-
VIDEO
Bill Clinton në Tiranë: E di që keni probleme ekonomike, por iu duhet mbështetje! E rëndësishme të jeni në anën e duhur të historisë
Bill Cilnton tha se është e rëndësishme që vendi ynë të jetë në anën e duhur të historisë. Në fjalimin që po mban para shqiptarëve, Cilnton tha se Shqipëria ka përparuar edhe pse ka ende problematike, por të gjithë miqtë dhe aleatët duhet të bëhen bashkë për ta mbështetur.
-
VIDEO
Tensione në veri të Kosovës, Clinton nga Tirana: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar
Bill Clinton, presidenti i 42 i SHBA-së nga Tirana i ka kërkuar Kosovës që t’i japë fund tensioneve në veri. Clinton tha se ishte gabim që qeveria e Kosovës zhvilloi zgjedhje e theksoi se situata mund të krijojë përplasje.
-
VIDEO
Bill Clinton në Tiranë: Kur isha i ri e shihja në hartë Shqipërinë si një mister, kurrë se kisha menduar që do vija këtu si President
Presidenti i 42-të i SHBA, në fjalën e tij para kryeministrisë tregoi se si është njohru me Shqipërinë në moshën 18-vjeçare kur ishte në shkollë. Clinton tha se kur studionin Luftën e Ftohtë, në hartë shihte Shqipërinë, por paraqitej si një mister, si një vend i mbyllur ku i thonin që ndalohej hyrja. Ai thekson se kurrë nuk e kishte menduar se do ta vizitonte Shqipërinë, madje edhe si president. Clinton theksoi se është mrekulluar me zhvillimin e Shqipërisë në këto vite.
-
VIDEO
Bill Clinton fjalim në Tiranë: Këtë moment do ta ruaj si thesar në jetën time! Takova shqiptarë në Nju Jork, e dinin axhendën time më mirë se unë
Bill Clinton, presidenti i 42-i SHBA-së gjatë fjalimit të tij në Tiranë, vlerësoi miqësinë me kombin shqiptar. Ai tha se mbeti pa fjalë nga një suprizë që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë të cilët mbanin mbiemrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi. Clinton tha se jeton në Nju Jork e se atje takon shumë shqiptarë, madje shtoi se ato e dinin më mirë axhendën e vizitës së tij në Tiranë se ai vetë.
-
VIDEO
'Faleminderit!' Klintonët junior dhe vajzat Hillari nga Kosova në Tiranë për të surprizuar Presidentin amerikan
Të rinj, djem e vajza të reja, nga Mitrovica, Rahoveci, Podujeva dhe çdo krahinë tjetër e Kosovës udhëtuan me autobus nga Kosova drejt Tiranës për të suprizuar presidentin Clinton por dhe për ta falënderuar për atë që bëri për Kosovën.
-
VIDEO
Rama: Clinton ishte frymëzim për ne, gjetëm presidentin më shqiptar në SHBA! Populli ynë më pro-amerikani
Kryeministri Edi Rama tha se Bill Cilnton është presidenti më shqiptar që mund të gjenin shqiptarët ndonjëherë në Amerikë. Në fjalën e tij, Rama tha se Cilnton ka qenë gjithmonë një pikë referimi dhe frymëzimi për shqiptarët. Rama tha se populli shqiptar është populli më amerikan.
-
VIDEO
Rama për Clinton: U dha shpresë ‘Shqiponjave’ të përzënë nga shtëpia e tyre! Kasapi i Beogradit do kishte vazhduar edhe më tej të grabiste kohë për Ballkanin
Kryeministri Edi Ram ka vlerësuar kontributin e presidentit Bill Clinton për kombin tonë. Në një fjalim para kryeministrisë ku është i pranishëm ish-presidenti Clinton, Rama u shpreh se kasapi i Beogradit, mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet nëse ai nuk do të kishte mbështetur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.
-
VIDEO
Bill Clinton në Tiranë, Rama: Mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës, përcaktoi rrugëtimin e Ballkanit në të ardhmen
Kryeministri Edi Rama në fjalën në nder të presidentit të SHBA, Bill Clinton tha se ai mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe. Kjo vendimmarrje, Rama thekson se përcaktoi të ardhmen e Kosovës dhe Ballkanit.
-
VIDEO
Rama fjalim për Bill Clinton: I rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën me forcën unikë të fjalës së tij
Para presidentit Bill Clinton, i cili është sot në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim ku ka vlerësuar figurën dhe kontributin e ish-presidentit amerikane në politikë. Rama foli me superlativa për retorikën e ish-presidentit, për të cilin tha se i ka dëgjuar e ridëgjuar fjalimet e tij.
-
VIDEO
Për herë të parë në Tiranë, Bill Clinton pritet me ceremoni zyrtare nga Rama
Presidenti i SHBA, Bill Clinton po pritet me ceremoni zyrtare nga Kryeministri Edi Rama. Clinton vjen për herë të parë në Tiranë, ndërsa do të nderohet edhe me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Qindra qytetarë janë mbledhur në shesh për të parë nga afër ceremoninë e pritjes se Clinton.
-
VIDEO
Deputetët e opozitës i përgjigjen ftesës, Lulzim Basha merr pjesë në ceremoninë e Bill Clinton! Mungon Sali Berisha
Deputetë të opozitës i janë bashkuar ceremonisë për nderimin e presidentit të SHBA-së, Bill Clinton me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’. Clinton do të mbajë edhe një fjalim para shqiptarëve. Ndërkohë, ftesës së partisë socialiste i janë përgjigjur disa deputetë, mes tyre edhe Lulzim Basha. Ndërkohë, janë parë edhe deputetët Agron Gjekmarkaj, Arbi Agalliu, Oriola Pampuri, Fatmir Mediu e Agron Duka, Enkelejd Alibeaj.
-
VIDEO
Bill Clinton në Tiranë, përshëndet qytetarë më dorë nga makina
Presidenti i 42-të i SHBA-së Bill Clinton ka mbërritur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë nga ku edhe ka përshëndetur qytetarët shqiptarë të cilët kishin dalë për të pritur ish-presidentin amerikan. Nga makine me të cilën udhëtonte, Clinton ka përshëndetur me dorë qytetarët.