Nuk mori pjesë në Kuvendin e Berishës, Bardhi: Fazë e një procesi të nisur kohë më përpara

4 Dhjetor 2023, 12:49

Gazment Bardhi është pyetur nga gazetarët për mungesën e tij në Kuvendin Kombëtar të Sali Berishës më 2 dhjetor. Bardhi e cilësoi fazë të një procesi të nisur shumë kohë më parë. I pyetur nga gazetarët për një përgjigje më konkrete, Bardhi theksoi se për këtë çështje ka folur më herët.

“Një fazë e një procesi të nisur shumë kohë më përpara", tha Bardhi.

Uniteti brenda sallës së Kuvendit, duket se nuk qëndron mes dy grupeve jashtë sallës së Parlamentit. I pyetur nga gazetarët për mungesën e Bardhit dhe deputetëve të tij në Kuvendin Kombëtar, edhe Sali Berisha refuzoi që të përgjigjej.

Megjithatë, Gazment Bardhi theksoi se bashkimi i partisë, është në agjendën e përbashkët e opozitës dhe një proces që vijon “brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.”