-
VIDEO
Berisha mbajti fjalim para militantëve të mbledhur poshtë banesës, Korreshi: S’jam Shekspiri të merrem me ballkonin e Romeo dhe Zhulietës
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi teksa komentoi mbështetësit e Sali Berishës të cilët u mblodhën poshtë banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpie, zbuloi edhe arsyen pse nuk kishte qenë i pranishëm.
-
VIDEO
Berisha thyen vendimin, fjalim nga dritarja analisti: Iu bashkua Ramës e Metës kundër Dumanit
-
VIDEO
'Heroina e kokainën në Shqipëri nuk e sjellin zogjt' Balla: Forcojmë pikat kufitare! Presim drejtues të lartë para ligjit, s'mjaftojnë më policët bazë
Në konferencën për median ministri i Brendshëm foli për një forcim të kontrollit në pikat kufitare për të ndaluar trafikimin e lëndëve narkotike dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme për të cilat nuk mund të kryhen pa dijeninë e drejtuesve.
-
VIDEO
'Më akuzoi për shpifje unë për tradhëti' Taulant Balla komenton çështjen Beleri
Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal dhe tek çështja Beleri dhe vendimi i GJKKO-së për të ndaluar betimin e tij pa përfunduar çështjen me drejtësinë.
-
VIDEO
Denoncimi në SPAK: Gjyqtarja e Kushtetueses në festën e Bashës! Marsida Xhaferllari dha vendime kundër kërkesës së Berishës
Adriana Kalaja nga Rithemelimi kallëzoi në SPAK anëtaren e gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, pasi sipas saj ka ushtruar ndikim tek kolegët gjyqtarë për të votuar pro kërkesave që vinin nga mbështetës të grupit Basha dhe kundër Berishës. Anëtarja e Rithemelimit, tha se gjyqtarja Xhaferllari është në konflikt interesi për shkak se bashkëjeton me Alibeajn e PD dhe ka marrë pjesë në festën politike të Bashës
-
VIDEO
Berisha në arrest shtëpie nga ballkoni u flet milintantëve, Balla: E papranueshme! Afera "Partizani", korrupsion i pastër
Ministri i Brendshëm Taulant Balla e quajti të papranueshme shkeljen e vendimit që Sali Berisha bën duke mbajtur fjalim nga ballkoni para milintantëve të cilët mblidhen poshtë në rrugën “Mustafa Matohiti” ndërsa është në ‘arrest shtëpie’ Balla: Gjatë arrestit në shtëpi janë të gjitha ndalimet si në burg
-
VIDEO
Bilancin: 4698 raste të dhunës në familje në 2023! Balla: E papranueshme, dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore
Një nga objektivat e ministrit të Brendshëm për 2024 është dhuna me bazë gjinore
“Dorë të hekurt kundër dhunës me bazë gjinore dhe mbrotje të veçantë viktimave të dhunës. Janë regjistruar 4698 raste të dhunës në familje, me 2030 autorë të identifikuar e 733 në pranga. Të tjerët prokuroria e gjykata ka vendosur të procedohen në gjëndje të lirë”
Balla e quajti ‘të papranueshme’
Kjo është situatë epapranueshme. Nuk mjafton vetëm policia e shtetit duhet ndërgjegjësim për të parandaluar dhunën në familje’
-
VIDEO
Ligji i policisë së shtetit po ndryshon, Balla në konferencë: I japim fund monopolizimin të strukturës drejtuese
Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencë për median njoftoi se në këto momente është drejt përfundimit faza e parë e hartimit të ligjit në policinë e shtetit. Balla është i bindur se ky ligj do I japë fund monopolit të strukturës drejtuese.
“Ndryshimet mund ti përmbledhja ‘dinamizim, energjizim i trupës së policisë së shtetit dhe përmirësim të karrierës së policsië. Duhet ti japim mundësinë çdo punonjësi të policisë të bëjë karrierë. Ti japim fund monopolizimin të strukturës drejtuese brenda policisë së shtetit” tha Balla
Në 2023 në Akademinë e Sigurisë janë pranuar 607 djem e vajza në nivelin bazë patrullë e përgjithshme dhe 41 ekselentë në patrullën e krimit
Gjatë 2024 do të pranohen 400 kurstantë, 100 ekselentë dhe 29 për funksione të veçanta.
-
VIDEO
Rendi dhe siguria në vitin 2023, Balla bën bilancin: Sekuestruam 2.6 mln € të padeklaruara në kufi! 190 jetë të humbura në aksidente
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në konferencë për median për të bërë bilancin e vitit 2023
-
VIDEO
Mungon prej 6 muajsh në Kuvend, Arben Ahmetajt i 'digjet' mandati, Ja kush pritet ta zërë vendin e tij në parlament
PS nis sesionin e ri me ndryshime në grupin parlamentar. Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj i vënë nën hetim për të paktën 4 vepra penale pritet të humbasë mandatin e deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
-
VIDEO
Shqipëria drejt BE, udhërrëfyesi: Në 2024 korniza ligjore për votën e diasporës
Me përfundimin e procesit screening, Shqipëria ka nisur rrugën e përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian. Një draft-plan për ndryshimet ligjore të parashikuara në vijim, Ministria e Drejtësisë e ka hedhur për Konsultim publik.
-
VIDEO
Në arrest shtëpie për aferën ‘Partizani’, Sali Berisha thyen vendimin e GJKKO, flet me mikrofon me militantët e mbledhur poshtë pallatit
Ditën që avokatët e tij ankimuan vendimin e Gjykatës, Sali Berisha e ka thyer atë. Edhe pse nuk i lejohet të ketë komunikim me asnjë person, përvec bashkëjetuesve të tij, Berisha u shfaq këtë mbrëmje nga dritarja e banesës së tij, ku ndodhet në arrest shtëpiak me mikrofon në dorë duke mbajtur fjalim para militantëve që ishin grumbulluar në rrugën “Mustafa Matohiti”