-
VIDEO
Lorenc Vangjeli: Berisha, zero shanse për t’u kthyer në pushtet! Në 2025, s'do flasim si do fitojë Rama, por sa do fitojë
Analisti Lorenc Vangjeli nga emisioni “Kontrast” në Report TV u shpreh se Sali Berisha nuk guxon të përmendë emrin e Nuredin Dumanit, duke nënkuptuar një frikë të tij ndaj hetimeve SPAK. Megjithatë Vangjeli thotë se një tjetër hall i madh i Berishës është se ka zero shanse për t’u kthyer në pushtet.
-
VIDEO
Ambicie për t'u emëruar në krye të ministrisë së Jashtme? Spiropali: Nder të jem në çdo pozicion! Ndryshimet në qeveri, janë normale
Pas deklaratave të kundërshtarëve politikë se ishte planifikuar të emërohej në krye të ministrisë së Jashtme, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv u shpreh se nuk ka pasur ndonjë preferencë. Ajo shtoi se e ka për nder të jetë pjesë e qeverisë në çdo pozicion që i ofrohet.
-
VIDEO
Spiropali: Sali Berisha mban shumë kusure dhe mëkate mbi kurriz, ka treguar frikë nga SPAK
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali e pyetur në lidhje me hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve të lartë, ndalur te Sali Berisha tha se ish kryeministri ka shumë kusure mbi supe. Sipas saj Berisha ka dhënë sinjale frike në disa intervista të fundit ku vetëm e ka shigjetuar Prokurorinë.
-
VIDEO
E akuzoi se është takuar me Bajrajt, Spiropali: Sali Berisha, i katandisur si snajperist me qira! Shkodra, kockë që i ka mbetur në fyt
Ministrja Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Kontrast” në Report Tv e ka quajtur Sali Berishën një "snajperist me qira”, duke iu referuar deklaratave të tij se ajo ka takuar Bajrajt e Shkodrës
-
VIDEO
Kampionati botëror i Formula 1 në ujë mbahet në Pogradec në 2024, kryebashkiaku: Promovim për gjithë Shqipërinë, marrin pjesë 42 skuadra nga e gjithë bota
Për herë të parë, Shqipëria do të presë kampionatin botëror të Formula 1 në ujë, i njohur ndryshe si F1H2O. Gara do të zhvillohet në Pogradec vitin e ardhshëm, ndërsa kryebashkiaku Ilir Xhakolli dha detajet në Report Tv. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, kreu i Bashkisë tha se vendi ynë do të presë për herë të parë një kampionat të tillë që është zhvilluar në vende të mëdha si Italia, Dubai, Franca apo Spanja.
-
VIDEO
Situata në PD, Logu për Report Tv: Bardhi pazar me Berishën! Ndarja me ata që mbështesin non gratën përfundimtare
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu komentoi në Report Tv situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ndërsa tha se Bardhi ishte ulur përballë deputëteve të Berishës sikur po bënin Pazar.
-
VIDEO
Kabineti i ri, Logu: Makijazh i Ramës! Andoni: Tregon krizë besimi mes ekskluzivit të socialistëve
Kuvendi votëbesoi ditën e sotme 5 nga 7 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar të propozuar nga Kryeministri Rama. Analisti Ben Andoni ka komentuar në Report Tv kabinetin e ri, ndërsa vlerësoi figurën e Arbi Maznikut, duke thënë se ka bërë shumë për Partinë Socialiste në terren.
-
VIDEO
Rama inspekton punimet në gjimnazin ‘Gramoz Palushi’ në Paskuqan! 630 nxënës e 33 mësues nisin vitin në godinën e re
Në nisje të vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e godinës së rikonstruktuar të gjimnazit Gramoz Plaushi në Paskuqan. Në ambientet e gjimnazit do të shërbejnë 33 mësues dhe afro 630 nxënës, ndërsa në ndërtim është parashikuar edhe për një fermë në funksion të nxënësve
-
VIDEO
U shkarkua me 95 vota pro, kush është deputeti socialist që votoi kundër
Kuvendi ka miratuar sot ndryshimet në qeveri të dekretuara dy ditë më parë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj. Gjatë votimit të dekreteve, deputeti i PS-së Erion Braçe ka votuar kundër shkarkimit të Olta Xhaçkës si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.
-
VIDEO
Ministrat e rinj, Berisha thotë se Spiropali do zëvendësonte Xhaçkën, por një video ndryshoi planet e Ramës: Igli Hasani bëri gabimin fatal
Sali Berisha thotë se ndryshimet në qeveri janë përpjekje për të larë pak fytyrën duke e nxirë edhe më shumë.
Në një prononcim për median jashtë kuvendit pas votimit, Berisha foli për të gjithë ministrat e shkarkuar por dhe për ministrat e rinj.
Berisha tha se Igli Hasani ishte zgjedhja e minutit të fundit pasi ishte parashikuar që të zgjidhej Elisa Spiropali dhe zbuloi pse u ndryshua plani
“Po zëvendësohet Olta Xhaçka me një diplomat i cili bën një gabim fatal të jetës së tij pasi ishte zgjidhja e minutës së fundit. Të gjitha përgatitjet i kishte bërë Spiropali por një video që thuhej se doli Spiropali ku bënte mbledhje me Bajret e Pëllumb Gjokën e bandat e tjera të Shkodrës në një hotel afër Shkodrës detyroi Ramën ta anulojë emërimin e saj
-
VIDEO
Kuvendi voton sot ndryshimet në qeveri, mungon Basha! Pas kthimit nga Franca të mërkurën mbledh kryesinë e re
Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në Kabinet
-
VIDEO
Pas auditit të KLSH, banorët e Kamzës kallëzojnë në SPAK kryebashkiakun Rakip Suli
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë në Kamëz kanë bërë një kallëzim në SPAK për kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli. Ata akuzojnë kryebashkiakun socialist për disa shkelje dhe për korrupsion