-
VIDEO
Bardhi me shpresë: Vendimi për kompetencat e kreut të grupit të PD, në dorë të juristëve së Kuvendit
Gazment Bardhi duket se ka ende shpresë që vendimi i Kuvendit Kombëtar të PD-së për t’i hequr kompetencat e kreut të grupit parlamentar të mos zbatohet. Referuar deklaratës së kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila pasi lexoi njoftimin e PD-së se kryetar grupi do të jetë Lulzim Basha, tha se për këtë situatë do të japin një vendim shërbimet juridike të Kuvendit.
-
VIDEO
'S’frenoj askënd, të garojë për kreun e grupit', Bardhi për deklaratën e Berishës: Nuk është ky problemi që kemi për të diskutuar
Duke lënë pas “luftën” dy vjeçare, tashmë që janë ulur në një tryezë, Sali Berisha tha se është gatshëm ta njohë Gazment Bardhit edhe si kryetar të grupit të Rithemelimit. Në emisionin “Pa Prorokoll” në Report Tv, Bardhi i pyetur për këtë deklaratë të Berishës tha se problemi që kanë aktualisht për të diskutuar nuk ka të bëjë me drejtimin e grupit.
-
VIDEO
Bardhi në ‘Pa Protokoll’: S’e njohim Kuvendin Kombëtar të Bashës, pjesa dërrmuese nuk ishin delegatë
I ftuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Bardhi tha se nuk e njeh Kuvendin e 2 shtatorit dhe as mbledhjen Këshillit Kombëtar që pritet të mbahet nesër. Bardhi tha se procesi është ilegjitim.
-
VIDEO
Sali Berisha: Fredi Beleri po hante një pjatë pilaf në 12 të natës kur u arrestua, ata thanë po shpërndante euro, ja flagranca
Kreu i Rithemelimit Sali Berisha vijon mbrojtjen ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për blerje votash. Sipas Berishës mbrëmjen e arrestimit, Fredi Beleri ka qenë duke ngrënë pilaf dhe jo duke shpërndarë euro.
-
VIDEO
Kriza në PD/ Burimi: Bardhi si ‘Kali Trojës’ u tha amerikanëve si marr elektoratin Berishës! Demalia: S’kanë as moral politik as njerëzore
Situata në Partinë Demokratike ishte në qendër të diskutimit ndërmjet analistit Ilir Demalia dhe analistit Genc Burimi në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv
-
VIDEO
Qytetari hedh plehrat në rrugë në Golem, Rama: Sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur! 1 mln lekë gjobë s'mjaftojnë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me hedhjen e disa inerteve në një rrugë në Golem
-
VIDEO
Sula në Report Tv: Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe me ‘non grata’, 10 nga mazhoranca, përfshirë dhe ministra e ish-ministra, 2 nga opozita
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula në një intervistë për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se në Shqipëri ka mbërritur një listë e re nga Britania e Madhe me persona të shpallur ‘non grata’. Sipas Sulës, 10 janë nga radhët e mazhorancës dhe 2 nga opozita
-
VIDEO
Balla me gjeneralin britanik: Bien me 92% rastet e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar! Skeates: Rënie drastike e numrit të emigrantëve të paligjshëm
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë një takimi me Koordinatorin special të qeverisë britanike për Migracionin e Paligjshëm, Stuart Skeates bëri me dije se gjatë këtij viti ka rënë me 92% numri i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë që tentojnë të shkojnë në ishull
-
VIDEO
Zgjedhjet në Kukës, Meta e Berisha takim 'kokë më kokë'! Basha vendos ‘orët e fundit’ për kandidatin
Sali Berisha dhe Ilir Meta u takuan për më shumë se një orë në selinë e Rithemelimit për zgjedhjet e Kukësit. Pas takimit ata shprehën optimizëm, ndërsa thanë se afrimi me deputetët e Gazment Bardhit ka frikësuar socialistët.
-
VIDEO
Peleshi pret ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës: Vijojmë mbështetjen në proceset euro-atlantike
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi priti sot Ministrin e ri të Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci si dhe delegacionin që e shoqëronte.
-
VIDEO
Do nxirrte Bardhin si kandidat për kryeministër në 2025? Berisha: Nuk pengoj askënd të garojë
I pyetur nëse do të nxirrte Gazment Bardhin si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 2025, Sali Berisha nuk kishte një përgjigje të qartë. Por ai tha se nuk do të pengojë askënd që të marrë pjesë në garë.
“Të gjitha hipotezat mund të ngrihen, por Berisha kurrë s’do frenojë njeri, as Bardhin dhe askënd tjetër të marrë pjesë në cilën do garë të hapur të PD. Ky është qëndrim i pandryshueshëm i Berishës. Unë kam risjellë në këtë parti garën e vërtetë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Bardhi është i ftuar të vijë të votohet si kreu i grupit të Rithemelimit
Po ashtu, Berisha tha se Bardhi është i ftuar që të vijë dhe të votohet si kreu i Grupit të Rithemelimit.