-
VIDEO
Protestuesit shkojnë te Ministria e Brendshme, godasin policët me mjete të forta! Heqin pjesë të gardhit metalik
Disa protestues kanë shkuar te Ministria e Brendshme ku janë përplasur me efektivët e policisë.
-
VIDEO
Protestuesit shkojnë te komisariati nr. 4, bllokojnë qarkullimin
Një pjesë e protestuesve që u larguan nga tubimi para parlamentit, sapo kanë mbërritur te komisariati nr. 4 ku janë shoqëruar disa protestues më herët. Ata janë vendosur në të dyja anët e rrugës duke bllokuar qarkullimin.
-
VIDEO
Një grup protestuesish largohet drejt komisariatit
Një grup protestuesish janë shkëputur nga protesta para parlamentit dhe i janë drejtuar komisariatit nr. 1. Në komisariatin nr. 1 janë shoqëruar 5 persona, mes tyre edhe Gent Progni.
-
VIDEO
Përplasje te protesta te Kuvendi, protestuesit konfrontohen me policinë! Heqin gardhin metalik
Protestuesit janë konfrontuar me forcat e policisë të Kuvendit. Ata kanë arritur të heqin një pjesë të gardhit metalik.
-
VIDEO
Adriatik Lapaj u bashkohet protestuesve para parlamentit, ata e përzënë
Adriatik Lapaj u është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka hasur në refuzimin e tyre.
-
VIDEO
Efektivi u qëllua me gur në kokë, Goxhaj thirrje protestuesve: E kemi me parlamentin, jo me policinë
Pasi një efektiv u lëndua prej goditjes në kokë me gur nga një protestues, Dritan Goxhaj doli para tyre duke bërë thirrje të mos dhunojnë policinë.
-
VIDEO
‘Populli do ju mundë’, protestuesit sulmojnë me vezë drejt parlamentit
Një pjesë e protestuesve janë mbledhur te pjesa e hyrjes në pedonale që gjithashtu është e rrethuar me barriera metalike për t’i penguar të shkojnë te Kuvendi. Gjithashtu aty ndodhen edhe disa forca policie, teksa protestuesit po përpiqen të flakin sa më larg të mundin vezët drejt deputetëve.
-
VIDEO
Sot Kuvend/ Protestuesit kërcënuan me bllokimin e hyrjes për deputetët, vendosen barriera metalike dhe forca të shumta policie rreth parlamentit
Fjalimet e protestës së 32-të para Kryeministrisë u dominuan nga tone kërcënuese, me thirrjen për një tjetër tubim para Kuvendit në seancën e sotme ku mes rendit të ditës janë 2 interpelanca, një me ministrin e Turizmit dhe me atë të Drejtësisë.
-
VIDEO
Spahiu: Protesta duhet të prodhojë një parti të gjelbër, ka një boshllëk në spektrin politik
-
VIDEO
Incidenti me gruan në protestë/ Organizatori Xhemalaj: Kishte sjellje provokuese! Te Kuvendi, protestuesit u ndien të kërcënuar nga prania e FNSH! Sulmi me vezë, akt normal në demokraci
Për organizatorin e protestave, Ilir Xhemalaj, incidenti i ndodhur me një grua mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë, erdhi për shkak të provokimeve të kësaj të fundit. Lidhur me sulmin me vezë ndaj deputetëve dhe efektivëve të Policisë, Xhemalaj tha se është një formë normale proteste në demokraci.
-
VIDEO
Spahiu: Organizatorët të bëjnë transparent çdo ditë numrin real të protestuesve! Që të marrësh përsipër zëvendësimin e institucioneve, nuk mjaftojnë as 100 mijë vetë në shesh
Për juristin Kreshnik Spahiu, është e rëndësishme që organizatorët e protestave dhe mediat të bëjnë publik çdo ditë numrin e protestuesve në shesh, në mënyrë që të shmangin manipulimet për zmadhim apo zvogëlim të numrit të të pranishmëve.
-
VIDEO
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës