Bardhi me shpresë: Vendimi për kompetencat e kreut të grupit të PD, në dorë të juristëve së Kuvendit

8 Shtator 2023, 23:06

Gazment Bardhi duket se ka ende shpresë që vendimi i Kuvendit Kombëtar të PD-së për t’i hequr kompetencat e kreut të grupit parlamentar të mos zbatohet. Referuar deklaratës së kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla e cila pasi lexoi njoftimin e PD-së se kryetar grupi do të jetë Lulzim Basha, tha se për këtë situatë do të japin një vendim shërbimet juridike të Kuvendit.