• VIDEO

    Situata në PD, Flutura Açka: Po ‘luftojnë’ 3 B-të lënduar! Më anatemoni se nuk kam qarë ‘babën në PD’

    Deputetja demokrate Flutura Açka i është përgjigjur Gazment Bardhit, pasi ky i funidt tha në kuvend se Lulzim Bashën e ndjekin nga pas dy tre veta. Açka ka bërë një krahasim të situatës ku ndodhet me ‘I Huaji’ romani kryevepër i shkrimtarit Albert Kamy. Açka tha se arsyeja përse anatemohet ende në Kuvend është sepse nuk ka qarë dot "babën" në PD, duke nënkuptuar këtu se nuk është bërë me grupin e Berishës. Këtë e krahasoi me personazhi tek ‘I Huaji’ që nuk qau dot nënën.

     
  • VIDEO

    Luan Baçi i drejtohet Nikollës: S’keni pse ruheni nga ne, ruhuni nga qytetarët se jeni bërë të neveritshëm

    Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është përplasur me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, duke i kërkuar që mos të shkelë rregulloren por ti japë drejtim Kuvendit. Baçi tha se ata s’kanë pse ruhen nga opozita, por të ruhen nga qytetarët pasi janë bërë të neveritshëm.

     
  • VIDEO

    Sula: Kuvendi s’i jep përgjigje Bashës për kreun e PD se s’ka marrë urdhër nga Rama! Nikolla: Meqë je kaq i zoti, zgjidhni vetë hallet tuaja

    Deputeti Dash Sula i ka kërkuar Lindita Nikollës që të japë një përgjigje sa i takon vendimit që i ka nisur PD për kreun e grupit. Sula ka ironizuar duke thënë se nuk e jep përgjigjen pasi s’ka marrë ende urdhër nga Rama. Ndërkohë, kryetarja e Kuvendit i ka kërkuar që t’i zgjidhin vetë hallet e veta.

     
  • VIDEO

    Tension në Kuvend/ Spiropali: Sali, Frojdi do dështonte para një pacienti si ty

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali  është përfshirë në një debat të ashpër me ish kryeministrin, Sali Berisha. 

    Ajo theksoi se nga kjo sallë e parlamantit duhet të dilet me një rezolutë të përbashkët mes maxhorancës dhe opozitës që dënon ashpër sulmin që ndodhi në Banjskë të Zveçanit.

    Elisa Spiropali: Sali, Frojdi do dështonte para një pacienti si ty. Nuk duhet të jetë çështje foltoresh dhe partish, duhet të dalim nga këtu me një rezolutë, nuk duhet të ndalim është në dorë të këtij Kuvendi që deklaratat dhe rezolutat të jenë të përbashkëta, Kosova nuk është çështje e politikës së jashtme, por e politikës së ditës, të përdorimit të Kosovës për interesa politike klanore, duhet të dalim nga kjo traditë dhe nuk ka replikë mbi replikë Sali se ke shumë që përgjigjesh.

  • VIDEO

    Basha i përgjigjet Spiropalit: Ku e keni Ramën, të vijë të japë llogari në Kuvend! Juve u intereson teatër

    Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur ministres Spiropali duke i thënë se kanë varrosur kërkesën e PD për interpelancë me Ramën, sa i takon deklaratës së këtij të fundit për të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Bash atha se ju intereson vetëm të bëjnë teatër.

    Zonja ministre, ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD e varrosët bashkë me kryetaren e kuvendit në konferencën e Kryetarëve sepse nuk doni që Rama të vijë e të japë llogari. Të japë llogari se çfarë do të thotë deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim veriun. Vallë nuk e di që KFOR nuk e di ka në zotërim gjithë Kosovën me mandatin e vet dhe po kështu policia e Kosovës ka mandatin saj. juve ju intereson ky teatër. Ditën teatër e natën kulla.

  • VIDEO

    Spiropali i drejtohet Bashës: Të erdhi goja! Zgjidh hallet e shtëpisë

    Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali tha se Bashës i erdhi goja dhe u kërkoi opozitës të zgjidhin hallet brenda familjes pasi po ndikojnë në çëshjet politike të brendshme por dhe përtej kufirit.

    “Lulzim Bashës i erdhi goja në kuvend. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas merruni me çështje e Kosovës. Problemet që keni po ndikojnë thellësit në çështjet tona në reformën zgjedhore por po doni ta eksportoni dhe në Kosovë”

  • VIDEO

    Kuvendi/ Gazmend Bardhi i kthehet Bashës: Ke marrë dy kate në një kullë në Tiranë! Je vetëshpallur kryetar partie

    Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi u përplasën në Kuvend. Bardhi akuzoi Bashën se ka marrë kate në kullat e Tiranës

    Gazmend Bardhi: Të jem i sinqertë u emocionova shumë, nga aleanca e kullave, parafolësi është i vetmi që ka marrë dy kate në një kullë në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës dhe kur vjen këtu për aleanca kullash numëro katet e kullave të tuaja në kullën më të shtrenjtë të Tiranës tënden dhe familjarëve të tu.

    Ti je i vetmi njeri në këtë sallë që je vetëshpallur kryetar partie e nuk guxon të mbledhësh grupin parlamentar. Je ti e tre të tjerë që të shkojnë prapa. Nuk je as opozitë se as përfaqësues të grupit të PD.

  • VIDEO

    Lulzim Basha sulmon Bardhin: Merr guximin e thuaj që je bërë pjesë e aleancës së kullave dhe non gratave! Kuvendi të zbatojë vendimin e PD për kreun e Grupit

    Luzlim Basha ka kërkuar me tona të ashpra në Kuvend që të zbatohet vendimi i PD për kreun e grupi parlamentar, që sipas tij Gazment Bardhi është i shkarkuar. Ai kërkoi Bardhit para kuvendit që nëse është bërë pjesë e aleancave të kullave të dalë dhe ta thotë publikisht.

    Më 4 tetor ju keni bërë një njoftim, u bë një muaj, që ky njoftim. Do bënit publik vendimin tuaj, fakti është që s’keni bërë asnjë vendim, merrni zvarrë përfaqësimin e PD, duke vendosur sipas qejfit dhe dëshirës dhe jo sipas kushtetutës dhe ligjit për partitë. Fshiheni pas një akti siç është rregullorja  e kuvendit, e cila nuk ju jep asnjë të drejtë të vononi me një muaj vendimmarrjen për ti dhënë POD përfaqësimin që ka në kuvend. Sot flisni për vendime të grupit të PD, nuk ka, janë interpretimet tuaja të njëanshme. Dihet mirë pse i bëni, se kështu e doni opozitën pa grup të formalizuar. E doni siç e kishit në Kukës doni ta bëni gjithë Shqipërinë Kukës, por kjo nuk është në dorën tuaj. Jepni fund kësaj maskaradë është detyra juaj të shpreheni pro kushtetutës, pro ligjit për partitë politike, pro kodit zgjedhor siç e keni për detyrë. Nëse e keni vendosur në kulisat t

  • VIDEO

    Sot Kuvend/ Bardhi kërkesë: Të futet në rend dite rishikimi i përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore

    Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës janë parashikuar një sërë diskutimesh, ku mes tyre janë edhe dy kërkesat e deputetëve të grupit të Bardhit dhe Berishës për të ngritur komision hetimor për rrjedhjen e të dhënave dhe për kontratat publike në sektorin e shëndetësisë.

  • VIDEO

    A do rriten përsëri çmimet e apartamenteve? (4 Tetor 2023)

    Përplasja e kryeministrit Rama me ndërtuesit për çmimet e referencës dhe taksës 3% për shërbimet sociale ka qenë tematika e sotme në emisionin Repolitix, nga gazetari i Report Tv Denis Minga.

    Por ndonëse fenomeni shqetësues është prezent jo vetëm në tryzat e rrumbullakta por edhe në diskutimet e përditshme të qytetarëve vendas, për inxhinerin Arben Meçe ndërtimi informal është gati zero.

  • VIDEO

    Çmimet e larta të ndërtesave në vend, debate në Repolitix, Gjediku: 40% blihet nga të huajt! Meçe: S’ka çmime 4 mijë € m2, ndodh vetëm në katet e para! Shtjefki: 8 mijë prona janë blerë nga serbë

    Përplasja e kryeministrit Rama me ndërtuesit për çmimet e referencës dhe taksës 3% për shërbimet sociale ka qenë tematika e sotme në emisionin Repolitix, nga gazetari i Report Tv Denis Minga.

  • VIDEO

    Ina Zhupa: Gjykimi për koncesionin e Butrintit do vazhdojë, KLSH ndryshoi qëndrim

    Deputetja demokrate Ina Zhupa njoftoi për mediat se çështja e ‘Butrinit’ do të vazhdojë. Ajo foli pas seancës nga Gjykata Kushtetuese ku tha se Avokati i Popullit nuk i ndryshoi parashtrimet

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv