Drafti për politikanët të lidhur me ish-Sigurimin, Balla: Kemi konsensus për 94 vota, s'mund të jenë spiunët kryetar

3 Korrik 2023, 12:02 | Përditesimi i fundit: 2023-07-03 14:45:25

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur sot jashtë sallës së Kuvendit ku foli për disa nga projekt ligjet që janë miratuar apo priten të miratohen. Balla u pyet fillimisht për drafin për politikanët e lidhur me ish- Sigurimin e Shtetit ku tha me bindje se ka 94 vota të arrira me konsensus që këto projekt ligje të miratohen.