Krimet e komunizmit, ish-të përndjekurit kërkojnë drejtësi! Rezoluta: ‘Të dënohen me ligj krimet e komunizmit në vend’

20 Dhjetor 2023, 19:33

Plot 33 vite nga rënia e diktaturës, ish-të përndjekurit vijojnë të kërkojnë drejtësi për jetët e humbura të familjarëve të tyre. Ata paralajmëruan dorëzimin nesër të një rezolute me 9 pika, ndër të cilat dënimi me ligj i krimeve të komunizmit, vendosjen e një dite kujtese dhe kthimin e burgut të Spaçit e të Burrelit në muze.