-
VIDEO
Kuvendi i hoqi imunitetin dhe i hapi rrugë arrestimit të tij, Berisha: Akt antikushtetues, vendimi ndaj meje, do të dështojë
Pasi Kuvendi votoi për heqjen e imunitetit të tij në kuadër të kërkesës së SPAK për ta arrestuar nën akuzën e korrupsionit për aferën ‘Partizani’, Berisha tha se vendimi i marrë për të do të dështojë.
Ai tha se votimi i Kuvendit për heqjen e imunitetit të tij, do të mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë kundër qeverisë.
-
VIDEO
Me 75 vota pro, Kuvendi i heq imunitetin Sali Berishës, i hapet rruga për arrestim për aferën Partizani
Kuvendi ka miratuar kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Tashmë, Berisha do të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit.
Në më pak se 8 minuta, pa asnjë surprizë, 75 deputetë votuan pro kërkesës së SPAK duke i hapur kështu rrugë arrestimit të Sali Berishës mes tymueseve dhe kaosit të krijuar nga Rithemelimi.
Ashtu siç e parashikonte rregullorja, kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla i dha fjalën Sali Berishës, por ky i fundit refuzoi. Ai kërkoi që të hiqej garda e Republikës nga Foltorja, mirëpo një kërkesë e tillë nuk u mor parasysh, e për pasojë ish-kryeministri zgjodhi të heshtë.
Tashmë, SPAK do t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë për shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, pasi ky i fundit nuk zbatoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. SPAK do të kërkojë ose ‘arrest në shtëpi’ ose arrest në burg’.
-
VIDEO
Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023 (20 dhjetor 2023)
Altin Dumani rezulton të jetë njeriu më me ndikim përgjatë vitit 2023, sipas mendimit të qytetarëve. Në sondazhin e muajit dhjetor, të publikuar në emisionin Repolitix, 50.1% e qytetarëve rendisin Dumanin si njeriun më me ndikim në jetën e vendit, ndërsa pas tij renditen Rama e Rrumbullaku. Sondazhi nxjerr forcë të parë PS, nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa mat edhe performancën e opozitës
-
VIDEO
Nesër votohet për arrestimin e Berishës, PS-PD dy raporte në Kuvend: Të autorizohet SPAK! Alibeaj: Akuzat jo politike, por fakte se favorizoi dhëndrin
Janë depozituar në Kuvend për votim dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK që i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës. Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandojnë Kuvendit dhënien e autorizimit, ndërsa nënvizojnë se akuzat ndaj Berishës nuk janë politike por se SPAK është bazuar në fakte
-
VIDEO
Niko Peleshi: Do forcojmë ushtrinë, siguria në rajon e brishtë! Shkak, konfliktet që po zgjerohen në mbarë botën
Siguria në rajonin e Ballkanit është e brishtë, ndaj dhe Shqipëria po forcon ushtrinë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se nuk jemi para një rreziku konkret, por konfliktet në Veri të Kosovës ndiktojnë që të shtohen masat.
-
VIDEO
Bardhi e akuzoi se ka përfituar dy kate te ‘Lion Residence’, Lulzim Basha çon projektligjin në Kuvend: Deputetët që shpifin të dënohen deri në 2 vite burg
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka depozituar në Kuvend një projektligj, përmes së cilit kërkon ndryshime në Kodin Penal. Basha propozon gjobë ose burg deri në 2 vite për deputetët që shpifin.
-
VIDEO
Krimet e komunizmit, ish-të përndjekurit kërkojnë drejtësi! Rezoluta: ‘Të dënohen me ligj krimet e komunizmit në vend’
Plot 33 vite nga rënia e diktaturës, ish-të përndjekurit vijojnë të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura të familjarëve të tyre. Ata paralajmëruan dorëzimin nesër të një rezolute me 9 pika, ndër të cilat dënimi me ligj i krimeve të komunizmit, vendosjen e një dite kujtese dhe kthimin e burgut të Spaçit e të Burrelit në muze.
-
VIDEO
Halit Valteri: Për Metën thonë se bën tre orë gjumë natën, ka lidhur kokën me peshqir! Është limon i shtrydhur
Ish-deputeti Halit Valteri në "Studio Live" në Report Tv ka bërë një koment dhe për kreun e Partisë së Lirisë i cili gjithashtu është paraqitur në SPAK në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.
-
VIDEO
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Shabani: Ikja e tij bekim për PD-në e Shqipërinë! Po bën përpëlitjet e fundit për të mos pranuar fatin e tij
Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani në një lidhje me skype për “Studio Live” në Report Tv me Arbër Hitajn deklaroi se ndëshkimi i Sali Berishës nga drejtësia tregon sipas tij se “Shqipëria po çlirohet”.
-
VIDEO
PS miratoi draftin për komisionet hetimore, PD kundër! Çollaku: Po kufizohet hapësira parlamentare e opozitës
Partia Demokratike ka kundërshtuar ndryshimet ligjore të miratuara në Komisionin e Ligjeve për Komisionet Hetimore.
-
VIDEO
Legjitimohet masën e sigurisë për Sali Berishën, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të Rithemelimit, s'e merr në shqyrtim
Me shumicë votash gjyqtarët rrëzuan kërkesën e deputetëve të Rithemelimit të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.
-
VIDEO
Inceneratorët/ Balla: Berisha e Meta në hall për vete, duan të largojnë vëmendjen
Në një prononcim për median pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Brendshëm Taulant Balla mbajti të njëjtin qëndrim si kryeministri Rama për projektet në tre bashki për riciklimin e mbetjeve, të cilat po e bëjnë vendin edhe më të pastër. Ndërsa sa I takon akuzave të Berishës dhe Metës tha se ata po e bëjnë për të tërhequr vëmendjen nga halli i tyre.