-
VIDEO
Këshilli i Mandateve, PS-PD dakordësi: Të arrestohet Arben Ahmetaj! Raporti pritet të votohet të hënën në seancë plenare! Avokatët: Po bëhet për show
Të hënën në orën 17:00 do të mbahet seanca e posatçme për t’i dhënë autorizimin SPAK për arrestimin e ish ministrit Arben Ahmetaj. Mes debatesh PD e PS i hapën rrugë në Këshillin e Mandateve autorizimit të SPAK për kontrollin e banesës dhe arrestimin e Ahmetajt. Avokatët e tij të pranishëm në mbledhje, thanë se akuzat ndaj tij janë hamendësime ndërsa refuzuan të tregojnë se ku ndodhet ish ministri
-
VIDEO
Zgjedhjet Dibër/ Uka: Balluku përgatiti farsën e 14 majit
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Dibër Ismail Uka, që humbi zgjedhjet e 14 majit tha në prezantimin e analizës përfundimtare se ishte ministrja Belinda Balluku ideatorja e skemës së manipulimit elektoral.
-
VIDEO
Bardhi: Do kërkojmë që çështja ‘Ahmetaj’ të futet nesër në rend dite! Në dosje përfshihen deputetë të tjerë
Deputeti Gazment Bardhi bëri me dije se opozita do të kërkojë mëngjesin e nesërm që të ndryshojë rendin e ditës për t’i dhënë dritën jeshile SPAK-ut që të vijojë me drejtësinë për Arben Ahmetajt. Sipas tij, në dosje përfshihen edhe emra të tjerë të PS si Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo.
-
VIDEO
Salianji pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Edhe emri i Damian Gjiknurit përmendet në dosje, ka edhe zyrtarë të tjerë
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pas mbledhjes së Këshillit të Mandatave u shpreh se në dosjen që po heton prokuroria për Arben Ahmetajn ka edhe emra të tjerë të zyrtarëve socialistë.
‘Kërkuam që të kalojë nesër, por u shty me pretekstin se do i duhet kohë! Do të kërkojmë edhe nesër. Është një rast që ka shpërfaqur në syrin tonë një rast të madh korrupsioni ku 10jetra persona deputetë aktual të PS-së kryetra bashkie, funksionarë të lartë për këtë arsye Edi Rama e qeveria e tij duhet të japë dorëheqjen. Ju thatë që ka dhjetëra persona. Kjo është një pyetje që i takon prokurorëve. Unë i kam pyetur dje. Ish ministrat duhet të jenë të barabartë dhe të mbajnë po njësoj përgjegjësi. Po ekziston edhe emri i Damian Gjiknurit që ju përmendët ashtu si edhe dhjetëra zyrtarë, disa prej të cilëve deputetë të sotëm. Keni ish kryetarë bashkie, ministra, kryetarë bashkie në detyrë e përmenden në këtë raport.’- tha Salianji.
-
VIDEO
Avokatët e Ahmetajt kërkojnë sërish shtyrje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve
Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që po zhvillohet në Kuvend, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kërkuar që çështja të shqyrtohet në një seancë të posaçme plenare që do të mbahet ditën e hënë në orën 17:00.
-
VIDEO
I përmendën SPAK-un, Berisha humb toruan: Je prokuror ti, a gazetar?!
Sali Berisha ka humbur toruan në një konferencë shtypi kur një reporter e pyeti nëse është thirrur nga SPAK.
“Je prokuror ti apo gazetar” ? foli Berisha me zë të lartë.
E më pas tha se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit, duke shtuar se është i gatshëm të pyetet për çdo vendim që ka marrë në 32 vjet në politikë.
“Nuk jam thirrur asnjëherë, jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga viti 90 deri më sot pa asnjë lloj hezitimi.
Sa herë më kanë thirrur kam shkuar dhe shkoj, nuk e mohoj asnjëherë të drejtën e hetimit, por ata bëjnë politikë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Ironi me qeverinë! Deputeti Korreshi “tymos” një teke: Çunat e Londrës e Spanjës mund të bëjnë rolin e agronomit
Gjatë diskutimeve në komisionin e Shëndetësisë, deputeti Saimir Korreshi ka vendosur të “tymojë” një letër për të imituar pirjen e kanabisit duke ironizuar projektligjin e qeverisë Rama.
-
VIDEO
Berisha për Ahmetajn: Ish zv kryeministri u arratis disa orë para se prokuroria e partisë të kërkonte leje në Kuvend! Rama po kërkon azil politik për të
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish zevendës kryeministrit Arben Ahmetajt dhe hetimet ndaj tij. Berisha e ka cilësuar kabinetin qeveritar me një organizatë kriminale që në bashkëpunim me njëri-tjetrin mundësuan arratinë e tij
-
VIDEO
Debate te ‘Shëndetësia’ për kanabisin mjekësor, deputetja e Rithemelimit: Droga shitet në mes të ditës nëpër shkolla! Ki kujdes kur flet me mua
Komisioni i Shëndetësisë ka thirrur në një dëgjesë publike grupet e interesit, ku po diskutohet për projektligjin për kanabisin mjekësor.
-
VIDEO
Kërkesa për arrestimin e Ahmetajt, Erion Braçe-opozitës: Ju do e kishit zgjidhur çështjen e inceneratorëve me lek ose dhunë! S’ka përgjegjës për vrasjet e 21 janarit dhe Gërdecit
Deputeti socialist Erion Braçe në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ka folur për reformën në drejtësi dhe hetimet që po bëhen për inceneratorët. Braçe tha se sot drejtësia që ka iniciuar Partia Socialistë po vë para përgjegjësisë edhe zyrtarët më të lartë, në ndryshim nga drejtësia e kohës që qeverisjes së Sali Berishës.
-
VIDEO
Legalizimi i kanabisit mjekësor, Korreshi te ‘Ligjet’: Pse nuk merrni edhe çunat e Londrës, kanë eksperiencë! Ministrja: Mos konfuzo publikun, do kontrollohet nga shteti
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka prezantuar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve projektligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. Deputeti i opozitës, Saimir Korreshi ironizoi projektligjin duke thënë se nuk duhej të ishte hartuar pa marrë mendimin e çunave të Londrës, të cilët të jepnin eksperiencën e tyre për kultivimin e kanabisit.
-
VIDEO
Debate te ‘Ekonomia’, PS miraton në parim projektligjin për kanabisin! Opozita: Nuk na keni dhënë informacion të detajuar, pse e kaloni me shpejtësi
Me debate është zhvilluar komisioni për Ekonominë dhe Financat, ku vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor.