Nesër votohet për arrestimin e Berishës, PS-PD dy raporte në Kuvend: Të autorizohet SPAK! Alibeaj: Akuzat jo politike, por fakte se favorizoi dhëndrin

20 Dhjetor 2023, 22:35

Janë depozituar në Kuvend për votim dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandave të cilët dy ditë më parë votuan në mbështetje të kërkesës së SPAK që i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës. Të dy raportet, si i mazhorancës dhe opozitës i rekomandojnë Kuvendit dhënien e autorizimit, ndërsa nënvizojnë se akuzat  ndaj Berishës nuk janë politike por se SPAK është bazuar në fakte