-
VIDEO
Deputeti i PD-së i bie bilbilit, Nikolla i tërheq vërejtje
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendje deputetit të PD-së Bledion Nallbatit, pasi ky i fundit i ka rënë bilbilit gjatë seancës plenare. Ishte edhe deputeti Sajmir Korreshi, i cili po ashtu bëri zhurmë duke i rënë bilbilit.
-
VIDEO
Balla-opozitës: Jeni këtu për të kryer porositë e ‘Non Gratës’! Propozoj ndërprerjen e diskutimeve
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka propozuar për t’u mbyllur diskutimet në seancë plenare pasi sipas tij opozita po kryen porositë e Non Gratës. Ai u shpreh se duhen ndërprerë diskutimet dhe të kalojnë direkt me rendin e ditës.
-
VIDEO
'Rama fshihet në fustanin e Spiropalit', Ministrja i përgjigjet Bardhit: Pse ke frikë nga gratë, a e do të vërtetën e McGonigal?
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur sërish deputetit Gazment Bardhi i cili tha se Rama nuk vjen në Kuvend të flasë për zyrtarin e FBI-së, por fshihet pas fustanit të Spiropalit. Ministrja e pyeti Bardhin se përse ka frikë nga gratë, ndërsa theksoi se do të thotë vetëm të vërtetën që kryeministri s’ka lidhje me atë hetim në SHBA.
-
VIDEO
Interpelanca/ Bardhi: Pse s’vjen Rama, është prap sëmurë? Pse ka frikë dhe fshihet pas fustanit të Spiropalit?
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi vijon të refuzojë që të mbajë interpelancën me të deleguarën e kryeministrit Edi Rama, Elisa Spiropali. Bardhi tha se nuk po kërkon interpelancë për një vendim të Këshillit Ministrorë, por për atë që ai quan aferë personale të vetë Ramës.
-
VIDEO
Bardhi refuzoi Spiropalin për interpelancël! Ministrja: Pse ke frikë, s’na lejoni të japim shpjegime për zyrtarin e FBI
Ministrja e shtetit Elisa Spiropali i ktheu përgjigje deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili nuk pranon ta bëjë interpelancën me të për McGonigal, por kërkon kreun e qeverisë. Spiroapli i tha se nuk po i lejojnë të japin shpjegim për zyrtarin e FBI ndonëse kanë dy javë që e kërkojnë këtë.
-
VIDEO
McGonigal trazon Kuvendin, interpelanca me PD i kalon Spiropalit! Bardhi: S’bëhet diskutim me hije! Të vijnë këtu Neza dhe Duçka, po jo ministrja
Interpelanca e PD-së me Ramën do i kalojë ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit. Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka këmbëngulur që në interpelancë të jetë kryeministri dhe jo hijet e tij pasi kjo e fundit nuk ka qenë në takim me MCGonigal, Nezën dhe Duçkën. Bardhi u shpreh se interepelanca bëhet nëse do jetë Rama ose me Duçka dhe Nezën.
-
VIDEO
Luçiano Boçi: Rama të vijë t’i përgjigjet opozitës për skandalin me zyrtarin e FBI, tradhtar i kombit! Drejtësia ta marrë të pandehur
Deputeti demokrat Luçiano Boçi kërkoi që të zhvillohet në Kuvend mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e zyrtarit të FBI-së Charles McGonigal. Boçi tha se Rama udhët të paraqitet në Kuvend dhe të japë llogari deputetëve të opozitës sesi korruptoi zyrtarin e FNI për të goditur opozitën. Ai e cilësoi Ramën si tradhtar të kombit dhe tha se drejtësia shqiptare duhet ta kishte marrë të pandehur.
-
VIDEO
Balla-deputetëve të Berishës: E dërguat kërkesën për mocion me debat në shkelje të rregullores! Kur flet Vokshi për injorancën, injoranca çohet nga varri
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla tha se kërkesa e deputetëve të Berishës është bërë në shkelje të rregullores, prandaj nuk është caktuar në rendin e ditës së kësaj seance.
-
VIDEO
Çështja McGonigal/ Zhupa: Ku është kryeministri tradhtar që s’jep llogari? Çfarë flame e paska zënë që s’vjen në parlament?
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka kërkuar kryeministrin Rama në seancë të japë llogari për çështjen McGonigal, pasi nëse kreu i qeverisë nuk është i pranishëm nuk do vazhdojë seanca. Ina Zhupa u shpreh se Rama duhet të japë llogari për takimet e tij me McGonigal.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës dhe 4 deputetëve, Korreshi: Ishim të gjithë atje, pse nuk na përjashtuat edhe në të tjerëve! Rama, palaço cirku
Deputeti demokrat Saimir Korreshi tha në Kuvend se votimi në seancën e javës së kaluar nuk është bërë sipas procedurës, pasi duhej votuar në mënyrë elektronike dhe jo me kartonë. Korreshi komentoi edhe përjashtimin e Sali Berishës dhe katër deputetëve dhe tha se Kuvend ishin të gjithë deputetët e opozitës, pse nuk morën vendimin për t’i përjashtuar të gjithë.
-
VIDEO
Tabaku: Të bëhet edhe interpelancë edhe mocion me debat për 'McGonigal'
Në seancën e sotme parlamentare, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se Kuvendi po kthehet në një zyrë të qeverisë, e ndërsa duket se çështja McGonigal, ka bashkuar demokratët. Ajo është shprehur se duhet të mbahet edhe mocioni me debat i kërkuar nga deputetët e Sali Berishës dhe interpelanca, e kërkuar nga grupi i Alibeajt.
-
VIDEO
Salianji: Rama ka përdorur çdo gjë të shtetit për të korruptuar McGonigal! Pranoni kërkesën për mocion me debat, s’na përcaktoni dot ju kohën
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Rama se është i përfshirë me çdo aferë korruptive dhe se Kuvendi duhet të pranojë kërkesën e opozitës për mocion me debat. Salianji u shpreh se duhet të vihet sens në Kuvend dhe kryeministri të jetë i pranishëm dhe se fjalën deputetëve nuk ua përcakton Kuvendi por kushtetuta.