe për frymën e opozite të re. Rama ironizoi edhe kreun e opozitës, Lulzim Bashën, për të cilin tha se duhet të jetë “në gjumë”.
-
VIDEO
‘Pse duhet të jemi i shqetësuar për McGonigal?’ Rama: Çështja është hetuar në SHBA
Edi Rama komentoi hetimin e SPAK për çështjen Charles McGonigal, për të cilën tha se nuk ka lidhje me ato që thuhen në ambientin politik.
-
VIDEO
Rama: Ligjin e ri për sigurinë kibernetike e kalojmë në janar në Kuvend, do detyrojë institucionet dhe kompanitë të financojnë për mbrojtjen
Qeveria ka gati ligjin e ri për sigurinë kibernetike, i cili do të kalojë në mbledhjen e parë të qeverisë në janar dhe më pas do i kalojë kuvendit për miratim.
-
VIDEO
A jeni tërhequr nga Ballkani i Hapur? Rama: E ka kryer misionin, Shqipëria është pjesë
Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët në konferencën e fundvitit thotë se Shqipëria nuk është tërhequr nga Ballkani i Hapur dhe se kjo nismë nuk është mbyllur. Kreu i qeverisë thotë se kjo nsimë e ka kryer misionin e saj, ndërsa si shembull që nuk është mbyllur tha se pak javë më parë në Beograd u mbajt paniri i verës, ku morën pjesë edhe prodhues shqiptarë.
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie, Rama: S’merrem me non grata! S’do ketë drejtësi derisa të vihen para drejtësisë vrasësit e 21 janarit
Kryeministri Edi Rama në konferencë e tij të fundvitit është pyetur pak para vendimit të GJKKO-së për të pranuar kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me policë tek dera për ish-kryeministrin Sali Berisha.
-
VIDEO
Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu në akuzë! Gënjeshtër zhvatja e fondeve të BE-së, s'kalonin nga zyra e tij
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sipas kryeministrit Rama, fondet e BE-së nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj. Kreu i qeverisë përsëriti sërish se kjo nuk është një çështje që i takon qeverisë por drejtësisë.
-
VIDEO
Kush është njeru i vitit 2023? Ja si përgjigjet Rama
Kryeministri Edi Rama ka dhënë vlerësimin e tij për njeriun e vitit 2023, që sipas tij është trajneri Silvinio, që arriti të kualifikojë kombëtaren në EURO 2024.
-
VIDEO
A do ta zbatojë Berisha masën e arrestit të shtëpisë? Ja si përgjigjet avokati i Berishës
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj pas masës së arrestit për Sali Berishën u pyet nëse do ta zbatojë vendimin e gjykatës. Avokati la të kuptojë se Berisha do ta zbatojë masën e se ndodhet në banesë.
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie, i ndalohet komunikimi/ Avokati Gjokutaj: E papranueshme, duhej të merrej leja e Kuvendit
Në dalje të gjykatës Avokati Genc Gjokutaj e quajti të papranueshme mbikqyrjen policore si dhe ndalimin e tij për të komunikuar.
Për këtë Gjokutaj tha se gjykata duhet të merrte leje nga Kuvendi. -
VIDEO
Rama: Na duhet drejtësi që të godasë ata që janë të veshur me pushtet, edhe brenda qeverisë
Kryeministri Edi Rama thotë se duhet një drejtësi që të godasë pa dallim ata që janë të veshur me pushtet, madje edhe brenda për brenda qeverisë. Rama thotë se PS do ta mbështesë reformën në drejtësi.
-
VIDEO
Operacioni për konfiskimin e shtesave pa leje, Rama: Deri tani janë arkëtuar 3.5 mln euro, 4 objekte të tjera pritet të bëjnë pagesën
Kryeministri Edi Rama ka folur me shifra në lidhje me operacionin e ndërmarrë për konfiskimin e shtesave pa leje. Kreu i qeverisë bëri publike për herë të parë shifrat e të ardhurave nga ky operacion dhe nënvizoi se deri tani janë arkërtuar 3.5 mln euro nga 5 objekte e shtoi se për 4 objekte të tjera pritet të bëhet pagesa.
-
VIDEO
Rama: Kemi instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkolla! 216 të tjerë smart në vitin 2024
Kryeministri Edi Rama bën me dije se janë instaluar 12 laboratorët e parë të inteligjencës artificiale në shkolla. Ndërkohë, për vitin 2024 pritet të instalohen edhe 216 laboratorë smart nëpër shkolla në kudër të programit të nisur këtë vit që po lëmë pas, ku 100 shkolla janë të pajisura me laboratorë smart.