Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu në akuzë! Gënjeshtër zhvatja e fondeve të BE-së, s'kalonin nga zyra e tij

30 Dhjetor 2023, 13:39 | Përditesimi i fundit: 2023-12-30 19:38:20

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sipas kryeministrit Rama, fondet e BE-së nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj. Kreu i qeverisë përsëriti sërish se kjo nuk është një çështje që i takon qeverisë por drejtësisë.

 

    No videos found.