-
VIDEO
'Ca jetojnë në qendër e ata që i ka pjellë lopa në fund të botës' Rama paralajmëron ndërtuesit: 3% do e jepni aty ku ndërtoni, jo ku doni ju
Edhe sa i takon taksës 3% të kontributit social që japin ndërtuesit do të parashikohet një ndryshim. Rama tha se po diskutohet që ndërtuesit të japin hapësira prej 3% aty ku ndërtojnë dhe jo në zonat ku duan ata.
-
VIDEO
Nga 2024 edhe hotelet do të taksohen në bazë të çmimit të referencës, Rama: Synojmë të kapim 10 milionë për këtë vit
Vitin e ardhshëm edhe hotelet do të taksohen në bazë të çmimit të referencës. E deklaroi kryemistri Edi Rama në diskutimin e hapur me përfaqësues të biznesve në një diskutim të hapur mbi lehtësimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit me temë “Derregullimi dhe klima e biznesit”
-
VIDEO
Ndërtuesit kërkojnë rishikim e çmimit të referencës dhe taksës 3%, Rama kundërshton kategorikisht: Nuk mund të gënjeni shtetin pa mbarim, STOP!
Ndërtuesit kërkojnë që të rishikohet taksa e strehimit social prej 3 % si dhe rishikimin e VKM për rritjen e çmimit të referencës në masën 40%. Por kjo ka hasur në kundërshtimin kategorik të kryeministrit Rama.
-
VIDEO
Qeveria rishikon procedurat e administrative të biznesit, Rama: Brenda mandati prokurimet publike do të jenë të reformuar
Qeveria vendos rishikimin tërësor të procedurave administrative të biznesit.
-
VIDEO
Propozimet e Ramës për situatën në veri të Kosovës, Kraki tek “5pyetjet”: Absurde, a thua se jeton në planet tjetër
Politologu, Nezir Kraki i ftuar tek “5pyetjet” nga Ilir Babaramo në Report Tv ka folur në lidhje me propozimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në veri të Kosovës pasa sulmit të 24 shtatorit.
-
VIDEO
Sulmi në Veri të Kosovës, Nesho: SHBA dhe BE duhet të dilnin me veprime të menjëhershme! Serbia, satelit i Rusisë
Ish ambasadori Agim Nesho, ka deklaruar se SHBA dhe BE duhet të kishin dalë me veprime të menjëhershme për sulmin e 24 shtatorit në Veri të Kosovës, ndërsa e cilësoi Serbinë si satelit të Ryusisë.
-
VIDEO
Universiteti në krizë! Më pak studentë, mësuesia në rrezik/ Debat në Studio Live
Të ftuar Nora Malaj, Erion Muça, Kolindo Vjerdhja
-
VIDEO
Kuvend/ Bardhi kritika ministrit të Jashtëm: Lexove statuset e Ramës, asnjë masë për Serbinë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka marrë fjalën në kuvend pas fjalës së Ministrit të Jashtëm Igli Hasani duke e kritikuar këtë të fundit.
Bardhi ka kritikuar ministrin që nuk përmendi asnjë fjalë për masat ndaj Serbisë dhe nuk mbajti asnjë qëndrim në lidhje me deklaratat skandaloze të Ramës, sipas Bardhit, për marrjen e veriut të Kosovës nga KFOR.
Bardhi ka ironizuar ministrin duke thënë se “erdhi në kuvend dhe lexoi statuset e Ramës në 48 orët e fundit”.
-
VIDEO
Sulmi në Veri, Hasani: Tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën! BE dhe SHBA të ngrenë alarmin! Beogradi të ndëshkohet
Ministri i Jashtëm, Igi Hasani në fjalën e mbajtur në Kuvend, sulmin në Veri, e ka quajtur tentativë për të destabilizuar Kosovën. Ai u bëri sërish thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjnë për normalizimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa theksoi se nxitësit e sulmit duhet të dënohen.
"Qeveria ka dënuar aktin kriminal në Kosovë. Ka tentativa të rrezikshme për të destabilizuar Kosovën. Nxitësit duhet të ndëshkohen. Dita e zisë në Beograd është sinjali më i keq që i jep rajonit. BE dhe SHBA duhet të ngrenë lart alarmin për përshkallëzimin e situatës dhe garantimin territorial të Kosovës. Duhet të ketë shtim të KFOR-it si garanci për sigurinë në Kosovë"
-
VIDEO
Sali Berisha thirrje '600 mijë idealistëve shqiptarë': Të përgatitemi për protesta të qëndrueshme dhe të fuqishme
Sali Berisha ka paralajmëruar për një lëvizje të fuqishme dhe për organizim të protestave pas humbjes edhe në zgjedhjet e Kukësit. Berisha ka refuzuar të pranojë se në Kukës u zhvilluan protesta të ndershme.
“Thirrje ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë që refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor të vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme për të larguar këtë pushtet që qëndron i bazuar në raportoni krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.
Thirrje ime për shqiptarët është kurrë mos përligjini një votë të vjedhur. Vota e vjedhur apo vota në preson nuk shpreh vullnetin tuaj, por të atyre që ju rrëmbejnë të drejtën e votës.
PD qëndron fuqishëm e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Evropës”, tha Berisha.
Berisha komentoi edhe raportin e OSBE/ODIHR per zgjedhjet e 14 majit, duke thene se kushdo qe e lexon ate raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet.
“Vota e kontrolluar është vota e skllavëruar, vota e kontrolluar është vota e diktaturave, e regjimeve totalitare. Ajo nuk është më votë e lirë. Vota e kontrolluar është de fakto në vdekje klinike.
Raporti konstaton se për kontrollin e votës u përdoren mjetet më të paligjshme, u përdoren mjete që dhunuan kodin zgjedhor, kushtetutën, standardet e zgjedhjeve të lira dhe kodin e Venecias.
Makinerisë së frikës dhe presionit i priu kryeministri shqiptar me kërcënimet e tij banditeske ndaj qytetarëve në rast se do votonin për kandidatët e opozitës.
Raporti tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata se aplikacioni aktivist dhe terroristet e kuq të votës me petkun e patronazhistit bënë gjithçka për të diktuar vullnetin qytetarëve shqiptarë.
Cilido që lexon me vëmendje këtë raport gjen përqindje që përmbysin zgjedhjet. Cilido që lexon këtë raport gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtete elektorale”, u shpreh ish kryeministri.
-
VIDEO
Dy prokurore shënjestra të bandës së Haxhiut, Hajdari në Kontrast: Pozitive që po mbrohen! Prokurorët e SPAK janë imun ndaj politikës, qeshin kur kërcënojnë
Pas lajmit se dy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut, diskutimet kanë qenë të ‘nxehta’ mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.
-
VIDEO
Komunikimi përmes aplikacioneve të koduara, Vangjeli: Drejtësia ka një hartë të qartë të lidhjeve të eksponentëve me politikën, policinë dhe median
Një koment e pati edhe analisti Lorenc Vangjeli lidhur me lajmin që dha në Kontrast, e që me vonë u bë tematikë e shumëpërfolur në opinionin publik lidhur me çkodimin e telefonave të shumë personave të lidhur me krimin. Vangjeli tha se këto çkodime i kanë shërbyer drejtësisë për të ndërtuar një hartë të qartë mes lidhjeve që mund të kenë eksponentët e krimit. Gjithashtu, Vangjeli shtoi se nëse këto indicie provohen, atëherë pritet një evolucion i madh.