Kuvendi në kaos për ‘arrestimin e Ahmetajt’, Bardhi: Tentoi të prishë provat, intimidoi dëshmitarët! PS pranon kërkesën e PD, nesër seancë e posaçme për kërkesën e SPAK

13 Korrik 2023, 16:16

Debate të ashpra përfshinë seancën në Kuvend. Pas 4 orësh presion nga demokratët për të votuar dhënien e autorizimit të SPAK për arrestimin e Ahmetajt, palët u dakordësuan që seanca e posaçme për ish ministrin të mbahet nesër në orën 10:00. Seanca u ndërpre disa herë. Bardhi tha se Rama po bën negociata me Ahmetajn që të kthehet në Shqipëri.