-
VIDEO
Lufta në PD/ Duka: Berisha të krijojë parti të re, bashkë me Bashën të bëjnë një hap anash! Lita: Opozita s’frymëzon, nuk nxjerr njerëz të votime
Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, duke folur për aksionin opozitar dhe bashkimin e deputetëve të grupimit Bardhi-Berisha, Duka tha se opozita duhet të rakordojë veprimet e saj. Madje shtoi Duka, grupimit duhet tu bashkohet edhe Lulzim Basha. Sipas Dukës, duhet të bëhen dy formacione politike, që të bëhen më pas bashkë në zgjedhjet parlamentare të 2025
-
VIDEO
Rezoluta për Kosovën, PD zyrtare 'kundër' konferencës së Kryetarëve! Çollaku: Duhej edhe interpelancë me Ramën! Meta: Qëndrimi për KFOR-in i rrezikshëm
Nënkryetari i PD Kreshnik Collaku që kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama, tha se seanca e posaçme do të shmangë ballafaqimin e Ramës për deklaratat e shtimit të prezencës së KFOR në veri. Në një reagim edhe Ilir Meta tha se deklaratat e Ramës për KFOR janë të rrezikshme.
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës/ KQZ i jep mandatin si kryebashkiak Albert Halilajt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Albert Halilajt si kryebashkiak i Kukësit për zgjedhjet që u mbajtën më 24 shtator.
-
VIDEO
Konferenca e Kryetarëve diskuton për rezolutat për Kosovën, PS: Të mbahet më 19 tetor! Bardhi: Është urgjente, s'na nderon fakti të jemi të fundit
Report TV siguron pr/rezolutën e PS që dënon sulmin në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë Afrim Bunjaku.
-
VIDEO
Balla: Policët që kanë pasur akses në EncroChat apo Sky do përjashtohen nga Policia e Shtetit
Ministri Taulant Balla paralajmëron se të gjithë efektivët që kanë pasur akses në rrjete komunikimi EncroChat apo Sky do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.
-
VIDEO
Ministri Balla: Asnjë rrjedhje të dhënash nga TIMS, 100% i sigurt! Sistemi funksional
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka raportuar në Komisionin për Çështjet Europiane. Balla tha se nuk ka rrjedhje të dhënash nga sistemi TIMS dhe tha se garanton qytetarët se çdo e dhënë e tyre është e sigurt.
-
VIDEO
(EMRAT) Berishën po e braktisin deputetët, 'i firojnë' 15! Mungoi sërish Tabaku! Bardhi akuza mazhorancës: Po tenton të bllokojë Reformën Zgjedhore
Ndryshe nga mbledhja e kaluar numri i deputetëve pjesëmarrës ka vijuar të tkurret. Këtë herë të pranishëm në mbledhjen që u mbajt në kryesinë e Kuvendit kanë qenë 28 deputetë si dhe është vënë re dhe mungesa e deputetes Jorida Tabaku por nuk dihet pse.
-
VIDEO
Licencë edhe për AirBnB, Rama: S’mund të mbeten të pataksuar, kanë pasur fluks të ardhurash
Qeveria ka hedhur për konsultim disa ndryshime në ligjin për turizmin, ndërsa edhe AirBnb Do duhet të pajisen me licencë. Kryeministri Edi Rama tha se kjo mbetet një sfidë, por ky biznes nuk mund të mbetet pa u taksuar ndërsa ka pasur fluks të ardhurash.
-
VIDEO
Sulmi në Veri, Shehu: Moska kërkon të hapë vatër të re tensioni në Kosovë! Baçi: Rama nuk koordinohet me Prishtinën
Deputeti i PD Tritan Shehu në një lidhje me skype në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka deklaruar se Moska kërkon të hapë vatër të re tensioni në Kosovë referuar sulmit në 24 shtatorit në Banjskë.
-
VIDEO
'Paguhet për të bërë opozitë' Bardhi ftesë Bashës: Të vijë e të bëjë betejën bashkë me ne në Kuvend
Gazment Bardhi i ka bërë ftesë Lulzim Bashës që të bashkëpunojnë për propozimet e kryera nga vetë kreu i PD-së si dhe për Reformën Zgjedhore.
‘Nuk kam çfarë të shoh, janë çështje që trajtohen nga PD prej vitesh, Vettingu politik propozohet prej vitesh dhe s’ka lidhje me Reformën Zgjedhore.
Të vijë në Parlament dhe të bëjë betejë bashkë me neve. I qëndroj çdo firme që hedh. Vettingu politik është draf në Kuvend, e ftoj kolegun Basha që të vijë të flasë në Parlament dhe të bëjë që ky draft të shkojë përpara. Gjithashtu dy apo 3 çështje të tjera të propozuara nga ai s’kanë të bëjnë me reformën zgjedhore.
Paguhet për të ardhur dhe për të bërë opozitë në Parlament, ta nisë që të enjten duke përkuar Komision Parlamentar për sistemin TIMS dhe koncesionet në shëndetësi. Të vijë të bashkohet në këto iniciativa. E ka për detyrë.’- tha Bardhi.
-
VIDEO
Bardhi: PS do të mbajë të bllokuar komisionin për Reformën Zgjedhore! S’e futi në rendin e ditës
Gazment Bardhi, pas takimit të deputetëve të opozitës, hodhi akuza në drejtim të mazhorancës se po mban të bllokuar Komisionin për Reformën Zgjedhore. Bardhi po ashtu tha se do të çojnë në kushtetuese ligjin për projektin e Portit të Durrësi
‘Për të dalë tek çështje konkrete, kam informuar grupin parlamentar dhe gjithë kolegët për dy komisione hetimore, për abuzimet në sistemin TIMS- dhe kontratat koncesionare në fushën e Shëndetësisë. Së dyti jemi të ndërgjegjshëm se nuk është në interesin e Ramës që të hetohen personat që kanë vjedhur të dhënat në sistemin TIMS. Kryetari i grupit të PS-së u zotua publikisht se në rendin e ditës do të futet çështja e Reformës Zgjedhore, por nuk është futur.
Mazhoranca do të mbajë të bllokuar komisionin e Reformës Zgjedhore. Të ndalosh opozitën që të mos caktojë përfaqësuesit e saj për Komisionin e Reformës zgjedhore kërkon ta hedhësh në erë. A të dhëna shqetësuese se grupe kriminale janë të përfshira në projektin e Portit të Durrësit. Po mendojmë ta çojmë ligjin korruptiv në kushtetuese. Duan të pastrojnë paratë e krimit.’- tha Bardhi.
-
VIDEO
Berisha: Kemi ekspertët më të mirë për Reformën Zgjedhore, por Ramës s’i pëlqen
Ka përfunduar mbledhja mes deputetëve të Sali Berishës dhe deputetëve të Gazment Bardhit. Berisha u shpreh se ata kanë ekspertët më të mirë për Reformën Zgjedhore.