-
VIDEO
Rama flet për investimet në Shkodër: Do t’ja heqim lakun nga fyti, më në fund do ketë një hyrje! Shkodranët kuptuan se ishte budallik t’i binin fyellit me një vrimë
“Shkodra do të jetë prioritet”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Shkodër ndërsa u ndal te projektet që po zbatohen dhe që do të implementohen në vijim.
-
VIDEO
Rama: Shkodra ofron dy pasqyra për këdo që mendon se vota s'ka rëndësi, për katër muaj i kemi vendosur në dispozicion rreth 20 milion euro
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, u shpreh se ky qytet ndryshe nga vite më parë që ka mbajtur mbi supe, pluhur dhe shëmti sot ka një pasqyrë tjetër.
-
VIDEO
Asambleja e PS, Rama: Ne jemi bekimi i Shkodrës, mallkimi ishte tjetër kush! Për 4 muaj i vumë në dispozicion 20 milionë euro! Do ta kemi prioritet në investime
Shkodra është qyteti i radhës ky po zhvillohet Asambleja e PS. Kryeministri Edi Rama renditi ndryshimet e bëra në qaytet që pasi Benet Beci ka marrë drejtimin e bashkisë, ndërsa u ndal te projektet që kanë nisur të marrin jetë
-
VIDEO
Firmoset marrëveshja mes Manjës, Manastirliut dhe ambasadorit italian për edukimin në shkolla kundër korrupsionit
Përhapja e kulturës së ligjshmërisë dhe qytetarisë së përgjegjshme në shkolla, si mjet për të parandaluar korrupsionin është në fokus të marrëveshjes 3-vjeçare, ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Italiane në vendin tonë.
-
VIDEO
Tymese dhe flakë në Kuvend, zbardhen akuzat për Flamur Nokën dhe Albana Vokshi! Do referohen në SPAK
Flamur Noka dhe Albana Vokshi rrezikojnë burgun. Përveç masave nga komisioni i Etikës, deputetët e Rithemelimit do të përballen me drejtësinë për kaosin në seanca plenare, për shkatërrimin e karrigeve dhe zjarrin që shpërtheu nga flakadanët
-
VIDEO
Tymese dhe flakë në Kuvend, zbardhen akuzat për Flamur Nokën dhe Albana Vokshi! Do referohen në SPAK
Flamur Noka dhe Albana Vokshi rrezikojnë burgun. Përveç masave nga komisioni i Etikës, deputetët e Rithemelimit do të përballen me drejtësinë për kaosin në seanca plenare, për shkatërrimin e karrigeve dhe zjarrin që shpërtheu nga flakadanët
-
VIDEO
Nis sulmi pas bojkotit të Kuvendit të Rithemelimit, TV i Berishës akuzon Bardhin për takime të fshehta me mazhorancën!
Një pyetje e gazetares së Syri Tv, Ambrozia Meta ndaj deputetit Gazment Bardhi, i surprizoi të gjithë pas përfundimit të seancës penare që u mbyll 14 minuta pasi nisi.
-
VIDEO
Nuk mori pjesë në Kuvendin e Berishës, Bardhi: Fazë e një procesi të nisur kohë më përpara
Gazment Bardhi është pyetur nga gazetarët për mungesën e tij në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës më 2 dhjetor. Bardhi e cilësoi fazë të një procesi të nisur shumë kohë më parë. I pyetur nga gazetarët për një përgjigje më konkrete, Bardhi theksoi se për këtë çështje ka folur më herët.
“Një fazë e një procesi të nisur shumë kohë më përpara", tha Bardhi.
Uniteti brenda sallës së Kuvendit, duket se nuk qëndron mes dy grupeve jashtë sallës së Parlamentit. I pyetur nga gazetarët për mungesën e Bardhit dhe deputetëve të tij në Kuvendin Kombëtar, edhe Sali Berisha refuzoi që të përgjigjej.
Megjithatë, Gazment Bardhi theksoi se bashkimi i partisë, është në agjendën e përbashkët e opozitës dhe një proces që vijon “brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.”
-
VIDEO
Drafti i PS për komisionet hetimore, Bardhi: Ligj komunist, i zi si autorja! Felaj të propozojë që s'lejohet që katër familjarë të pushtojnë Prokurorinë e Tiranës
Deputeti Gazment Bardhi ka komentuar draftin e PS për ndryshimin e ligjit për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Bardhi e cilësoi një ligj komunist që kufizon të drejtën e opozitës për të ngritur komisione hetimore. Ndërsa akuza pati edhe për Felajn, për të cilën thotë se duhej të propozonte një ligj që nuk lejohen katër familjarë në Prokurorinë e Tiranës.
-
VIDEO
Bardhi pas kaosit në Kuvend: Salla ka humbur legjitimitetin! Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë
Deputeti Gazment Bardhi në një deklaratë të dhënë për mediat jashtë Kuvendit, ka deklaruar se opozita nuk lejoi vijimin normal të seancës as gjatë ditës së sotme duke theksuar se sipas tij, opozitës po i mohohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.
Ai tha se Kuvendi ka humbur legjitimitetin dhe shtoi se aksioni opozitar do të vijojë derisa opozitës t’i garantohen të drejtat kushtetuese.
“Edhe pse prej kohësh Kuvendi është futur në anormalitet, mazhoranca nuk ka asnjë respektim për të drejtat e opozitës. Nuk kemi kërkuar asnjë favor për veten por vetëm që të ushtrojmë të drejtat tona kushtetuese. Opozitës i mohohet e drejta për të patur përfaqësuesin e saj në komisionin e Reformës Zgjedhore.
Opozitës i mohohet e drejta për të kontrolluar qeverinë. Ne kemi detyrë që të kontrollojmë qeverinë mbi zbatimin e kontratave në fushën e shëndetësisë dhe vendimmarrjen e Edi Ramës në kushtet e konfliktit të interesit. Ajo që patë sot ishte vijimi i aksionit tonë për të mos lënë deputetët e mazhorancës të vijojnë punën në seancë. Praktikisht, kjo sallë ka humbur legjitimitetin si vendi ku mblidhen përfaqësuesit e popullit shqiptar”- tha Bardhi.
-
VIDEO
Hodhi tymuese në Kuvend, Noka përjashtohet nga seanca plenare
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca plenare deputetin Flamur Noka. Ky i fundit, nxorri tymuese para foltores së Kuvendit, në përpjekje për të ndërprerë seancën plenare.
-
VIDEO
Konsultohet me Berishën dhe Palokën, ja momenti kur Noka tenton t’i vërë zjarrin karrigeve
Ndonëse u përjashtua nga punimet e seancës plenare, me urdhër të kryeparlamentares, Lindita Nikolla, Flamur Noka ka vijuar me skenarin e tij.