-
VIDEO
VIDEO/ Spiropali në Kuvend: Turp është kur pengohej drejtësia, jo standardy që kemi vënë ne
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e mbajtur në Kuvend ka akuzuar opozitën se kërkon të zëvendësojë drejtësinë në tribunën e Kuvendin duke degraduar fjalorin ndaj kolegëve. Spoiropali ka thënë se Standardi që ka vënë PS-ja është ajo që i ka lënë dorë të lirë drejtësisë të hetohet, e jo si dikur kur nuk ka ndodhur kjo gjë.
-
VIDEO
Kuvendi në kaos për ‘arrestimin e Ahmetajt’, Bardhi: Tentoi të prishë provat, intimidoi dëshmitarët! PS pranon kërkesën e PD, nesër seancë e posaçme për kërkesën e SPAK
Debate të ashpra përfshinë seancën në Kuvend. Pas 4 orësh presion nga demokratët për të votuar dhënien e autorizimit të SPAK për arrestimin e Ahmetajt, palët u dakordësuan që seanca e posaçme për ish ministrin të mbahet nesër në orën 10:00. Seanca u ndërpre disa herë. Bardhi tha se Rama po bën negociata me Ahmetajn që të kthehet në Shqipëri.
-
VIDEO
Sërish tensione në Kuvend, Opozita afrohet në Foltore dhe nuk lë Lavdrim Krashin të flasë! Rrethohen nga garda
Deputetët e opozitës vijojnë me bllokimin e seancës në parlament. Ata nuk kanë lënë deputetin e PS, Lavdrim Krashin. U afrua edhe garda.
-
VIDEO
Ku ndodhet Ahmetaj? Korreshi: Ka çarë ferrën! Dosja alarmante është kapaku i pusetës, do ju iki mendja kur të shikoni halenë aty
Deputeti i PD-së, Samir Korreshi ka folur për dosjen voluminoze të SPAK për ish zv kryeministrin Arben Ahmetaj. Ai u shpreh se në këtë hetim të thelluar të prokurorisë janë përmendur mbi qindra deputetë e politikanë ndërsa shton se Ahmetaj është vetëm fillimi. I pyetur se nëse ka informacion se ku ndodhet, Korreshi zgjodhi ta ironizojë.
-
VIDEO
Banorët e Divjakës protestuan dje për plehrat, Korreshi shkon me qese në Kuvend: Ore pastrojini koret e shalqirit se na mbytët
“Sot po ju përcjell një mesazh nga banorët e Lushnjës që dje kanë dalë në protestë për plehrat që i kanë mu në mes të fshatit. Plehrat dhe koret e Shalqirit kundërmojnë në rrugët e Lushnjës. Para se të na vijë hashash në Myzeqesë ne kërkojmë që të pastrohen ato se vijnë erë na mbytën. Ata thonë taksë gjelbërimi dhe vetëm jonxhën kanë aty.”-thotë Korreshi.
-
VIDEO
Dash Sula: Me këto hunj e gojore që kanë ndodh, sot s’duhej të kishte parlament
Deputeti demokrat Dash Sula ka folur në Kuvend për kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt. Sula kërkoi sërish që të futet në rend dite kërkesa e PD për të miratuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.
-
VIDEO
Kaosi në Kuvend për dosjen Ahmetaj, Balla-Nikollës: Të mblidhet konferenca e kryetarëve t’i japim zgjidhje
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi që të ndërpritetet seanca plenare për pak kohë dhe të mblidhet konferenca e kryetarëve. Balla tha se duhet t’i jepet një zgjidhje kësaj çështjeje. Gjatë pushimit do të diskutohet çështja e Ahmetajt për tu futur në rend dite ose jo.
-
VIDEO
Ishte parashikuar për të hënën, PS pranon kërkesën e PD! Nesër seancë e posaçme për Arben Ahmetajn në orën 10:00
Ditën e nesërme do të mbahet një seancë e posaçme në orën 10:00 për çështjen Ahmetaj. Edhe pse ishte parashikuar për ditën e hënë PS aprovoi kërkesën e opozitës dhe seanca e posaçme do të zhvillohet nesër.
-
VIDEO
Tabaku e ashpër ndaj mazhorancës: Të isha si ju ulja kokën se do më vinte turp, jeni njolla më e madhe e këtij vendi! I morët zgjedhjet me Rrahmanët e politikës e biznesit
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka folur ashpër ndaj qeverisë të cilët i akuzoi si të turpshëm dhe imoral.
-
VIDEO
Kuvend/ Gogu-opozitës: Doni të prishni procesin se e dinë çfarë po vjen! Jeni të turpshëm, e keni hallin se humbët zgjedhjet
Deputeti socialist, Toni Gogu ka reaguar ashpër ndaj akuzave të opozitës. Ai thotë se qëllimi i opozitës është të prishë procesin sepse e dinë se çfarë vjen më pas.
-
VIDEO
Opozita nuk lejon Celibashin të flasë! Bardhi: S’ka nevojë! Miratoni kërkesën për arrestimin e Ahmetajt, Rama rri bën plazh në Dhërmi
Deputeti Gazment Bardhi ka vijuar këmbënguljen në seancë që të kalohet për votim kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Madje, opozita nuk lejoi që Ilirjan Celibashi të prezantojë raportin e KQZ për vitin 2022. Bardhi tha se s’kanë nevojë ta dëgjojnë, vetëm nëse flet për tendera do e dëgjojnë.
-
VIDEO
Garda rrethon Celibashin, opozita e kundërshton! Bardhi: Miratoni kërkesën tonë për arrestimin e Ahmetajt
Teksa Celibashi sipas rendit të ditës duhet të flasë, opozita e kundërshtoi dhe nuk e la të flasë. Ndërkohë, Bardhi i bëri kërkesë Nikollës që të hidhet në votim kërkesa e opozitës. Kjo kërkesë kërkon Ramën në kuvend si dhe për t’u futur në rend dite çështja Ahmetajt në mënyrë që t;i hapet rrugë arrestimit të tij sipas kërkesës së SPAK.