-
VIDEO
Vizita e Bill Clinton, bëhet gati sheshi para kryeministrisë, qytetarët me flamujt e SHBA në duar! Mungon Begaj
Shumë pak na ndan nga ceremonia e pritjes zyrtare të presidentit të SHB, Bill Clinton para Kryeministrisë. Ndërkohë, gjithçka është gati para kryeministrisë, ku janë vendosur edhe karrige për të ftuarit të cilët siç shihet edhe nga fotot që sjell Report Tv mbajnë në duar flamujt e SHBA. Bill Clinton do të nderohet me medaljen e Yllit të Mirënjohjes Publike, ndërsa do të mbajë një fjalim para popullit shqiptar.
-
VIDEO
Spiropali i kthehet Berishës: Do ta dëgjosh fjalimin e presidentit Clinton nga ekrani! Taktika jote, sulmo që të mbrohesh
Ministrja Elisa Spiropali në fjalën e saj në Kuvend i është kundërpërgjigjur Sali Berishës në lidhje me fjalën e tij për drejtësinë në Kuvend. Spiropali tha se sot ai do të dëgjojë nga shtëpia fjalimin e presidentit Clinton për shkak se është shpallur non grata.
-
VIDEO
Pretendimet e Berishës se pati ndërhyrje në sistem, Celibashi në ‘Kontrast’: Do të verifikojmë 100% qendrat e votimit elektronik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të verifikojë 100% të 3 qendrat ku u votua elektronikisht në zgjedhjet lokale të 14 majit, përkatësisht në Elbasan, në Kamëz dhe në Vorë. Kështu deklaroi kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, i cili u shpreh se ligji thotë se mund të verifikohet deri në 10%, por nuk të ndalon që ta bësh edhe me 100%
-
VIDEO
Clinton vjen në Tiranë të marrë mirënjohjen shqiptare (3 korrik 2023)
-
VIDEO
'Karkacelat e Lushnjes e mushkonjat e Divjakës në Kuvend!' Saimir Korreshi paralajmëron aksionin opozitar seancën tjetër në kuvend
https://youtu.be/2a5akGU_B_I
-
VIDEO
VIDEO/ Clinton, fjalimi historik që e bëri heroin e një kombi: Shqiptarët të jetojnë pa frikë në vendin e tyre! Ne luftën, ju fitoni paqen
Ishte 24 marsi i vitit 1999 kur Bill Clinton iu drejtua amerikanëve me një fjalim për t’i treguar se SHBA-të kishin hyrë në luftë për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës. Ai fjalim, 2 vizitat e tij në Kosovë dhe kjo e kësaj të hëne në Tiranë do të mbeten gjithnjë në kujtesën e një kombi mirënjohës
-
VIDEO
VIDEO/ Clinton, fjalimi historik që e bëri heroin e një kombi: Shqiptarët të jetojnë pa frikë në vendin e tyre! Ne luftën, ju fitoni paqen
Ishte 24 marsi i vitit 1999 kur Bill Clinton iu drejtua amerikanëve me një fjalim për t’i treguar se SHBA-të kishin hyrë në luftë për të mbrojtur shqiptarët e Kosovës. Ai fjalim, 2 vizitat e tij në Kosovë dhe kjo e kësaj të hëne në Tiranë do të mbeten gjithnjë në kujtesën e një kombi mirënjohës
-
VIDEO
Çfarë po ndodh me kallëzimet për krimet elektorale të 2021 dhe çështjen e McGonigal? Ja përgjigjja e kreut të SPAK
Kreu i SPAK prezantoi sot në Kuvend raportin vjetor 2022 të institucionit që ai drejton.
Deputetja demokrate Albana Vokshi pyeti se çfarë po ndodh me kallëzimet për krimet elektorale të 2021 dhe çështjen e McGonigal
Albana Vokshi: Çfarë po bëni me kallëzimet për krimet elektorale të 2021. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Pse nuk është hapur asnjë hetim për aferën Mc Gonigal
Altin Dumani: “Pjesa më e madhe e tyre janë në hetim. Nuk mund të jap të dhëna e të raportoj për çështje konkrete. Por përsa kohë janë në hetim, ndaj me ju të njëjtën shqetësim me ju lidhur me disa cështje që janë të mbartura që kanë kohë në hetim dhe duhet të disponohen nga prokurorët me një vendimmarrje. Unë si drejtues prokurorie kam të drejtë ti krijoj kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme. Që nga dita e parë në këtë detyrë jam përpjekur ta bëj dhe shpresoj që në të ardhmen të kemi përgjigje me vendimmarrje.
-
VIDEO
Drafti për politikanët të lidhur me ish-Sigurimin, Balla: Kemi konsensus për 94 vota, s'mund të jenë spiunët kryetar
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sot jashtë sallës së Kuvendit ku foli për disa nga projekt ligjet që janë miratuar apo priten të miratohen. Balla u pyet fillimisht për drafin për politikanët e lidhur me ish- Sigurimin e Shtetit ku tha me bindje se ka 94 vota të arrira me konsensus që këto projekt ligje të miratohen.
-
VIDEO
Ermonela Felaj 'shënjestra' e Berishës në Kuvend për 4 familjarët në Prokurori: Jam krenare! Nuk janë plepistë! Ti e familja jote jeni krejt të zi
Emërimi i familjarëve të nënkryetares së Kuvendit në prokurorinë e Tiranës u bë debat në Kuvend.
Sali Berisha dhe deputetët të tij i kërkuan Felajt të mos ishte drejtuese e seancës duke e akuzuar se “ka uzurpuar prokurorinë e Tiranës me familjarë të saj”
Luçiano Boçi: E keni bërë këtë shtet, drejtësinë e parlamentin duke e mbajtur në një dorë.
Ermonela Felaj: E kuptoj që vini nga bashkimet profesionale e kultura e vjetër komuniste e të marrurit të familjarët është në ADN-në tuaj. E ke mbushur prokurorinë me familjarët e tuaj
Ta dish ti dhe të gjithë të tjerët, ato tituj nuk na i ka dhënë politika por arsimi. Se magjistrat nuk të bën politika por shkolla, nuk jemi plepista. Nuk jemi nga listat e Sali Berishës kur ishte president. Ulu! Ato çështjet nuk i trajtoni ju. Mos sillni familjarët në sallë. Është e shpifur kultura juaj komuniste.
Ndërhyn Sali Berisha nga salla. Kërkon replikë nga foltorja por Felaj refuzon
Ermonela Felaj: "Duhej të largoheshit ju e familja juaj që jeni shpallur non grata për korrupsion masiv. Unë jam krenare për veten time dhe në familjen tonë nuk gjen asgjë të zezë. Ti je krejt i zi ti dhe familja juaj."
Lajmi ne perditesim
-
VIDEO
Berisha replikon me Felaj: E shndërrove prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp! Reagon nënkryetarja: Mos mashtro!
Sali Berisha deklaroi se kuvendi ka reduktuar kohën e debatit lidhur me raportet e veprimtarive vjetore të 4 institucioneve të drejtësisë.
Duke replikuar me nënkryetaren e Kuvendit, Ermonela Felaj e akuzoi këtë të fundit se ka shndërruar prokurorinë e Tiranës në strofull familjare.
“Keni kufizuar orën e debatit. Keni frikë nga tmerret tuaja, aferat elektorale dhe korruptive. Jeni skllevër të veprave tuaja kriminale. E shndërrove prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp!”
Në replikë Felaj i tha: Ulu e mos mashtro, kur ske të flasësh për procedurë.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 27 qershor me 10 votat e anëtarëve të pranishëm projektaktet për renditjen e kandidatëve për tre pozicione vakante në Prokurorinë e Tiranës, ku në të tre rastet e para në listë u rendit prokurorja e Vlorës, Eranda Felaj.
Ajo është motra dhe familjarja e katërt e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, e cila pritet të emërohet në Prokurorinë e Tiranës. Përgjatë katër viteve të fundit, në Prokurorinë e Tiranës janë emëruar tashmë tre familjarë të deputetes Felaj.
-
VIDEO
Berisha mbledh deputetët e tij: Bëjmë thirrje të rikthehet ligji i lustracionit, e papranueshme që na i bllokon Kuvendi
Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të rikthehet ligji i lustracionit. Berisha thotë se Kuvendi po ja bllokon qëllimisht ligjin sepse mazhoranca kërkon të mbajë peng, zyrtarët e lartë.