Sterilizimi, Beqaj del pas 10 orësh nga SPAK: Sugjerova hetime shtesë, KLSH auditoi punën time e s`më thirri asnjëherë! Jashtë gjobitet për parkim të gabuar

12 Dhjetor 2023, 20:23

Për rreth 10 orë ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dëshmoi në SPAK në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Në dalje në orët e vona të pasdites, ai tha se ka kërkuar veprime hetimore shtesë dhe administrimin e raporteve të KLSH-së që kanë audituar punën e tij pasi ka ikur nga detyra, dhe nuk kanë gjetur shkelje.